Universiteti i Tiranës përbëhet nga 8 fakultete, të ndara në 50 departamente. Në këto fakultete diplomohen studentë në 41 programe studimi. Strukturat e Universitetit të Tiranës kanë hartuar dhe ndjekin kurrikulat e përcaktuara në Konventën e Bolonjës, duke përmirësuar çdo vit raportet dhe standardet që kërkon kjo konventë. Krahas sistemit të rregullt të shkollimit, në disa fakultete të universitetit tonë zbatohet edhe sistemi me kohë të pjesshme.






