Articles

NJOFTIM PER HAPJEN E DOKTORATURAVE

NJOFTIM

 

 

Universiteti i Tiranës njofton të gjithë të interesuarit se nga data 21.02.2013 deri në datën 15.03.2013, pranohen kërkesat për aplikim në Programet e studimit të Doktoraturës për vitin akademik 2012-2013, në fakultetet si me poshtë vijon:

1.Fakulteti i Ekonomisë

2.Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

3.Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë

4.Fakulteti i Drejtësisë

5.Fakulteti i Shkencave Sociale

6.Fakulteti i Shkencave Natyrore

7.Instituti i Studimeve Evropiane

Dorëzimi i dosjes së aplikimit dhe regjistrimi do të zhvillohen pranë sekretarive të Departamenteve përkatëse të strukturave të UT-së nga ora 08.00 – 16.00 (përjashtuar ditën e shtunë dhe të djelë).

 

KRITERET DHE DOKUMENTACIONI PËR APLIKIM PËR T’U REGJISTRUAR NË PROGRAMIN E STUDIMEVE TË DOKTORATËS NË TË GJITHA FAKULTETET E UNIVERSITETIT TË TIRANËS

 

Mbështetur në Ligjin 9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” (i ndryshuar), Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.24, datë 09.01.2013 “Për miratimin e kuotave të pranimit dhe të tarifave të shkollimit në programet e studimeve të ciklit të tretë, të doktoratës në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, për vitin akademik 2012-2013”, Udhëzimin nr. 21 datë, 30.07.2009 të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës“Për procedurat e pranimitdhe të regjistrimit në programet e studimit të doktoratës, në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë”, (i ndryshuar) si dhe Rregulloren “Për organizimin e programeve të studimit te doktoraturave”, miratuar ne mbledhjen e Senatit Akademik të UT-së me vendimin nr. 20, datë 13/11/2008.

 

I.Kandidatët që aplikojnë për t’u regjistruar në programin e studimit të doktoratës duhet të plotësojnë këto kritere:

 

a.Të ketë përfunduar studimet e larta në fushën e kërkuar dhe të zotërojnë Diplomë të ciklit të dytë të studimeve “Master i Shkencave”, apo çdo diplomë tjetër të barazvlefshme me të ose një diplome të huaj të barazvlefshme të shoqëruar me vërtetimin e njohjes nga MASH. Të ketë notë mesatare të përgjithshme 8 e lartë, në secilin cikël studimesh ( i parë dhe i dytë).

b.Të zotërojë gjuhën angleze të vlerësuar mbi bazën e një testi të njohur ndërkombëtarisht. Nëse nuk zotërohet në aplikim fillestar, dëshmia kërkohet pas përfundimit të studimeve të organizuara teorike.

c.Të jetë i rekomanduar nga dy persona që gëzojnë titull akademik të cilët njohin aftësitë akademike dhe profesionale të kandidatit.

d.Të shprehë qartë qëllimin e ndjekjes së studimeve të doktoratës në rreth 500 fjalë.

e.Të paraqesë në mënyrë të përmbledhur një projekt shkencor mbi të cilin ka menduar të punojë gjatë kursit të Shkollës Doktorale.

f.Të marrë përsipër përballimin e shpenzimeve të studimeve.

 

II.Kandidatët aplikojnë për t’u regjistruar në një program studimi doktorate me dosje individuale, e cila duhet të përmbajë dokumentat e mëposhtme:

 

a.Kërkesë për aplikim në programin e doktoraturës;

b.Fotokopje e kartës së identitetit ose pasaportës;

c.CV personale e kandidatit;

d.Kopje e noterizuar e një Diplome të ciklit të dytë të studimeve “Master i Shkencave”, apo çdo diplomë tjetër të barazvlefshme me të,ose një diplomë të huaj të barazvlefshme të shoqëruar me vërtetimin e njohjes nga MASH dhe listën e notave përkatëse;

e.Kopje e noterizuar e dëshmisë së zotërimit të gjuhës angleze me test të njohur ndërkombëtarisht (nëse nuk zotërohet në aplikimin fillestar kërkohet pas përfundimit të studimeve të organizuara teorike);

f.Listë botimesh e shoqëruar me fotokopje të kopertinave të botimeve dhe të abstrakteve të tyre, (nëse ka të tilla);

g.Listë e pjesëmarrjeve në konferenca e shoqëruar me programin, dëshminë e konferencës dhe botimin në proceedings, (nëse ka të tilla);

h.Platforma e kërkimit shkencor të propozuar;

i.Plan i punës për kërkimin shkencor i ndarë në vite;

j.Deklaratë e gadishmërisë së udhëheqësit shkencor për të udhëhequr kandidatin;

k.Dy rekomandime nga persona që gëzojnë titull shkencor ( Profesor, Profesor i asociuar);

l.Vërtetim i qëndrës së banimit;

m.Vërtetim nga qëndra e punës/ deklaratë vetjake për statusin i/e papunë

n.Dy fotografi me format 4x6;

o.Deklaratë vetjake e kandidatit për përballimin e shpenzimeve të programit të studimeve të dokoratës;

p.Fletëpagesa e tarifës se regjistrimit për konkurim.

 

ADRESA

Rektorati,

Sheshi ‘‘Nënë Tereza’, Nr. 1, Kutia Postare Nr. 183

 Tiranë, Shqipëri

Kontakto:

E-mail: info@unitir.edu.al

Website: www.unitir.edu.al 

You are here: Home