Këshilli Kombëtar Studentor

Këshilli Kombëtar Studentor

 

 

Këshilli Kombëtar Studentor – KKS është konstituar në datën 21.05.2008 , bazuar në ligjin nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, neni 55  pas  nje procesi zgjedhor të lirë, transparent dhe të pakontestueshëm.

 

Këshilli Kombëtar Studentor (KKS) është forumi legjitim, më i lartë, përfaqësues i studentëve shqiptarë dhe interesave të tyre. KKS është një institucion autonom dhe jashtë çdo ndikimi institucional dhe politik. Në Këshillin Kombëtar Studentor përfaqësohen të gjithë kryetarët e këshillave studentorë në nivel fakulteti të Universiteteve Publike dhe Jo publike.

 


Misioni i 'KKS'

 

Ne synojmë që të kemi një vizion të qartë përfaqësimi dhe promovimi të interesave akademike, kulturore, sociale, dhe ekonomike të studentëve shqiptarë.

 

Objektivat dhe Qëllimet

 

  • Promovimi i kësaj strukture dhe vënia në jetë e misionit të 'KKS' përmes implementimit të projekteve të 'KKS' dhe institucioneve të arsimit të lartë shqiptarë në bashkëpunim ndërmjet tyre.
  • Rritja e pjesëmarrjes së studentëve në vendimarrje dhe në jetën publike.
  • Të rrisim bashkëpunimin me forumet studentore kudo në botë dhe në veçanti me struktura të ngjashme europiane.
  • Trajtimi dhe vënia në dukje e problemeve thelbësore që hasin studentët shqiptarë në jetën akademike dhe sociale duke mos reshtur në ndjekien e tyre deri në momentin e zgjidhjeve të duhura.
  • Angazhimi dhe pjesëmarrja në jetën aktive social-kulturore dhe sportive të studentëve, duke u kthyer në menaxhuesit kreativë të kohës së tyre.
  • Nxitja dhe promovimi i vullnetarizmit rinor dhe rolit të të rinjve në zhvillimin e vendit.

 

Ky vizion është i konceptuar për të rritur përfaqësimin dhe vendimarrjen studentore.

 

Këshilli Studentor i Universitetit të Tiranës ka si objektiv të tij të promovojnë pjesëmarrjen e studentëve dhe koordinojnë përfaqësimin e tyre në organet drejtuese të institucioneve të arsimit të lartë, në strukturat mësimore-kërkimore dhe të shërbimeve. Këshillat e studentëve shprehin mendime dhe propozime për të gjitha problemet me interes të përgjithshëm të institucioneve të arsimit të lartë, si për planet dhe programet e studimeve, rregulloret për veprimtaritë mësimore, të drejtën për të studiuar, cilësinë e shërbimeve, zhvillimin e veprimtarive të ndryshme kulturore, artistike, sportive etj.

 

Aktivitetet e Këshillit Kombëtar Studentor

 

Dita e debatit:

 

Ky është një aktivitet ku studentët kanë mundësi të tregojnë aftësitë e tyre debatuese. Formati i debatit është ai i Karl Popper-it ku studentët ndahen në grupe me nga tre anëtarë dhe mbrojnë tezën e tyre në lidhje më një temë të caktuar. Debati i fundit i realizuar ka qenë ai në Fakultetin e Ekonomisë.

 

Kontakt:

 

Tel:  + 355 68 40 99 057

E-mail: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

ABONOHUNI

Sigurohuni që nuk do humbisni asnjë event nga UNITIR duke u abonuar në letërnjoftimin tonë.

Na Kontaktoni

Për çdo informacion ose pyetje, na kontaktoni:

Na ndiqni

Ne jemi edhe në Facebook. Na ndiqni dhe mbetemi ne kontakt.

INFORMACION

Rreth Nesh

FAKULTETET

ADRESA

Rektorati,

Sheshi "Nënë Tereza" 

Kutia Postare Nr. 183

Tiranë, Shqipëri

Kreu Studentët Rrjetet Studentore Këshilli Kombëtar Studentor