Uncategorised

Periudhë zgjedhore për anëtar të Këshillave Studentorë të Fakulteteve të Universitetit të Tiranës

 

Njoftohen të gjithë studentët e Universitetit të Tiranës se me Vendimin e Rektorit nr. 211 datë 03.12.2019 (kliko këtu), Vendosi për pezullimin e periudhës zgjedhore për anëtarë të Këshillave Studentorë të Fakulteteve të UT, deri në një vendim të dytë.

 

 

Njoftohen të gjithë studentët e Universitetit të Tiranës se me Vendimin e Rektorit nr. 200, datë 20.11.2019 (kliko këtu), është shpallur periudha 20 nëntor 2019- 17 dhjetor 2019 si periudhë zgjedhore për anëtar të Këshillave Studentorë të Fakulteteve të Universitetit të Tiranës dhe data 18 dhjetor 2019 si datë të zgjedhjeve për anëtar të Këshillave Studentorë të Fakulteteve të Universitetit të Tiranës.

 

Rregullorja për Zgjedhjet e Para të Këshillave të Studentëve në Universitetin e Tiranës e miratuar me Vendimin e Senatit Akademik nr. 22, datë 26.06.2019 gjendet në linkun (kliko këtu)

 

Për më shumë informacion për procedurat zgjedhore lutemi të interesoheni pranë fakulteteve.

Përbërja e Bordit të Administrimit

Znj. Adela Karapici, Kryetare, personel akademik në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës

Prof. Dr. Ferdinand Bego, Anëtar, personel akademik në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës

Prof. Dr. Nada Dollani, Anëtar, personel akademik në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës

Prof. Dr. Iris Pojani, Anëtar, personel akademik në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës

Emërimi i anëtarëve të rinj të Bordit të Administrimit, të Universitetit të Tiranës, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë sipas Urdhërit Nr.201 datë 02.04.2019 .

Znj. Enida Bezhani

Znj. Laureta Omeri

Z.    Erzen Tola, Drejtor Juridik në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit

 

Transferimet

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka nxjerrë udhëzimin nr.22, date 06.09.2016 “Disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin Nr. 13, Date 22.07.2016 "Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet e arsimit të lartë, në vitin akademik 2016 -2017.

1. Kandidatët që kërkojnë të ndjekin një program të dytë studimi apo të transferojnë studimet, kanë të drejtë të aplikojnë pranë institucioneve të arsimit të lartë, nga data 7 shtator 2016 deri në datën 19 shtator 2016.

2. Kandidatët që aplikojnë në institucionet e arsimit të lartë, për program të dytë studimi apo transferim studimesh, kanë të drejtë të aplikojnë deri në 5 programe studimi, përpara fillimit të vitit akademik dhe sipas afateve të përcaktuara në këtë udhëzim.

3. Kandidatët që aplikojnë për program të dytë studimi të plotesojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar me vendimin nr. 407, date 01.06.2016 të Këshillit të Ministrave, si dhe të plotesojnë kriteret e përcaktuara nga institucionet e arsimit të lartë para hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi, për programet e studimit për të cilët aplikojnë.

4, Kandidatët që aplikojnë për transferim studimesh apo për t’u pranuar në programet e

studimeve dyvjeçare me karakter profesional, si program i dytë studimi nuk kanë detyrimin të

plotësojnë kriterin e notës mesatare të miratuar,

5, Nuk mund të pranohen aplikime për transferime të studimeve gjatë vitit akademik, Kandidatët që aplikojnë për transferim të studimeve apo program të dytë studimi duhet të plotesojnë kriteret e përcaktuara nga institucionet e arsimit të lartë, për programet e studimit për të cilët aplikojnë, Kandidati nuk duhet të jetë duke ndjekur një tjetër program studimi,

6, Aplikimi për transferim studimesh, mund të bëhet nga një program studimi i njëjtë ose i

ngjashëm i të njëjtit cikd edhe lloj, te ndjekur nga kandidati ne IAL-te publike, ose ne IAL

private, vendase apo te huaja, te akredituara per programin perkates te studimit,

7, Të gjithë kandidatët për program të dytë studimi, që kanë mbaruar arsimin e mesëm të lartë

jashtë vendit, duhet të kenë të njohur diplomën/certifikatën e arsimit të mesëm të lartë në

Ministrinë e Arsimit dhe Sportit,

Lutemi për më shumë informacion shfletoni Udhëzimine MAS, Nr. 22 Date 06.09.2016

ABONOHUNI

Sigurohuni që nuk do humbisni asnjë event nga UNITIR duke u abonuar në letërnjoftimin tonë.

Na Kontaktoni

Për çdo informacion ose pyetje, na kontaktoni:

Na ndiqni

Ne jemi edhe në Facebook. Na ndiqni dhe mbetemi ne kontakt.

ADRESA

Rektorati,

Sheshi "Nënë Tereza" 

Kutia Postare Nr. 183

Tiranë, Shqipëri

Kreu Uncategorised