mundesi
Nivelet e Mobilitetit për bursat e projekteve JoinEU-SEE> Penta dhe Basileus V:
- Studentet e Bachelor: Aplikantët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi universitar (bachelor ose ekuivalent). Ata duhet të kenë përfunduar me sukses të paktën një vit të studimeve universitare (60 kredite ECTS) nga koha e aplikimit. Këta studentë mund të aplikojnë vetëm për shkëmbime (exchange mobility).
- Master: Aplikantët duhet të jenë të regjistruar aktualisht në programin master (për master exchange mobility), ose ata duhet të kenë përfunduar studimet e tyre universitare (për master degree mobility).
- Doktoratë: Aplikantët duhet të jenë të regjistruar aktualisht në një program doktorature (për doctoral exchange mobility) ose ata duhet të kenë përfunduar studimet e nivelit master (për doctoral degree mobility).
- Post-doktoratë: Aplikantët duhet të jenë studiuesit që kanë një diplomë doktorature.
- Stafi: Aplikantët për lëvizshmërinë e stafit akademik mund të jenë staf administrativ ose universitar. Kjo përfshin lektorë, studiues dhe personel që punon në administratën e universitetit.
klikoni ketu