Java Europës në Universitetin e Tiranës

Në kuadër të Javës së Europës, sot më datë 7 maj 2019 në Sallën e Senatit Akademik, Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme si dhe me Delegacionin e Bashkimit Europian në Shqipëri organizoi aktivitetin me temë “Shqipëria dhe Bashkimi Evropian mbështesin të rinjtë nëpërmjet universitetit”.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Mynyr Koni, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Gent Cakaj, Shkëlqësia e tij Ambasadori i Bashkimit Europian, z. Luigi Soreca, dekanë, pedagogë, studentë dhe të ftuar.

Në fjalën e tij Rektori Koni citoi se përfshirja e Universitetit të Tiranës në projektet e Bashkimit Europian është e një rëndësie të veçantë duke u mundësuar stafeve akademike shkëmbimet me kolegët e tyre në BE.

Prof. Dr. Mynyr Koni e vuri theksin mbi rëndësinë që këto projekte kanë për studentët duke u mundësuar atyre periudha shkëmbimi në universitetet partnere në BE, ku sipas tij, kjo do të ndihmojë në formimin e tyre duke i aftësuar më tej për në tregun e punës. Po kështu, Rektori Koni vuri theksin te projektet Jean Monnet ku me modulet e tyre, stafi akademik i Universitetit të Tiranës është i përfshirë në tejçimin e vlerave europiane tek studentët, por edhe tek shoqëria shqiptare.

Z. Gent Cakaj, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Shkëlqësia e tij z. Luigi Soreca në fjalën e tyre të rastit vlerësuan përfshirjen e botës akademike në projekte të ndryshme të ndërkombëtare duke promovuar ekselencën në mësimdhënie dhe kërkime në fushën e studimeve të Bashkimit Evropian dhe në mbarë botën. 

Në këtë aktiviteti z. Elton Skendaj, Drejtor i Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët mbajti një prezantim mbi historinë e aplikimeve të Projektit Erasmus+ KA1 në Universitetin e Tiranës si një histori suksesi duke dhënë shifra dhe fakte mbi këtë projekt.

Gjithashtu u mbajtën edhe dy prezatime për modulet e Projektit Jean Monnet që zhvillohen në Universitetin e Tianës. Prezantimet u mbajtën nga zj. Dhurata Milori, staf akademik i angazhuar në projektin Jean Monnet në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe zj. Meljana Bregu, Koordinatore e projektit Jean Monnet në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë.

ABONOHUNI

Sigurohuni që nuk do humbisni asnjë event nga UNITIR duke u abonuar në letërnjoftimin tonë.

Na Kontaktoni

Për çdo informacion ose pyetje, na kontaktoni:

Na ndiqni

Ne jemi edhe në Facebook. Na ndiqni dhe mbetemi ne kontakt.

ADRESA

Rektorati,

Sheshi "Nënë Tereza" 

Kutia Postare Nr. 183

Tiranë, Shqipëri

Kreu Studentët Bursat Lajme te fundit nga UT Lajmërime Java Europës në Universitetin e Tiranës 2019