Përgjegjësi i departamentit

Prof. Tefta Rexha

 

Kontakto: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.fshn.edu.al/

 

Historiku

Departamenti i Biologjisë (DB) është pjesë e Fakultetit të Shkencave Natyrore (FSHN) , Universiteti i Tiranës (UT). Ai është më i madhi i kësaj kategorie në gjithë sistemin e arsimit të lartë shqiptar, me ndikim të rëndësishëm në mësimdhënie dhe punë kërkimore. Departamenti është i përbërë nga 5 grupe mësimore-kërkimore: Biologji Molekulare dhe Qelizore, Botanikë, Zoologji-Ekologji, Fiziologji-Biokimi dhe Gjenetikë-Mikrobiologji.
Qëllimi kryesor i DB është mësimdhënia në shkencat biologjike, jo vetëm brenda FShN-së, por edhe në fakultete të tjera. Ai përbëhet nga 22 punonjës mësimorë, 16 prej të cilëve me titull shkencor.  Historikisht në drejtimet biologjike janë zhvilluar deri në 80 lëndë mësimore, mbi 60 prej të cilave zhvillohen ende. Rreth 40 prej tyre zhvillohen nga DB në bashkëpunim me Kopështin Botanik dhe Muzeun e Shkencave të Natyrës.
Drejtimet kërkimore në DB kanë qenë studimi i florës dhe faunës shqiptare. Në këtë mënyrë, janë mbrojtur doktorata për florën dhe bimësinë e rretheve të veçanta, të formacioneve të ndryshme bimore, p.sh. kullotat dhe livadhet, ahishtat, dushkajat, halorët, barërat e këqija, kërpudhat e larta, algat etj. Në drejtimet shtazore përmendim studimet për ekinodermatët, moluskët, krustacet, insektet (Lepidopterët, Heminopterët, Koleopterët, Homopterët, Kolembolat, Odonatat etj.), shpendët, amfibët, reptilët, gjitarët etj. Produkt i këtij aktiviteti ka qenë edhe pjesëmarrja në studime madhore të botuara si: Flora e Tiranës, Drurët dhe Shkurret e Shqipërisë, Flora e Shqipërisë, Flora Ekskursioniste, Fluturat e Ditës etj. 
Gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit puna kërkimore është drejtuar, gjithashtu, në fiziologjinë bimore, p.sh. përdorimi i rregullatorëve të rritjes, në fiziologji shtazore, gjenetikë popullatash, biologji zhvillimi, mikrobiologji, biokimi etj. Aspekte të rëndësishme të punës kërkimore mbeten vlerësimet ekologjike dhe mjedisore, studimet e biodiversitetit, llojeve të rralla ose të kërcënuara, dhe habitateve me vlera natyrore dhe ekonomike, ndotja etj. 
Historia institucioneve dhe mësimdhënies në biologji fillon qysh prej vitit mësimor 1946-47, me formimin e Institutit Pedagogjik 2-vjeçar, me formimin e Institutit të Shkencave, dhe më pas me formimin e Institutit të Lartë Pedagogjik (1951). Qëllimi tyre ishte përgatitja e mësuesve për shkollat 7-vjeçare dhe të mesme në fusha të ndryshme si dhe në atë të biologjisë dhe kimisë. Njëherësh u hodhën edhe bazat e studimeve në fusha të ndryshme biologjike. Në vitin 1957, me formimin e Universitetit të Tiranës, në FShN, dega 4-vjeçare Biologji-Kimi ishte një nga degët e rëndësishme, ku përgatiteshin mësues të biologjisë dhe kimisë për shkollat e mesme, duke plotësuar, gjithashtu, edhe kërkesat për biologë të institucioneve të ndryshme. Në atë kohë lëndët biologjik mbuloheshin nga dy katedra, ajo e Botanikës dhe e Zoologjisë. Më pas pranë tyre u krijuan dhe KB dhe MSN.
