Aktivitete Ekstrakurrikulare

Universiteti i Tiranës ka një traditë të tijën për sa i përket organizimit të aktiviteteve sportive. Janë organizuar aktivitete të ndryshme sportive si: basketboll, volejboll, minifutboll, pingpong dhe shah, si për femra, ashtu edhe për meshkuj, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Aktivitetet sportive të kryera në Universitetin e Tiranës (për vitin akademik 2013 – 2014) janë:

·  Ngjitje në malin e Dajtit (Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë).

·  Ngjitje në malin e Dajtit (Fakulteti Ekonomik).

·  Kampionati i Basketbollit (Meshkuj) midis fakulteteve të UT-së.

·  Kampionati i Futbollit (Meshkuj) midis fakulteteve tëUT-së.

·  Kampionati i Volejbollit (Femra) midis fakulteteve tëUT-së.

·  Aktivitete të UT-sëme Universitetin "Aleksandër Xhuvani" në qytetin e Elbasanit.

·  Aktivitete tëUT-sëme Universitetin "Luigj Gurakuqi" në qyetetin e Shkodrës.

·  Aktivitete të UT-sëme Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina" dhe Universitetin e Tetovës.

Ndër aktivitetet kryesore të organizuara në nivel ndërkombëtar, ekipi i Universitetit të Tiranës ka marrë pjesë falë dhe mbështetjes së sektorit privat në:

o  Universiadën Botërore Universitare në Valencia të Spanjës (2010), ku ekipi i vajzave zuri vendin e dytë në vollejboll në botë.

o  Lojërat Universitare Botërore Hollandë 2011 në Amsterdam, ku ekipi i UT-së mori vendin e dytë në volejboll për femra dhe vendin e katërt në minifutboll për meshkuj në nivel botëror.

o  Olimpiadën Universitare në Shenzhen, Kinë në datat 10 – 25 Gusht 2011. Vlen të përmendet edhe ndeshja e futbollit e zhvilluar në ambientet e stadiumit “Qemal Stafa” mes ekipit të Universitetit të Tiranës dhe ekipit të Universitetit të Bambergut të Gjermanisë.

ABONOHUNI

Sigurohuni që nuk do humbisni asnjë event nga UNITIR duke u abonuar në letërnjoftimin tonë.

Na Kontaktoni

Për çdo informacion ose pyetje, na kontaktoni:

Na ndiqni

Ne jemi edhe në Facebook. Na ndiqni dhe mbetemi ne kontakt.

INFORMACION

Rreth Nesh

FAKULTETET

ADRESA

Rektorati,

Sheshi "Nënë Tereza" 

Kutia Postare Nr. 183

Tiranë, Shqipëri

Kreu Studentët Aktivitete Ekstrakurrikulare