Rrjetet
Universiteti i Tiranës ka pasur dhe do të ketë gjithmonë në fokus studentin dhe kjo kërkon që forumet e ndryshme studentore të mbështeten nga UT si edhe është krijuar mundësia që ato të bashkëpunojnë dhe të mbështeten nga aktorë jashtë UT-së. Mbështetja në drejtim të rrjeteve/forumeve studentore ka shkuar përtej strukturës formale studentore që përfaqësohen nga Këshillat e Studentëve, por janë mbështetur edhe forume të tjera që burojnë nga vetë studentët.