KËSHILLI KOMBËTAR STUDENTOR – KKS
(Së bashku perfaqësojme vlera!...)
Këshilli Kombëtar Studentor (KKS) është forumi legjitim, më i lartë, përfaqësues i studentëve shqiptare dhe interesave të tyre. KKS është një institucion autonom dhe jashtë cdo ndikimi institucional dhe politik.
Në Këshillin Kombëtar Studentor përfaqësohen të gjithë kryetarët e këshillave studentor në nivel fakulteti të Universiteteve Publike dhe Jo publike.
Misioni i 'KKS'
Ne synojmë që të kemi një vizion të qartë përfaqësimi dhe promovimi të interesave akademike, kulturore, sociale, dhe ekonomike të studentëve shqiptarë.
Objektivat dhe Qëllimet
Promovimi i kësaj strukture dhe vënia në jetë e misionit të 'KKS' përmes implementimit të projekteve të 'KKS' dhe institucioneve të arsimit të lartë shqiptarë në bashkëpunim ndërmjet tyre.
Rritja e pjesemarrjes se studenteve ne vendimarrje dhe ne jeten publike.
Te rrisim bashkepunimin me forumet studentore kudo ne bote dhe ne vecanti me struktura te ngjashme europiane.
Trajtimi dhe vënia në dukje e problemeve thelbësore që hasin studentët shqiptarë në jetën akademike dhe sociale duke mos reshtur në ndjekien e tyre deri në momentin e zgjidhjeve të duhura.
Angazhimi dhe pjesmarria në jetën aktive social kulturore dhe sportive të studentëve, duke u kthyer në menaxhuesit kreativ të kohës së tyre.
Nxitja dhe promovimi i vullnetarizmit rinor dhe rolit te te rinjve ne zhvillimin e vendit.
Ky vizion është i konceptuar për të rritur përfaqësimin dhe vendimarrjen studentore.
STRUKTURA E KËSHILLIT KOMBËTAR STUDENTOR
Kontakt:
Tel: + 355 68 40 99 057
E-mail: This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it
Facebook: Keshilli Kombetar Studentor - KKS






