Udhëzues "Për procedurat e administrimit të projekteve te kërkimit shkencor që financohen nga buxheti për kërkimin shkencor në Universitetin e Tiranës"

Urdhëri i Rektorit nr. 23, datë 06.12.2019 "Për rifillimin e procesit mësimor në Universitetin e Tiranës, në datën 10 dhjetor 2019".

Mundësi Internshipi për studentët e UT në kuadër të Interreg-Project BEECH POWER në Universitetin e Eberswalde, Gjermani.

Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Tuscia, në Itali, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020.

Hapet thirrja për bursa në kuadër të Programin Erasmus + për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Saarland, Gjermani për vitin akademik 2019-2020.

 

Hapet thirrja për aplikime për studentët në Universitetin Saarland, në Gjermani, në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020.

 

Hapet thirrja për aplikime për studentët në UniversitetinHacettepe, në Turqi, në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020.

Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Leiden, Holandë, për semestrin e parë të vitit akademik 2020-2021.

Shtyhet thirrja për bursa për studentët në Universitetin Jan Kochanowski në Kielce, Poloni në kuadër të Programit Erasmus + për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020.

Universiteti i Tiranës ka filluar procedurën e promovimit të titujve akademik në përputhje me Ligjin nr.80/2015, datë 22.07.2015 Për arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.112, datë 23.02.2018 “Për përcaktimin e kritereve për fitimin e gradës shkencore ‘Doktor’ dhe të standardeve shtetërore për fitimin e titujve akademikë ‘Profesor i asociuar’ dhe ‘Profesor’”, Statutin e Universitetit të Tiranës, si dhe Rregulloren e organizimit dhe funksionimit të Komisionit për Promovimin e Personelit Akademik, të cilën e gjeni në linkun  (Kliko këtu)

 

Për më shumë

 

 

 

 

Shkolla Dimërore "Ne, liderët e së ardhmes!"

shkolla

Shkolla Dimrore  Ne Lidert e s ardhmesShkolla Dimrore  Ne Lidert e s ardhmes 4Shkolla Dimrore  Ne Lidert e s ardhmes 7

(Për më tepër imazhe, klikoni këtu.)

Universiteti i Tiranës organizoni shkollën dimërore "Ne, liderët e së ardhmes!". Pjesëmarrësit në këtë shkollë dimërore ishin studentë të Universitetin të Tiranës të cilët kanë qenë aktive në pothuajse të gjitha aktivitetet që ky universitet ka organizuar.

Qëllimi i kësaj shkolle dimërore ishte aftësimi, zhvillimi dhe trajnimi i studentëve si dhe krijimi i kontakteve dhe bashkëpunimi i mëtejshëm midis tyre.

Shkolla dimërore ishte një program që gërshetoi teorinë, praktikën dhe argëtimin së bashku. Gjatë kësaj shkolle studentët patën mundësi që të njiheshin me strukturën e Universitetit të Tiranës, Qendrën e Karrierës, projektin Pacinno, JoinEU-SEE Penta. Programi i shkollës dimërore ka qenë i ngjeshur dhe i larmishëm, pjesë e të cilit ishin edhe workshopet me tematika të ndryshme si, "Të folurit në publik", "Udhëzim mbi karrierën dhe Strategji punësimi" dhe "Vullnetarizmin". Nuk munguan as debatet e ndyshme, idetë dhe propozimet e studentëve në lidhje me projekte në kuadër të Qendrës së Karrierës. Për ta bërë edhe argëtuese këtë shkollë dimërore, pjesë e organizimit ishin edhe aktivitete e ndyshme argëtuese si, loja "Team Leader", festat dedikuar "Kthimit në vitet '90", “Miku Sekret” si dhe aktiviteti "Talent show". 

 

ABONOHUNI

Sigurohuni që nuk do humbisni asnjë event nga UNITIR duke u abonuar në letërnjoftimin tonë.

Na Kontaktoni

Për çdo informacion ose pyetje, na kontaktoni:

Na ndiqni

Ne jemi edhe në Facebook. Na ndiqni dhe mbetemi ne kontakt.

ADRESA

Rektorati,

Sheshi "Nënë Tereza" 

Kutia Postare Nr. 183

Tiranë, Shqipëri

Kreu Uncategorised Shkolla Dimërore "Ne, liderët e së ardhmes!"