KUOTAT E PRANIMIT SIPAS KATEGORIVE TË VEÇANTA

 

 

 

 

DOKTORATURA NË UT

KRITERET E PRANIMIT, KUOTAT DHE TARIFAT E STUDIMIT

AKT KONSTATIME MBI VERIFIKIMIN NË TERREN TË NDËRTESAVE TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS

Udhëzues "Për procedurat e administrimit të projekteve te kërkimit shkencor që financohen nga buxheti për kërkimin shkencor në Universitetin e Tiranës"

Urdhëri i Rektorit nr. 23, datë 06.12.2019 "Për rifillimin e procesit mësimor në Universitetin e Tiranës, në datën 10 dhjetor 2019".

Mundësi Internshipi për studentët e UT në kuadër të Interreg-Project BEECH POWER në Universitetin e Eberswalde, Gjermani.

Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Tuscia, në Itali, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020.

Hapet thirrja për bursa në kuadër të Programin Erasmus + për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Saarland, Gjermani për vitin akademik 2019-2020.

 

Hapet thirrja për aplikime për studentët në Universitetin Saarland, në Gjermani, në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020.

 

Hapet thirrja për aplikime për studentët në UniversitetinHacettepe, në Turqi, në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020.

Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Leiden, Holandë, për semestrin e parë të vitit akademik 2020-2021.

Shtyhet thirrja për bursa për studentët në Universitetin Jan Kochanowski në Kielce, Poloni në kuadër të Programit Erasmus + për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020.

Universiteti i Tiranës ka filluar procedurën e promovimit të titujve akademik në përputhje me Ligjin nr.80/2015, datë 22.07.2015 Për arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.112, datë 23.02.2018 “Për përcaktimin e kritereve për fitimin e gradës shkencore ‘Doktor’ dhe të standardeve shtetërore për fitimin e titujve akademikë ‘Profesor i asociuar’ dhe ‘Profesor’”, Statutin e Universitetit të Tiranës, si dhe Rregulloren e organizimit dhe funksionimit të Komisionit për Promovimin e Personelit Akademik, të cilën e gjeni në linkun  (Kliko këtu)

 

Për më shumë

 

 

 

 

Faculties

Lajmërime

 

Universiteti i Tiranës hap proçedurat për pranimet në Ciklin e Dytë të Studimeve për Vitin Akademik 2016-2017

Periudha e aplikimit të kandidatëve është nga data 08 Tetor deri në datën 16 tetor 2016. Aplikimi bëhet pranë sekretarive mësimore të Fakulteteve të Universitetit të Tiranës. Për proçedurat dhe dokumentacionin e kërkuar, referohuni në  Udhëzimin nr. 24, datë 07.10.2016.

Për Udhëzimin nr.24 datë 07.10.2016 klikonii këtu:

Video per manualin e regjistrimit në Raundin e Dytë

Per me shume klikoni këtu

Hapet thirrja për Aplikime për Bursa për Studentët në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin e Latvias, Letoni

Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës, në Universitetin e Latvias, Letoni.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

-Shkëmbimin e studentëve për studime;

Nivelet e mobilitetit për studentët:

- Bachelor;

- Master;

Kohëzgjatja e bursave:

- Bachelor (5 muaj);

- Master (5 muaj);

Fushat e studimit:

- Studentët e nivelit Bachelor mund të aplikojnë vetëm për fushat:

Ekonomiks;

Administrim Biznes;

Kontabilitet;

Financë-Bankë;

Marketing;

- Studentët e nivelit Master mund të aplikojnë vetëm për fushat:

Shkenca Sociale ose Studime Europiane

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit të ofruara në gjuhën angleze nga Universiteti i Latvias klikoni në adresën:

http://www.lu.lv/eng/istudents/exchange/courses

Bursat përfshijnë:

-Kompensimin mujor për studentët (750 EUR në muaj);

-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

cmime

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:

-CV (në gjuhën angelze);

-Kopje e Pasaportës;

-Vërtetim studenti;

-Listë notash e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze;

-Letër Motivimi në  gjuhën angleze;

-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1) 

-*Learning Agreement

* Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility”. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Latvias lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj në semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: http://www.unitir.edu.al/images/Bursat/Learning_Agreement.pdf

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:

-CV (në gjuhën angelze);

-Kopje e Pasaportës;

-Vërtetim studenti;

-Listë notash e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze;

-Letër Motivimi në  gjuhën angleze;

-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2) 

-*Learning Agreement

* Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility”. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Latvias lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj në semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: http://www.unitir.edu.al/images/Bursat/Learning_Agreement.pdf

Afati për aplikim: 7 Nëntor 2016

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Komunikimit, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. me subjekt: “Aplikim për bursë  në  Universitetin e Latvias, emrin dhe mbiemrin tuaj”.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!

Mesazhi i Urimit të Rektorit të UT-së, Prof. Dr. Mynyr Koni për Studentët e UT-së

Të dashur studentë,

Mirësevini në Universitetin Tuaj.

Sot shënon një ditë e veçantë për gjithë ju dashamirës të dijes të cilët filloni me shumë entuziazëm dhe plot energji vitin e ri akademik 2016/2017. Dëshiroj t’ju uroj një mirëseardhje të ngrohtë të gjithë studentëve të rinj të regjistruar, të cilët na kanë besuar duke përzgjedhur Universitetin e Tiranës, sikurse dëshiroj t’ju uroj një rikthim të mbarë studentëve ekzistues në këtë mjedis plot gjallëri dhe të bukur universitar që kemi krijuar.

Emocionohem pa masë kur shoh se numri i studentëve që përzgjedhin Universitetin e Tiranës rritet çdo vit e më shumë dhe jam krenar që pranë nesh vijnë studentët më të mirë të gjimnazeve të vendit.

Ky jemi Ne, Universiteti lider! Një Universitet elitar!

Universiteti i Tiranës është një universitet me qasje drejt studentit, andaj në cilësinë e Rektorit dua t’ju garantoj për mbështetjen time të plotë. Ju, tek ne do të gjeni një komunitet të ngrohtë, mikpritës dhe të gjallë studentor. Suksesi juaj në studimet tuaja është qëllimi ynë kryesor. Arsimimi i ofruar në Universitetin e Tiranës është pikënisja e zhvillimit tuaj profesional. Ne do të punojmë fort që të kontribuojmë në të ardhmen Tuaj, duke ju pajisur me njohuritë, vlerat dhe cilësitë e duhura që Ju të jeni agjentët e ardhshëm të ndryshimit të cilët do të keni në dorë transformimin e vendit, të vendit tuaj, të vendit tonë.

Më lejoni t’ju uroj nga zemra një rrugëtim të mbarë akademik dhe plot suksese.

                                                                                            REKTORI

                                                                                         MYNYR KONI

ABONOHUNI

Sigurohuni që nuk do humbisni asnjë event nga UNITIR duke u abonuar në letërnjoftimin tonë.

Na Kontaktoni

Për çdo informacion ose pyetje, na kontaktoni:

Na ndiqni

Ne jemi edhe në Facebook. Na ndiqni dhe mbetemi ne kontakt.

INFORMACION

Rreth Nesh

FAKULTETET

ADRESA

Rektorati,

Sheshi "Nënë Tereza" 

Kutia Postare Nr. 183

Tiranë, Shqipëri