KUOTAT E PRANIMIT SIPAS KATEGORIVE TË VEÇANTA

 

 

 

 

DOKTORATURA NË UT

KRITERET E PRANIMIT, KUOTAT DHE TARIFAT E STUDIMIT

AKT KONSTATIME MBI VERIFIKIMIN NË TERREN TË NDËRTESAVE TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS

Udhëzues "Për procedurat e administrimit të projekteve te kërkimit shkencor që financohen nga buxheti për kërkimin shkencor në Universitetin e Tiranës"

Urdhëri i Rektorit nr. 23, datë 06.12.2019 "Për rifillimin e procesit mësimor në Universitetin e Tiranës, në datën 10 dhjetor 2019".

Mundësi Internshipi për studentët e UT në kuadër të Interreg-Project BEECH POWER në Universitetin e Eberswalde, Gjermani.

Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Tuscia, në Itali, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020.

Hapet thirrja për bursa në kuadër të Programin Erasmus + për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Saarland, Gjermani për vitin akademik 2019-2020.

 

Hapet thirrja për aplikime për studentët në Universitetin Saarland, në Gjermani, në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020.

 

Hapet thirrja për aplikime për studentët në UniversitetinHacettepe, në Turqi, në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020.

Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Leiden, Holandë, për semestrin e parë të vitit akademik 2020-2021.

Shtyhet thirrja për bursa për studentët në Universitetin Jan Kochanowski në Kielce, Poloni në kuadër të Programit Erasmus + për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020.

Universiteti i Tiranës ka filluar procedurën e promovimit të titujve akademik në përputhje me Ligjin nr.80/2015, datë 22.07.2015 Për arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.112, datë 23.02.2018 “Për përcaktimin e kritereve për fitimin e gradës shkencore ‘Doktor’ dhe të standardeve shtetërore për fitimin e titujve akademikë ‘Profesor i asociuar’ dhe ‘Profesor’”, Statutin e Universitetit të Tiranës, si dhe Rregulloren e organizimit dhe funksionimit të Komisionit për Promovimin e Personelit Akademik, të cilën e gjeni në linkun  (Kliko këtu)

 

Për më shumë

 

 

 

 

Faculties

Lajmërime

 

Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 13, datë 22.07.2016 "për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, si dhe në programet e integruara të studimeve

Për të parë udhëzimin e plotë, ju lutem klikoni këtu

Hapet thirrja për Aplikime për Bursa për Studentët në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin Nova, Portugali

Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës , në Universitetin Nova, Portugali.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

-Shkëmbimin e studentëve për studime;

Nivelet e mobilitetit për studentët:

- Bachelor;

- Master;

- Doktoraturë;

Kohëzgjatja e bursave:

- Bachelor (3-5 muaj);

- Master (3-5 muaj);

- Doktoraturë (3-5 muaj)

Fushat e studimit:

-Teknologji Informacioni;

- Gjuhë të Huaja;

- Letërsi;

- Trashëgimi Kulturore;

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit të ofruara nga Universiteti Nova klikoni në adresën:

http://www.unl.pt/pt/internacional/ICM_2015-2017/pid=651/ppid=34/

Bursat përfshijnë:

-Kompensimin mujor për studentët (800 EUR në muaj);

-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

cmime

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Procedura e Aplikimit dhe Dokumentat e nevojshme për aplikim:

-CV (në gjuhën angelze);

-Kopje e Pasaportës;

-Vërtetim studenti;

-Listë notash origjinale në gjuhën shqipe;

 -Listë notash e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze;

 -Letër Reference (Opsionale);

 -Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1);

- Dokumenti “Declaration of Honour” , të cilin e gjeni në këtë link:  http://www.unl.pt/pt/internacional/Documents_to_upload_for_the_online_application/pid=612/ppid=34/ 

 -*Learning Agreement (Në fazën e parë të aplikimit nuk është dokumenti i detyrueshëm)

* Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility”. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Nova lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj në semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti (shefi i departamentit) dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: http://www.unitir.edu.al/images/Bursat/Learning_Agreement.pdf

Afati për aplikim: 4 Tetor 2016

I gjithë procesi i aplikimit kryhet online.

Për të aplikuar klikoni në këtë link:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSeQnfnnurLsqOi94obHnjjWY88_lFektVbt-zHsYbIeSIeY5w/viewform

 

VINI RE!

 

 

Formulari i aplikimit nuk mund të ngarkojë dokumentat, për këtë arsye aplikantët pas plotësimit të formularit të aplikimit do të kenë afat 15 ditë kalendarike për t’i dërguar ato në adresën (This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. ).Në rast të kundërt kërkësa nuk do të merret parasysh!

