Keshilli I Fakultetit Te Drejtesise

Skënder Kaçupi - Departamenti i të Drejtës Penale

Klodian Skënderaj - Departamenti i të Drejtës Penale

Jola Xhafa - Departamenti i të Drejtës Penale

Sokol Mëngjesi - Departamenti i të Drejtës Penale

Zhaklina Peto - Departamenti i të Drejtës Civile

Kestrin Katro - Departamenti i të Drejtës Civile

Kudret Çela - Departamenti i të Drejtës Civile

Nada Dollani - Departamenti i të Drejtës Civile

Ervin Pupe - Departamenti i të Drejtës Civile

Evis Alimehmeti - Departamenti i të Drejtës Publike

Ermir Dobjani - Departamenti i të Drejtës Publike

Oriona Muçollari - Departamenti i të Drejtës Publike

Kristina Jançe - Departamenti i të Drejtës Publike

Luljeta Ikonomi - Departamenti i të Drejtës Publike

Denada Keçiçi - Staf joakademik

Besmir Lulaj - Student

Emiljano Likaj - Student

Briselda Zhuzhi - Student

Organigrama

 Struktura e Fakultetit të Drejtësisë

Historiku

 

Fakulteti i Drejtësisë është themeluar në vitin 1954, me emrin "Instituti i Lartë Juridik". Pas krijimit të Universitetit Shtetëror të Tiranës, Instituti i Lartë Juridik u përfshi në këtë Universitet me emrin "Fakulteti i Drejtësisë". Në vitin 1965, u riorganizua dhe u quajt "Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike", ku u përfshinë dega e shkencave politike dhe ajo e drejtësisë. Këto degë përgatitnin, përkatësisht, specialistë të profilit politik për organet qendrore e lokale të pushtetit dhe juristë për organet e drejtësisë dhe të administratës shtetërore. Në vitin 1967, pranë këtij Fakulteti u çel edhe dega e gazetarisë, e cila përgatiste gazetarë për organet e shtypit dhe të Radio-Televizionit Shqiptar.    Në vitin 1991, dega e drejtësisë u nda nga ajo e filozofisë, e cila kishte zëvendësuar degën e shkencave politike. U krijuan kështu dy fakultete të veçanta, ndërsa dega e gazetarisë u transferua në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë. Tani, fakulteti quhet "Fakulteti i Drejtësisë". Deri në vitet ’70, kohëzgjatja e studimeve ishte katërvjeçare, ndërsa, më pas, ajo u reduktua në tre vjet studime, të ndjekura nga një vit praktikë mësimore pranë organeve të drejtësisë. Në vitet ’80, në këtë Fakultet u rikthye afati i studimeve katërvjeçare. Pas viteve ’90, Fakulteti i Drejtësisë pësoi ndryshime të shumta. Përfshirja e nocioneve dhe e praktikave të reja të shtetit të së drejtës diktonte detyrimisht edhe reformimin e Fakultetit në aspektet akademike, shkencore, edukative dhe të kapaciteteve fizike. Duke filluar nga viti 1991, planet dhe programet mësimore u ndryshuan dhe u hartuan sipas modeleve perëndimore, duke e përsosur më tej në vitet 1995, 1997 dhe 1999. Regjistrimi i studentëve bëhet pas konkurseve të pranimit, të cilat organizohen çdo vit. Studentët vazhdojnë studimet full time dhe part time pranë këtij Fakulteti.

 

Fakulteti i Drejtësisë përbëhet nga tre departamente:

 

·         Departamenti i të Drejtës Publike;

           Departamenti i të Drejtës Penale;

 ·         Departamenti i të Drejtës Civile.

 

Dekani i Fakultetit të Drejtësisë është Prof. Dr. Altin Shegani.

Zv. Dekan për ciklin e parë të studimit është Prof. As. Dr. Kestrin Katro.

Zv. Dekan për ciklin e dytë të studimit është Dr. Besnik Çerekja.

Zv. Dekan për ciklin e tretë të studimit është Dr. Ilir Rusi.

 

Fakulteti i Drejtësisë ka 72 pedagogë që përbëjnë stafin akademik të këtij fakulteti. Nga këta 5 pedagogë kanë titullin Profesor Doktor (Prof. Dr.), 17 me titullin Profesor i Asocuar (Prof. As. Dr.), 4 me titullin Doktor (Dr.), 14 me titullin docent dhe 32 janë më Master.

Në Fakultetin e Drejtësisë studiojnë afërsisht 5100 studentë. Në sistemin Bachelor full time studiojnë 1760 studentë dhe 1400 studentë studiojnë në sistemin part-time.

Në ciklin e dytë të studimeve full time për Master Shkencor janë 1240 studentë dhe në Master Profesional 420 studentë, ndërsa për sistemin part-time në Master Profesional janë 260 studentë.

Fakulteti i Drejtësisë ndodhet në Tiranën e Re, Rruga “Margarita Tutulani” pranë Sheshit “Wilson”.

Kontakte:

 

Telefoni: +355 4 2222537

 www.fakultetiidrejtesise.edu.al

ADRESA

Rektorati,

Sheshi ‘‘Nënë Tereza’, Nr. 1, Kutia Postare Nr. 183

 Tiranë, Shqipëri

Kontakto:

E-mail: info@unitir.edu.al

Website: www.unitir.edu.al 

You are here: Home Fakultetet Fakultetet Fakulteti i Drejtësisë universiteti Fakulteti i Drejtësisë