KUOTAT E PRANIMIT SIPAS KATEGORIVE TË VEÇANTA

 

 

 

 

DOKTORATURA NË UT

KRITERET E PRANIMIT, KUOTAT DHE TARIFAT E STUDIMIT

AKT KONSTATIME MBI VERIFIKIMIN NË TERREN TË NDËRTESAVE TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS

Udhëzues "Për procedurat e administrimit të projekteve te kërkimit shkencor që financohen nga buxheti për kërkimin shkencor në Universitetin e Tiranës"

Urdhëri i Rektorit nr. 23, datë 06.12.2019 "Për rifillimin e procesit mësimor në Universitetin e Tiranës, në datën 10 dhjetor 2019".

Mundësi Internshipi për studentët e UT në kuadër të Interreg-Project BEECH POWER në Universitetin e Eberswalde, Gjermani.

Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Tuscia, në Itali, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020.

Hapet thirrja për bursa në kuadër të Programin Erasmus + për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Saarland, Gjermani për vitin akademik 2019-2020.

 

Hapet thirrja për aplikime për studentët në Universitetin Saarland, në Gjermani, në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020.

 

Hapet thirrja për aplikime për studentët në UniversitetinHacettepe, në Turqi, në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020.

Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Leiden, Holandë, për semestrin e parë të vitit akademik 2020-2021.

Shtyhet thirrja për bursa për studentët në Universitetin Jan Kochanowski në Kielce, Poloni në kuadër të Programit Erasmus + për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020.

Universiteti i Tiranës ka filluar procedurën e promovimit të titujve akademik në përputhje me Ligjin nr.80/2015, datë 22.07.2015 Për arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.112, datë 23.02.2018 “Për përcaktimin e kritereve për fitimin e gradës shkencore ‘Doktor’ dhe të standardeve shtetërore për fitimin e titujve akademikë ‘Profesor i asociuar’ dhe ‘Profesor’”, Statutin e Universitetit të Tiranës, si dhe Rregulloren e organizimit dhe funksionimit të Komisionit për Promovimin e Personelit Akademik, të cilën e gjeni në linkun  (Kliko këtu)

 

Për më shumë

 

 

 

 

Faculties

Lajmërime

 

Kuotat e paplotësuara në UT

Të nderuar studentë, kuotat e paplotësuara në programet e studimit të Universitetit të Tiranës i gjeni në tabelën e mëposhtme.

 

Per me shume klikoni ketu.

Deklaratë për shtyp e Universitetit të Tiranës rreth numrit të kuotave të paplotësuara

Universiteti i Tiranës dëshiron të informojë  publikun se çdo shifër rreth kuotave të paplotësuara, të cilat janë publikuar në media apo faqe interneti të ndryshme dhe që nuk i referohen të dhënave zyrtare të publikuara nga Universiteti i Tiranës apo Agjencia Kombëtare e Provimeve janë të pasakta.



TIRANË, 28/09/2016  -  Universiteti i Tiranës, mbështetur në ligjin e Arsimit të Lartë 80/2015 dhe udhëzimin e MAS 13 datë 22/07/2016, informon se kuotat e paplotësuara në Universitetin e Tiranës janë në total 4073 në të gjitha programet e studimit.

Ju bëjmë me dije se këto kuota për çdo program studimi gjenden në faqen zyrtare të Universitetit të Tiranës dhe në faqen zyrtare të çdo fakulteti të këtij Universiteti. Këto kuota të paplotësuara i janë dërguar zyrtarisht AKP-së në datën 22/09/2016.

Gjithashtu, Universiteti i Tiranës dëshiron të informojë  publikun se çdo shifër rreth kuotave të paplotësuara të cilat janë publikuar në media apo faqe interneti të ndryshme dhe që nuk i referohen të dhënave zyrtare të publikuara nga Universiteti i Tiranës apo Agjencia Kombëtare e Provimeve janë të pasakta.

Për të marrë informacion të saktë, ju lutemi referojuni faqes zyrtare të internetit të Universitetit të  Tiranës (www.unitir.edu.al) ose mund t’i drejtoheni AKP-së.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Hapet Thirrja për Bursa për stafin akademik në Programin Erasmus + për në Universitetin e Varnës, Bullgari

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Varnës, Bullgari.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

-Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie;

Kohëzagjatja e bursave:

-Shkëmbimi i stafit akademik për mësimdhënie (5 ditë, duke përfshirë edhe ditët e udhëtimit);

Fushat e studimit:

-Menaxhim;

-Financë.

Bursat përfshijnë:

-Kompensimin ditor (140 EUR në ditë për stafin);

-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës);

cmime

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni në këtë link:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik:

-CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze);

-Kopje e Pasaportës;

-Një letër motivimi (në gjuhën angleze);

-Diploma e nivelit të fundit të studimeve;

-Certifikata e gjuhës së huaj në nivelin B2 të gjuhës angleze

-*Plani i mobilitetit;

-Vërtetim punësimi;

-Vërtetim nga fakulteti që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.

*Plani i Mobilitetit për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kreyni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikani dhe nga personi përgjegjës në Rektorat i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.

KUJDES! Kur të sillni në rektorat planin e mobilitetit për t’u firmosur nga Z. Skendaj, duhet të bashkangjisni edhe dokumentin e vërtetimit nga fakulteti juaj që ju lejon të shkëputeni gjatë kohës së mësimdhënies për të kryer mobilitetin.

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit  vizitoni:

http://www.unitir.edu.al/images/Bursat/Teaching_Mobility_Plan.pdf

Afati për aplikime: 11 Nëntor 2016

Dokumentacioni duhet dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Komunikimit, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni me Zyrën për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën e e-mail: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

UNIVERSITETI I TIRANËS NËNSHKRUAN MARRRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME CHARLES UNIVERSITY NË PRAGË

UNIVERSITETI I TIRANËS NËNSHKRUAN MARRRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME CHARLES UNIVERSITY NË PRAGË 

Per me shume klikoni ketu

ABONOHUNI

Sigurohuni që nuk do humbisni asnjë event nga UNITIR duke u abonuar në letërnjoftimin tonë.

Na Kontaktoni

Për çdo informacion ose pyetje, na kontaktoni:

Na ndiqni

Ne jemi edhe në Facebook. Na ndiqni dhe mbetemi ne kontakt.

INFORMACION

Rreth Nesh

FAKULTETET

ADRESA

Rektorati,

Sheshi "Nënë Tereza" 

Kutia Postare Nr. 183

Tiranë, Shqipëri