Artikujt

Kriteret e Pranimit dhe Kuotat në Bachelor në Ekonomiks

Kriteret e miratuara: 

Kriteret e Pranimit të Studentëve të Ciklit të Parë të Studimeve në Fakultetin e Ekonomisë, UT, për vitin akademik 2017-2018 do të përbëhen nga 50% nota mesatare e shkollës së mesme, për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e maturës shtetërore, (mesatare e thjeshtë) dhe 50% nota mesatare e gruplëndëve (për të gjitha vitet ku shtrihen lëndët, përfshirë dhe notat e maturës shtetërore).

Nëqoftëse Maturanti ka zhvilluar gjithsej 30 lëndë gjatë studimeve të shkollës së mesme plus 5 provime në maturën shtetërore (3 të detyrueshme dhe 2 me zgjedhje), 50% e vlerësimit total do të përbëhet nga kjo mesatare e thjeshtë:

M= (N[1]+....+N[35])/35

2. Pika 2 e vendimit parashikon:

Në gruplëndë përfshihen lëndët e mëposhtme me peshat përkatëse:

a) Matematikë, me një peshë 15%.

b) Ekonomi, me një peshë 15%.

c) Fizikë, me një peshë 10%.

d) Gjuhë e Huaj, me një peshë 10%.

Për këto gruplëndë sqarojmë se:

a) Matematikë, me një peshë 15%. Nëse Maturanti ka zhvilluar edhe lëndë të tjera të gruplëndës “Matematikë”, si në listën më poshtë, do të merret mesatarja e thjeshtë e të gjitha notave të këtyre lëndëve, gjatë gjithë viteve të studimeve të shkollës së mesme, përfshirë dhe ato të maturës shtetërore. 1. Matematikë – E detyrueshme

2. Matematikë dhe elementët e statistikës

3. Matematikë dhe të dhënat e statistikës

4. Matematikë e avancuar

5. Matematikë e thelluar

6. Matematikë e zbatuar

7. Matematikë – kompjuter

8. Algjebër

9. Algjebër II

10. Algjebër trigonometri

b) Ekonomi, me një peshë 15%. Nëse Maturanti ka zhvilluar edhe lëndë të tjera të gruplëndës “Ekonomi”, si në listën më poshtë, do të merret mesatarja e thjeshtë e të gjitha notave të këtyre lëndëve, gjatë gjithë viteve të studimeve të shkollës së mesme, përfshirë dhe ato të maturës shtetërore. 1. Ekonomi e thelluar

2. Ekonomi e thelluar (Lëndë me zgjedhje)

3. Ekonomi e turizmit

4. Ekonomi e zbatuar

5. Ekonomi kombëtare

6. Ekonomi ndërmatrjeje

7. Ekonomi politike

8. Ekonomi shëndeti

9. Ekonomia dhe të drejtat

10.Ekonomia e personelit

11. Ekonomia e tatimeve

12. Ekonomi-Hyrje në Biznes

13. Ekonomiks

14. Njohuri për ekonominë

15. Parimet e ekonomisë.

c) Fizikë, me një peshë 10%. Nëse Maturanti ka zhvilluar edhe lëndë të tjera të gruplëndës “Fizikë”, si në listën më poshtë, do të merret mesatarja e thjeshtë e të gjitha notave të këtyre lëndëve, gjatë gjithë viteve të studimeve të shkollës së mesme, përfshirë dhe ato të maturës shtetërore.

1. Fizikë (lëndë me zgjedhje të detyruar)

2. Fizikë e avancuar

3. Fizikë e thelluar

4. Fizikë e zbatuar

5. Fizikë modul

6. Shkencë (që ka në përbërje lëndën Fizikë)

d) Gjuhë e Huaj, me një peshë 10%. Në gruplëndën “Gjuhë e Huaj”, përfshihen të gjitha lëndët e “Gjuhëve të huaja” të zhvilluara nga Maturanti. Këto kritere janë përzgjedhur bazuar në eksperiencën e viteve të kaluara në Fakultetin e Ekonomisë si dhe ato të shkollave jashtë vendit, si lëndë të rëndësishme në formimin e logjikës ekonomike dhe njohurive të nevojshme për vazhdimin e studimeve në Ekonomi dhe degët e profilet përkatëse.

Kuotat e pranimit:

           Kuotat e pranimit për kandidatët brenda vendit: 110 studentë

            Kuota të tjera në nivel universiteti

ABONOHUNI

Sigurohuni që nuk do humbisni asnjë event nga UNITIR duke u abonuar në letërnjoftimin tonë.

Na Kontaktoni

Për çdo informacion ose pyetje, na kontaktoni:

Na ndiqni

Ne jemi edhe në Facebook. Na ndiqni dhe mbetemi ne kontakt.

ADRESA

Rektorati,

Sheshi "Nënë Tereza" 

Kutia Postare Nr. 183

Tiranë, Shqipëri

Kreu