
Universiteti i Tiranës është anëtar i disa rrjeteve universitare të krijuara nga universitete të huaja apo edhe me nismën e vetë Universitetit të Tiranës, siç është së fundi krijimi i Rrjetit të Universiteteve Shqipfolëse, më 14 qershor 2008 në qytetin e Kukësit, një ngjarje e rëndësishme mbarëkombëtare.
Konkretisht, Universiteti i Tiranës është anëtar i:
- UNSHP (Rrjeti i Universiteteve Shqipfolëse)
- UNICA (Rrjeti i Universiteteve të Kryeqyteteve të Evropës)
- EUA (Shoqata e Universiteteve Evropiane)
- AUF (Agjencia Universitare e Frankofonisë)
- CMU (Komuniteti i Universiteteve Mesdhetare)
- BSUN (Rrjeti i Universiteteve të Detit të Zi)
- ASECU (Association of Economic Universities of South and Eastern Europe and the Black Sea Region)
- IUC (Inter University Center - Dubrovnik)






