Statuti

 

 

 

 


Universiteti i Tiranës i krijuar në vitin 1957, është institucioni i parë gjithëpërfshirës  i arsimit të lartë  dhe kërkimit shkencor në Shqipëri, i mbështetur në traditat dhe arritjet arsimore e shkencore më të përparuara të vendit dhe ato botërore. UT është vlerësuar dhe ka zënë një vend dinjitoz ndër institucionet arsimore e shkencore në vend.  Frut i veprimtarisë dhe niveleve të larta didaktike e shkencore të UT, është   një plejadë specialistësh, pedagogësh e shkencëtaresh të njohur e vlerësuar në Shqipëri dhe jashtë saj si dhe një brez i ri që ka kontribuar në zhvillimet demokratike të vendit e që është garanci për rritjen e niveleve të shkencës, kulturës, ekonomisë në proçesin e ndërtimit dhe konsolidimit të një shoqërie demokratike dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.  Ky Statut, përmban norma që rregullojnë veprimtarinë e UT në përputhje me legjislacionin në fuqi e në garantim të autonomisë universitare dhe lirisë akademike, të mbrojtura nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.    

PJESA E PARË

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME DHE DREJTIMI

Kreu I

Objekti, Qëllimet dhe Parimete Organizimit  të Veprimtarisë  

Neni 1 

Universiteti i Tiranës, shkurt UT, është një institucion publik që synon arsimimin e lartë të studentëve vendës e të huaj, studimet dhe specializimet e mëtejshme,  kërkimet shkencore  dhe veprimtaritë mbështetëse  në fushat e shkencaveshoqërore dhe natyrore.                                                

Neni 2 

UT është një institucion publik autonom me liri akademike, respekton detyrimet ligjore të përcaktuara shprehimisht në ligjin për arsimin e lartë si dhe ato që janë të detyrueshme përgjithësisht për institucionet publike. 

Neni 3 

UT ka për qëllim zhvillimin e arsimit, kulturës, shkencës dhe ekonomisë, në shërbim të lirisë e diversitetit të ideve, për ndërtimin dhe konsolidimin e shoqërisë demokratike dhe shtetit ligjor, për rritjen e mirëqënies e dinjitetit njerëzor, të realizuara me veprimtari të ligjshme e transparente.  

Neni 4 

 UT përfshin në programet mësimore e studimore dhe garanton shprehjen e lirë të ideve shkencore, kulturore, politike, sindikale e fetare, duke mos lejuar hallka organizative e aktivitetete të partive politike e komuniteteve fetare, përveç atyre me karakter shkencor e përkujtimor. 

Neni 5 

Traditat më të mira morale, kulturore, historike, arsimore dhe  shkencore  të vendit, janë baza e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor të ndërthurura me standartet dhe arritjet më të mira botërore përgjithesisht e ato europiane, në veçanti. 

Neni 6 

Pedagogëve dhe punonjësve shkencore u garantohet autonomia dhe liria e mësimdhënies dhe kërkimit në harmoni e pa penguar realizimin e programeve e objektivave të miratuara në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe dispozitat e këtij Statuti. Mundësia e barabartë për kushtet materiale dhe financim të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, është kriteri themelor në veprimtarinë pedagogjike e kërkimore. Mbështetja për diferencime individuale ose grupore, është përjashtim  që lejohet nga organi kompetent, në mënyrën e përcaktuar në ligj e në  Rregulloren e UT, për objektiva të një rëndësie të veçantë, për raste emergjente, për shkak të detyrimeve ndërkombetare  ose në mbështetje  të talenteve.

Neni 7 

UT e zhvillon veprimtarinë e tij brenda sistemit universitar e të kërkimit shkencor kombëtar dhe ndërkombëtar në kuadër të detyrimeve me karakter integrues apo në realizim të marrëveshjeve ndërkombëtare. UT konsideron detyrë themelore të mësuarit, studimin dhe kërkimin shkencor në bashkëpunim me institucionet vendase dhe nëpërmjet shkëmbimit ndërkombëtar të pedagogëve e studentëve, në përmbushje të objektivave dhe programeve të tij. UT anëtarësohet në organizma të përhershme si dhe aktivizohet në organizma dhe veprimtari të përkohshme të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në fushën përkatëse, brenda ose jashtë vendit.  

Neni 8

UT u krijon studentëve kushtet për përvetësimin e dijeve, shprehjen e lirë të mendimit e të organizimit në respektim të kërkesave të bashkëjetesës, të ligjit dhe Rregullores së UT. Veprimtaritë dhe aktivitetet në grup me karakter kulturor, shkencor e sportiv, realizohen në përputhje me Rregulloren e UT, duke respektuar kërkesat ligjore për veprimtari të tilla.

Neni 9 

Përfundimi i çdo programi studimi, vërtetohet me diploma, dëshmi e çertifikata përkatëse në përputhje me llojin e nivelin e formimit sipas përcaktimeve  të ligjit dhe Rregullores së UT.Përfundimi dhe vlerësimi i studimeve dhe kërkimeve shkencore bëhet nga organi përkatës sipas ligjit dhe Rregullores me dëshmi, tituj dhe grada shkencore, përmbajtja dhe formatet e të cilave miratohen nga Senati Akademik, në përputhje me udhëzimet e organit kompetent sipas ligjt.  

Shkarko Statutin të plotë

 

 

 

 

 

ADRESA

Rektorati,

Sheshi ‘‘Nënë Tereza’, Nr. 1, Kutia Postare Nr. 183

 Tiranë, Shqipëri

Kontakto:

E-mail: info@unitir.edu.al

Website: www.unitir.edu.al 

You are here: Home Rreth nesh Organizimi Senati Akademik Statuti