Fakulteti i Shkencave Sociale

Fakulteti i Shkencave Sociale fillimet e veta i ka që në vitin 1965, ku Fakulteti i Drejtësisë, u riorganizua dhe u quajtë "Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike", ku u përfshinë dega e shkencave politike dhe ajo e drejtësisë. Dega e Shkencave Politike përgatiste specialistë të profilit politik për organet qendrore e lokale të pushtetit shtetëror. Më pas kjo degë u kthye në degën e filozofisë.Në vitin 1991 nga bashkimi i degës së Filozofi-Sociologji dhe Punës Sociale u krijua Fakulteti i Punës Sociale dhe në vitin 1992 fakulteti merr emrin që ka dhe sot Fakulteti i Shkencave Sociale.

Me ndihmën e një program Tempus në këtë fakultet hapet dega e Psikologjisë dhe fakulteti numëronte tre departamente: Departamentin e Filozofi-Sociologji, Punës Sociale dhe Psikologji-Pedagogji. Në vitin 2001 u hap për herë të parë programi i studimit të Shkencave Politike brenda Departamentit të Filozofi--Sociologji dhe më pas krijohet Departamenti i Shkencave Politike. Në vitin 2010 ndahet Departamenti i Filologji-Sociologji në dy departamente dhe respektivisht në atë të Sociologjisë dhe Filozofisë.

Fakulteti i Shkencave Sociale njihet si institucioni i parë dhe i vetëm arsimor që ka përgatitur specialistët e parë në sociologji, psikologji dhe punë sociale.

Dekani i Fakultetit të i Shkencave Sociale Prof. Dr. Edmond Rapti

Zv. Dekan / Psikologji-Pedagogji Dr. Petraq Simo

Zv. Dekan / Shkenca Politike Dr. Blendi Çeka

Zv. Dekan / Puna dhe Politika Sociale Prof.Asoc. Eliona Kulluri/Bimbashi


Fakulteti i Shkencave Sociale përbëhet nga pesë departamente:

Departamenti i Shkencave Politike - Përgjegjës Prof. Dr.  Aleksandër Kocani

Departamenti i Psikologjisë dhe Pedagogjisë - Përgjegjës Prof. Dr. Theodhori Karaj

Departamenti i Punës Sociale - Përgjegjëse Prof. Ass. Rudina Rama

Departamenti Filozofisë - Përgjegjëse Dr. Aida Goga

Departamenti i Sociologjisë - Përgjegjëse Prof. Ass. Brikena Balli

Adresa: Bulevardi “Gjergj Fishta”

Kontakte:

Tel: +355 4 223036

Website: www.fshs-ut.edu.al 

ABONOHUNI

Sigurohuni që nuk do humbisni asnjë event nga UNITIR duke u abonuar në letërnjoftimin tonë.

Na Kontaktoni

Për çdo informacion ose pyetje, na kontaktoni:

Na ndiqni

Ne jemi edhe në Facebook. Na ndiqni dhe mbetemi ne kontakt.

INFORMACION

Rreth Nesh

FAKULTETET

ADRESA

Rektorati,

Sheshi "Nënë Tereza" 

Kutia Postare Nr. 183

Tiranë, Shqipëri

Kreu Fakultetet Fakultetet Fakulteti i Shkencave Sociale