Instituti i Studimeve Europiane

Instituti i Studimeve Evropiane është krijuar me VKM nr 1182 me datë 3 Dhjetor 2009. Ky institut ngrihet mbi një përvojë të pasur mësimdhënie akademike dhe mbi një eksperiencë 14 vjeçare të nisur nga Qendra e Studimeve Evropiane të hapur me VKM nr.588, datë 02.11.2000. Ajo ishte fryt i një projekti të fituar në vitin 1999, pas një aplikimi të bërë tek Programi TEMPUS dhe është ideuar me asistencën e drejtpërdrejtë të Universitetit Katolik të Leuvenit, të Universitetit të Bonit, të Universitetit të Hapur të Budapestit, të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë dhe të disa ambasadave të huaja tek ne.

Drejtori i Institutit të Studimeve Evropianë është Prof. Dr.Ilira Sulo.

Instituti i Studimeve Europiane ka dy programe studimi:

  • Master Shkencor
  • Doktoratura

Për Programin e studimit Master Shkencor lëshon diploma :

  • në Legjislacioni dhe Institucionet Evropiane;
  • në Politika dhe qeverisja në Evropë;
  • në Diplomacia dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të BE.

Për Programin e doktoraturës lëshon diploma ;

  • në Legjislacioni dhe Institucionet Evropiane;
  • në Politika dhe qeverisja në Evropë;
  • në Diplomacia dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të BE.

Masteri në Studime Evropiane i përgatit studentët për ato profesione që lidhen me dimensionet evropiane në nivele të ndryshme të qeverisjes (evropiane, rajonale, shtetërore dhe vendore), në krijimin e lobeve dhe në krijimit e grupeve të ekspertëve (think tanks) që kanë të bëjnë me institucionet evropiane, si dhe me një larmi çështjesh të tjera ekonomike e shoqërore, në të cilat kërkohen njohuri të veçanta mbi problematikat evropiane.

Adresa: Rruga e Elbasanit

ABONOHUNI

Sigurohuni që nuk do humbisni asnjë event nga UNITIR duke u abonuar në letërnjoftimin tonë.

Na Kontaktoni

Për çdo informacion ose pyetje, na kontaktoni:

Na ndiqni

Ne jemi edhe në Facebook. Na ndiqni dhe mbetemi ne kontakt.

INFORMACION

Rreth Nesh

FAKULTETET

ADRESA

Rektorati,

Sheshi "Nënë Tereza" 

Kutia Postare Nr. 183

Tiranë, Shqipëri

Kreu Fakultetet Institutet Instituti i Studimeve Evropiane