
Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Tuscia, në Itali, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020.
Hapet thirrja për bursa në kuadër të Programin Erasmus + për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Saarland, Gjermani për vitin akademik 2019-2020.
Hapet thirrja për aplikime për studentët në Universitetin Saarland, në Gjermani, në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020.
Hapet thirrja për aplikime për studentët në UniversitetinHacettepe, në Turqi, në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020.
Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Leiden, Holandë, për semestrin e parë të vitit akademik 2020-2021.
Universiteti i Tiranës ka filluar procedurën e promovimit të titujve akademik në përputhje me Ligjin nr.80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.112, datë 23.02.2018 “Për përcaktimin e kritereve për fitimin e gradës shkencore ‘Doktor’ dhe të standardeve shtetërore për fitimin e titujve akademikë ‘Profesor i asociuar’ dhe ‘Profesor’”, Statutin e Universitetit të Tiranës, si dhe Rregulloren e organizimit dhe funksionimit të Komisionit për Promovimin e Personelit Akademik, të cilën e gjeni në linkun (Kliko këtu)
Më poshtë paraqiten dokumentat rreth qëndrimit :
1- Vendimi i Gjykatës Kushtetuese Nr. 09
2- Draft-Raporti SHELAP (Shqip)
3- Draft-Raporti SHELAP (English)
4- Vendimi i Senatit Nr. 53 datë 29.06.2014
5- Vendimi i Senatit Nr. 07 datë 31.01.2015
6- Vendimi i Senatit Nr. 15 datë 15.04.2015
7- Qëndrimet e Fakulteteve të Universitetit të Tiranës
Fjala e Rektorit të Universitetit të Tiranës :
Pjesë nga media televizive për Komisionin për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik:
Më poshtë paraqiten dokumentat rreth qëndrimit :
1- Vendimi i Gjykatës Kushtetuese Nr. 09
2- Draft-Raporti SHELAP (Shqip)
3- Draft-Raporti SHELAP (English)
4- Vendimi i Senatit Nr. 53 datë 29.06.2014
5- Vendimi i Senatit Nr. 07 datë 31.01.2015
6- Vendimi i Senatit Nr. 15 datë 15.04.2015
7- Qëndrimet e Fakulteteve të Universitetit të Tiranës
Fjala e Rektorit të Universitetit të Tiranës :
Pjesë nga media televizive për Komisionin për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik:
Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Middle East Technical University, në Ankara, Turqi.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve për studime
- Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie
Nivelet e mobilitetit për studentët:
- Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universitetin e Tiranës. Nuk mund të aplikojnë dot studentët e regjistruar në vitin e parë por ata duhet të jenë të paktën të regjistruar në vitin e dytë të studimeve të tyre.)
- Master
Kohëzagjatja e bursave:
- Bachelor ( 1 semestër )
- Master ( 1 semestër )
- Shkëmbimi i stafit akademik për mësimdhënie (5-30 ditë)
Fushat e studimit:
Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit të ofruara nga Universiteti i METU klikoni në adresës http://ico.metu.edu.tr/courses
Bursat përfshijnë:
- Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët)
- Kompensimin ditor (140 EUR në ditë për stafin)
- Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Procedura e Aplikimit dhe Dokumuentat e nevojshme për aplikim:
Dokumentat e nevojshme për aplikim studentët Bachelor:
- CV
- Foto personale
- Kopje e Pasaportës
- Vërtetim studenti
- Listë notash ( të përkthyera në anglisht)
- Letër Motivimi ( në gjuhën angleze)
- Certifikatë e gjuhës së huaj (TOEFL/IELS/ Certifikatë nga UT)
- Letër konfirmimi nga UT ( e tërhiqni pranë rektoratit UT pasi paraqisni një vërtetim student)
Universiteti i METU ofron kurset e studimit në gjuhën angleze, dhe niveli minimal i kërkuar për gjuhën nga aplikantët është B1. Certifikatat e njohura prej tyre janë TOEFL/IELS ose Certifikatë e lëshuar nga UT.
Dokumentat e nevojshme për aplikim studentët e nivelit Master:
- CV
- Foto personale
- Kopje e Pasaportës
- Vërtetim studenti
- Listë notash Bachelor ( të përkthyera në anglisht)
- Diplomë Bachelor
- Listë notash Master ( të përkthyera në anglisht)
- Letër Motivimi (në gjuhën angleze)
- Letër reference (në gjuhën angleze)
- Certifikatë e gjuhës së huaj (TOEFL/IELS/ Certifikatë nga UT)
- Letër konfirmimi nga UT ( e tërhiqni pranë rektoratit UT pasi paraqisni një vërtetim student)
Universiteti i METU ofron kurses në gjuhën angleze, dhe niveli minimal i kërkuar për gjuhën nga aplikantët është B1. Certifikata e njohura prejt tyre janë TOEFL/IELS
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik për mësimdhënie:
- CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze)
- Kopje e mjetit të identifikimit (ID/pasaport)
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
- Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe)
- Certifikata e gjuhës së huaj (TOEFL/IELS/ Certifikatë nga UT)
- Plani i mobilitetit për mësimdhënie. Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Trajnim klikoni në adresën: http://www.unitir.edu.al/images/Bursat/Plani_i_Mobilitetit%20_%20Teaching_Proposal.pdf
- Konfirmim aplikimi (merret pranë rektoratit të UT kur aplikanti e ka të plotë dosjen me dokumentacionin e nevojshëm. Për të shkarkuar Konfirmimin e Aplikimit klikoni në adresën:
http://www.unitir.edu.al/images/Bursat/Konfirmim_Aplikim%20_%20Application_Confirmation.staff.pdf
Për mobilitetin e stafit akademik për mësimdhënie në Universitetin e METU, niveli minimal i kërkuar për gjuhën nga aplikantët është B2. Certifikata e njohura prejt tyre janë TOEFL/IELS ose Certifikatë nga Universiteti i Tiranës për njohjen e gjuhës angleze
Afati për aplikim: deri më 10 Dhjetor 2015
Për të aplikuar klikoni këtu: https://form.jotformeu.com/53201427901344
Gjithë aplikimi është online.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni personin e kontaktit në Universitetin METU Znj. Betul Bulut Sahin në email This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. ose me zyrën për marrëdhëniet me jashtë në adresën This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
Universiteti i Tiranës ju uron Suksese në aplikim!
Më poshtë paraqiten dokumentat rreth qëndrimit :
1- Vendimi i Gjykatës Kushtetuese Nr. 09
2- Draft-Raporti SHELAP (Shqip)
3- Draft-Raporti SHELAP (English)
4- Vendimi i Senatit Nr. 53 datë 29.06.2014
5- Vendimi i Senatit Nr. 07 datë 31.01.2015
6- Vendimi i Senatit Nr. 15 datë 15.04.2015
7- Qëndrimet e Fakulteteve të Universitetit të Tiranës
Fjala e Rektorit të Universitetit të Tiranës :
Pjesë nga media televizive për Komisionin për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik:
Për çdo informacion ose pyetje, na kontaktoni:
Rektorati,
Sheshi "Nënë Tereza"
Kutia Postare Nr. 183
Tiranë, Shqipëri