Konfirmime

 

Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të legalizojnë në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dokumentat e tyre shkollorë, duhet të kryejnë më parë procedurën e konfirmimit të dokumentave në Universitetin e Tiranës.

Kjo procedurë kryhet nga Sektori i Marrëdhënieve me Publikun.

Gjithashtu, ky sektor përveç procedurës së konfirmimit do të jetë edhe pika e shërbimit për t’u pajisur me dokumenta shkollorë si:

  • Listë notash;
  • Program mësimor;
  • Vërtetime.

 

Procedura kryhet fizikisht duke u paraqitur pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Publikun, në adresën Rr. Arben Broci, Godina Liria, kati i dytë, “Qyteti Studenti’’, Tiranëhttps://goo.gl/maps/UfTTJviJwSDq9Pit6

 

-          Procedura e Konfirmimeve Me Pagesë Prej 500 Lekësh

Kjo procedurë kryhet në rastin kur personat e interesuar, kërkojnë konfirmimin e dokumentave shkollorë (firmën e Rektorit të UT-së si dhe vulën e Universitetit në dokumentat e verifikuara).

Dokumentat që verifikohen duhet të jenë të lëshuara nga njësitë kryesore të Universitetit të Tiranës dhe konkretisht:

  • Fakulteti i Shkencave të Natyrës;
  • Fakulteti i Shkencave Sociale;
  • Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë;
  • Fakulteti i Ekonomisë;
  • Fakulteti i Drejtësisë;
  • Fakulteti i Gjuhëve të Huaja;
  • Instituti i Studimeve Evropiane;

Universiteti i Tiranës verifikon këto dokumenta:

  • Diplomë;
  • Listë Notash;
  • Program Mësimor;
  • Suplement diplome;
  • Vërtetime;
  • Dëshmi gjuhe (pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe Fakultetit Historisë dhe Filologjisë);
  • Diplomë doktorate; etj

Për këtë procedurë duhet kryer një pagesë pranë Bankës Credins prej 500 Lekë në Nr. Llogarie 7111099 (Lënda konfirmim dokumentash për Rektoratin).

Për të shkarkuar Faturën për Arkëtim ju lutem klikoni këtu.

Për të shkarkuar Kërkesën ju lutem klikoni  këtu.

Për t’u pajisur me dokumenta shkollorë, lutemi shkarkoni:

Shënim: Faturën për t’u pajisur me programe mësimore mund ta tërhiqni pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Publikun, pasi jo të gjitha fakultetet e Universitetit të Tiranës disponojnë programet mësimore në gjuhë të huaj.

Procedura zgjat rreth dy javë.

Bashkë me dokumetat për konfirmim, personi që dorëzon dokumentat, duhet të sjellë dhe kopjen e një mjeti identifikimi të tij.

 

-          Procedura e Konfirmimeve Me Pagesë Prej 30 Euro

Kjo procedurë kryhet në rastin kur personat e interesuar, kërkojnë që dokumentat e tyre shkollorë të verifikohen dhe të dërgohen në mënyrë zyrtare nga Universiteti i Tiranës në adresën e institucioneve të huaja ku ata aplikojnë.

Dokumentat që verifikohen duhet të jenë të lëshuara nga njësitë kryesore të Universitetit të Tiranës dhe konkretisht:

  • Fakulteti i Shkencave të Natyrës;
  • Fakulteti i Shkencave Sociale;
  • Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë;
  • Fakulteti i Ekonomisë;
  • Fakulteti i Drejtësisë;
  • Fakulteti i Gjuhëve të Huaja;
  • Instituti i Studimeve Evropiane;

Universiteti i Tiranës verifikon këto dokumenta:

  • Diplomë;
  • Listë Notash;
  • Program Mësimor;
  • Vërtetime;
  • Suplement diplome
  • Dëshmi gjuhe (pranë Faklutetit të Gjuhëve të Huaja dhe Fakultetit Historisë dhe Filologjisë);
  • Diplomë doktorate;

Procedura kryhet fizikisht duke u paraqitur pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Publikut.

Për këtë procedurë duhet kryer një pagesë pranë Bankës Credins prej 30 Euro në Nr. Llogarie 7111099 (Lënda konfirmim dokumentash për Rektoratin).

Për të shkarkuar Faturën për Arkëtim ju lutem klikoni këtu.

Për të shkarkuar Kërkesën ju lutem klikoni  këtu

Procedura zgjat rreth një muaj dhe dokumentat dorëzohen pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Publikun. Bashkë me dokumetat për legalizim, personi që dorëzon dokumentat, duhet të sjellë dhe kopjen e një mjeti identifikimi të tij.

Kontakt:

Tel: (00355) 4 2250166

 

 


 

ABONOHUNI

Sigurohuni që nuk do humbisni asnjë event nga UNITIR duke u abonuar në letërnjoftimin tonë.

Na Kontaktoni

Për çdo informacion ose pyetje, na kontaktoni:

Na ndiqni

Ne jemi edhe në Facebook. Na ndiqni dhe mbetemi ne kontakt.

INFORMACION

Rreth Nesh

FAKULTETET

ADRESA

Rektorati,

Sheshi "Nënë Tereza" 

Kutia Postare Nr. 183

Tiranë, Shqipëri

Kreu