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Zyrën për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Universiteti i Tiranës ju uron Suksese në aplikim

Hapet Thirrja për Aplikime për Bursa për studentët në Universitetin e Pavias, Itali

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Pavias, Itali.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbimin e studentëve për studime

Kohëzagjatja e bursave:

- Bachelor (6 muaj);

Fushat e studimit:

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit të ofruara nga Universiteti i Pavias klikoni në adresën:

http://www.unipv.eu/site/en/home/international-relations/erasmus--overseas/incoming-students.html

Bursat përfshijnë:

- Kompensimin ditor (850 EUR në muaj);

- Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

cmime

 

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim:

- CV;

- Kopje e Pasaportës;

- Vërtetim studenti;

- Listë notash;

- Letër motivimi (në gjuhën angleze);

- Certifikata e gjuhës së huaj*

- Dokumeti Learning Agreement**

* Universiteti i Pavias ofron kurset në gjuhën angleze dhe në gjuhën italiane, ku niveli minimal i kërkuar për të dyja gjuhët është B1. Nëse do të përzgjidhen lëndë që zhvillohen në të dyja gjuhët, studenti duhet të plotësojë nivelin minimal të kërkuar për të dyja këto gjuhë duke e vërtetuar me certifikatën përkatëse të gjuhës së huaj.

** Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Pavias lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj në semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti (shefi i departamentit) dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: http://www.unitir.edu.al/images/Bursat/Learning_Agreement.pdf

Afati për aplikim: 20 Tetor 2016

Dokumentat duhen dorzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Komunikimit, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Zyrën për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Hapet Thirrja për Aplikime për Bursa për studentët në Universitetein Masaryk në Republikën Çeke

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Masaryk në Republikën Çeke.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbimin e studentëve për studime

Kohëzagjatja e bursave:

- Master (5 muaj);

Fushat e studimit:

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit të ofruara nga Universiteti Masaryk klikoni në adresën:

http://cic.muni.cz/en/left-incoming-mobility/incoming-student/courses-for-international-students   

Bursat përfshijnë:

- Kompensimin mujor (800 EUR në muaj);

- Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

cmime

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Procedura e Aplikimit dhe Dokumentat e nevojshme për aplikim:

Gjithë aplikimi është online.

Hapat për plotësimin e formularit janë si më poshtë:

Hapi 1 i aplikimit:

-      Klikoni në linkun e formularit të aplikimit:

https://isois.ois.muni.cz/public/application-incoming

-      Tek fusha “ Cycle” zgjidhni opsionin “Erasmus+ (outside Europe)

-      Fushën “Level of study/cooperation” zgjidhni llojin e mobilitetit që do të aplikoni “Master”

-      Në fushen “Country: zgjidhni opsionin “Albania”

-      Në fushën e “Partner Institution” do të zgjidhni “University of Tirana”

-      Ne fushën e fundit “Agreement through ëhich to aplly” do të zgjidhni të vetmën mundësi që shfaqet, “University of Tirana (2015-17)” duke e klikuar atë

-      Pas kësaj klikoni në butonin “Create new application”.

Hapi 2: Plotësoni formularin me të dhenat tuaja dhe ngarkoni të gjithë dokumentacionin e nevojshëm.

Dokumentat e nevojshme për aplikim:

- Foto personale në përmasat e pasaportës;

- Letër motivimi (në gjuhën angleze);

- Kopje e pasaportës;

- Listë notash;

- CV;

- Çertifikata e gjuhës së huaj*

* Mbi çertifikatën e gjuhës së huaj: Niveli minimal i kërkuar për njohjen e gjuhës angleze nga aplikantët është B2. Çertifikatat e njohura prej tyre mund t’i gjeni këtu: http://bit.ly/1ljbOvR

Afati për aplikim: 15 Tetor 2016

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Zyrën për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

ABONOHUNI

Sigurohuni që nuk do humbisni asnjë event nga UNITIR duke u abonuar në letërnjoftimin tonë.

Na Kontaktoni

Për çdo informacion ose pyetje, na kontaktoni:

Na ndiqni

Ne jemi edhe në Facebook. Na ndiqni dhe mbetemi ne kontakt.

INFORMACION

Rreth Nesh

FAKULTETET

ADRESA

Rektorati,

Sheshi "Nënë Tereza" 

Kutia Postare Nr. 183

Tiranë, Shqipëri