Fakulteti i Shkencave Natyrore

Fakulteti i Shkencave Natyrore (FSHN) është qendra kryesore në Shqipëri për përgatitjen e specialistëve të lartë në informatikë, matematikë, fizikë, kimi, kimi industriale, biologji, bioteknologji. FSHN është gjithashtu institucion i rëndësishëm për përgatitjen e mësuesve për shkollat e mesme në lëndët mësimore të matematikës, fizikës, kimisë, biologjisë dhe informatikës në gjithë sistemin e shkollave të mesme në Shqipëri. FSHN ka një staf akademik të brendshëm prej mbi 125 punonjësish, prej të cilëve mbi rreth 70 profesorë ose profesorë shoqërues. Ai drejtohet nga Dekani, i zgjedhur nga Këshilli i Fakultetit, i cili zgjidhet nga bashkësia e punonjësve akademikë dhe e studentëve.

Dekani i Fakultetit të  Shkencave të Natyrës Prof. Dr. Spiro Drushku

Zv. Dekan për kurrikulat e ciklit të parë dhe të dytë të studimeve Porf. Asoc Eglantina Kalluçi

Zv. Dekan për ciklin e tretë të studimeve dhe kualifikimi shkencor dhe pedagogjik Prof. Asoc. Alda Kika

Zv. Dekan për anën shkencore dhe projektet Prof. Dr. Ferdinand Bego

Fakulteti i Shkencave të Natyrës ka këto departamente:

Departamenti i Biologjisë - Përgjegjëse Prof. Dr. Mirela Lika

Departamenti i Bioteknologjisë - Përgjegjëse Prof. Dr. Klementina Puto

Departamenti i Fizikës - Përgjegjës Prof. Asoc. Polikron Dhoqina

Departamenti i Informatikës - Përgjegjës Prof. Asoc. Endrit Xhina

Departamenti i Kimisë - Përgjegjëse Prof. Dr. Kozeta Vaso

Departamenti i Kimisë Industriale - Përgjegjëse Prof. Dr. Rozana Troja

Departamenti i Matematikës - Përgjegjës Prof. Dr. Artur Baxhaku

Departamenti i Matematikës së Aplikuar - Përgjegjës Prof. Dr. Fatmir Hoxha

Qendra Kërkimore e Florës dhe e Faunës - Përgjegjës Prof. Dr. Alfred Mullai.

Adresa: Bulevardi “Zogu i Parë”, Tiranë

Kontakte:

Tel: (+355 4) 2229590;

website: www.fshn.edu.al

ABONOHUNI

Sigurohuni që nuk do humbisni asnjë event nga UNITIR duke u abonuar në letërnjoftimin tonë.

Na Kontaktoni

Për çdo informacion ose pyetje, na kontaktoni:

Na ndiqni

Ne jemi edhe në Facebook. Na ndiqni dhe mbetemi ne kontakt.

INFORMACION

Rreth Nesh

FAKULTETET

ADRESA

Rektorati,

Sheshi "Nënë Tereza" 

Kutia Postare Nr. 183

Tiranë, Shqipëri

Kreu Fakultetet Fakultetet Fakulteti i Shkencave Natyrore