Fakulteti i Ekonomise
Fakulteti i Ekonomisë, i krijuar qysh me themelimin e universitetit në vitin 1957, është fakulteti më i madh me mbi 7000 studentë në të gjitha nivelet e studimit, të cilët studiojnë në 5 programe studimi: Financë, Administrim-Biznes, Ekonomiks, Turizëm dhe Informatikë Ekonomike. Gjithashtu, ky fakultet ka filialet e tij në qytetin e Sarandës dhe të Kukësit.