Historiku

PËRSHKRIM I PUNËS SË DEPARTAMENTIT DHE NJË HISTORIK TË SHKURTËR TË TIJ

 

Katedra e Informatikës u krijua në vitin 1984 pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Krijimi  i saj shënoi kurorëzimin e përpjekjeve disavjeçare për të pëgatitur kuadro të mirëfillta informatike në vend. Para vitit 1984, si pasojë e kërkesave të ekonomisë ishin instaluar dy qendra llogaritëse të pajisura me kompjutera. Njera prej tyre, ajo në Tiranë, e krijuar në vitin 1972, u bë një vatër e praktikës së studentëve të cilët kishin në program informatikën. Një rol jo më të vogël luajti edhe qendra llogaritëse e Fierit, në të cilën kryenin praktikën studentët e degës së Gjeofizikës. Ishin pjekur kushtet për të hapur një degë të re e cila do të formonte specialistë të informatikës.
 Bërthama e degës përbëhej nga pedagogë të specializuar jashtë shtetit me studime afatgjata si dhe me pedagogë të specializuar në vend krahas dhe stazheve  afatshkurtëra jashtë shtetit.
 Plani mësimor i hartuar si dhe programi ishin të përafërt me planet dhe programet mësimore të disa universiteteve perëndimore.
Fillimisht dega u hap me 15 studentë të cilët pothuajse të gjithë ishin nga më të mirët e vendit. Pas ndryshimeve demokratike, numri i studentëve të pranuar në vitin e parë filloi të rritet gradualisht, derisa arriti në kuotën 100 studentë të pranuar në vitin e parë.
 Për disa vite numri i pranimit ka qenë 65-70 studentë dhe duket se është sasia më e përshtatshme po të kihen parasysh dy faktorë thelbësorë: Sasia e kompjuterave dhe stafi pedagogjik.
Në vitin 2008 numri i studentëve u rrit në mënyrë të paparashikuar duke vajtur në 180 studentë. Kjo solli shumë vështirësi si në organizimin e mësimdhënies ashtu edhe në zgjerimin e bazës laboratorike.
Aktualisht Departamenti i Informatikës përbëhet nga 11 punonjës të brendshëm, prej të cilëve 2 janë me titullin professor dhe 6 me gradën Master.
Punonjësit e jashtëm janë 8.
 Përsa i përket sasisë së kompjuterave ajo ka qene gjithmonë e mangët. Kur u hap dega ekzistonin vetëm 5 mikrokompjutera të markës Goupil (56 kb RAM, si dhe dy flopi drajvera që zëvendësonin hard diskun).
 Më pas u shtua dhe një mikro kompjuter Commodore (me performancë më të mirë). Ky ishte laboratori i katedrës deri në vitin 1990 kur katedra u fuqizua me një rrjet Vax VMS me 20 terminale. Ndërkohë një mbështetje e madhe ka qënë edhe praktika e kryer në INIMA e cila në vitin 1984 u pjis me minikompjutera Bool.
 Pajisja me rrjetin Vax shënoi një zhvillim të dukshëm të bazës laboratorike duke mundësuar njëkohësisht krijimin për herë të parë të shërbimit të postës elektronike.
 Në periudhën e fillimit t:e tranzicionit drejt nj:e shoq;erie demokratike, u shënua një kthim prapa sidomos në aspektin e pajisjeve laboratorike të cilat dollën jashtë përdorimit për shkak të mosplotësimit të kushteve teknike.
 Numri i studentëve filloi të  rritej  nërkohë që kompjuterat po dilnin ca nga ca jashtë përdorimit. Vetëm këtë vit (2006) mund të thuhet se kemi një farë përmirësimi të dukshëm përsa i përket anës laboratorike. Janë të përdorshëm 40 mikrokompjutera të lidhur në rrjet si dhe është i pranishëm Interneti me një prurje të kënaqshme.
 Përsa i përket stafit pedagogjik, ai filloi të shtohej dhe te kualifikohej dora dorës. Shndërrimet demokratike shkaktuan një hemorragji kuadri edhe në katedrën e Informatikës. Shumë studentë dhe pedagogë të rinj që priteshin të ktheheshin pas mbarimit të studimeve nuk u kthyen.
 Por krahas kësaj edhe pedagogë të kualifikuar filluan të largohen nga katedra tashmë e shndërruar në Departament.
 Edhe seksionet u shkrinë për shkak të numrit të pamjaftueshëm të pedagogëve. Aktualisht Departamenti i Informatikës po shkon drejt rritjes së numrit të pedagogëve dhe drejt ngritjes cilësore të mësimdhënies, kualifikimit dhe kërkimit shkencor.
Ekzistojnë dy grupe mësimore shkencore: Grupi i Teknologjive të informacionit dhe komunikimit, si dhe Grupi i Sistemeve informatike të avancuara.
 Studentët e diplomuar në Informatikë  janë ndër më të kërkuarit në tregun e punës.

 


Kanë drejtuar departamentin:

1. Prof.Dr. Kristian Bukuroshi  1984-1988
2. Dr. Maksi Raço   1989-1992
3. Prof.Dr. Ilia Ninka   1993-1994
4. Prof. Dr. Eqerem Arkaxhiu  1995-2007
5. Prof.Dr. Ilia Ninka   1998-

 

 

Kontakto
Departamenti: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.


Tel/Fax: +355-4-222-32-120

 

Përgjegjësi i Departamentit

Ilia Ninka, diplomuar në Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Dega Matematikë Speciale. “Profesor” prej vitit 1994. Aktualisht është profesor, pranë departamentit të informatikës.

Curriculum Vitae e Përgjegjësit të departamentit 

Kontakto: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
Website: http://www.fshn.edu.al/

ABONOHUNI

Sigurohuni që nuk do humbisni asnjë event nga UNITIR duke u abonuar në letërnjoftimin tonë.

Na Kontaktoni

Për çdo informacion ose pyetje, na kontaktoni:

Na ndiqni

Ne jemi edhe në Facebook. Na ndiqni dhe mbetemi ne kontakt.
Kreu