Prej viteve 1990, u formuan, gjithashtu, edhe dy katedra të tjera, Gjenetikë-Mikrobiologji dhe Fiziologji Shtazore. Pak vjet më vonë, me ndryshimet e reja në Shqipëri, u formua Departamenti i Biologjisë, i përbërë nga 4 seksione, të cilat ishin 4 katedrat e sipërme:  Botanikë, Zoologji-Ekologji, Gjenetikë-Mikrobiologji, Fiziologji Shtazore. KB dhe MShN, kaluan si Njësi e Shërbimit Universitar në varësi të Dekanatit të FShN. Prej vitit 1998, seksioni i Fiziologjisë Shtazore u përfshi bashkë me atë të Zoologji-Ekologjisë. Nga viti 2008 Departamenti i biologjisë është i organizuar në 5 grupe mësimore kërkimore:
1. Biologji Molekulare Qelizore
2. Fiziologji Biokimi
3. Gjenetikë-Mikrobiologji
4. Zoologji-Ekologji
5. Botanikë
Gjendja e tashme e studimeve biologjike i kushtohet, gjithashtu, edhe mjaft biologëve të tjerë që kanë punuar më parë pranë DB, të cilët kanë hedhur themelet e strukturës së degëve mësimore ekzistuese dhe fushave të ndryshme kërkimore; vlen të përmendim këtu profesorë të nderuar, si: K. Paparisto, M. Demiri, I. Mitrushi, Xh. Qosja, I. Zeko, L. Gjiknuri etj.
Departamenti i Biologjisë është përgjegjës për lëndët bazë universitare: Biologji Qelizore, Biologji Molekulare, Histologji, Biologji Zhvillimi, Gjenetikë, Mikrobiologji, Teori Evolucioni, Biostatistikë Botanikë e Përgjithshme, Sistematikë Bimësh, Zoologji, Ekologji, Biokimi, Fiziologji Shtazore, Hidrobiologji,Fiziologji Bimore, dhe shumë lëndë të tjera pasuniversitare.
Fushat kërkimore kryesore
a. Studimi i florës dhe bimësisë, tokësore dhe ujore (algat, kërpudhat, myshqet, likenet, fiernat, farë zhveshurat dhe farëveshurat); janë me interes edhe aspekte të mbrojtjes së mjedisit, varfërimit të biodiversitetit, ndotje dhe dëmtime të tjera natyrore. Ndikimi i rregullatorëve të rritjes në bimë me interes ekonomik. Seksioni ka dy laboratorë, kryesisht mësimorë:
b. Studimi i faunës: moluskët, krustacet, insektet etj. Krahas këtyre ka studime të karakterit, ekologjik, fiziologjik dhe biokimik
c. Studime në biologjinë humane, biologji zhvillimi, mikrobiologji, gjenetikë popullatash, biologji molekulare etj
Departamenti i Biologjisë ofron nje program Studimi të Ciklit të Parë në Biologji. Në këtë program studimi universitare zhvillohen rreth 35 lëndë mësimore .
Ky program studimi përputhet me nevojat aktuale të ekonomisë shqiptare për specialistë në fushat biologjike, si dhe me kërkesën për reformim nga vendet e BE-së. Procesi reformues merr parasysh edhe kapacitetin që mund të ofrojë DB-ja për reformën, përgatitjen e stafit mësimor, mjediset, pajisjet, tekstet etj. Shumica e programeve të lëndëve që jepen këtu janë përmirësuar ne kuader te reformimit te sistemnit te arsim it et larte.
Programi i studimit në Biologji do përmbushë nevojat për specialistë për institutet e ndryshme kërkimore, shtetërore ose private, që merren me shërbime ose punë kërkimore në biologji molekulare, biokimi, mikrobiologji, fiziologji, gjenetikë etj. Pas diplomimit, në bazë të kritereve, ata mund të ndjekin një nga Ciklet e Dyta te studimit universitar: Biologji Qelizore-Molekulare ose Biologji Mjedisi. Nw kwto programe pregatitetn specialistw pwr institutet kwrkimore , tw cilwt merren me biologhjinw molekulare pwr tw gjithw grupet e gjallesave, duke pwrfshirw edhe njeiuu; ekspertë në administrimin dhe menaxhimin e ekosistemeve të rëndësishme, p.sh. zonat e mbrojtura, ligatinat, kryesisht në administrimin e agjencive të mjedisit, drejtorive të pyjeve, të peshkimit, në rregullim territori, dhe në institucionet e afërta.
Në përfundim të Ciklit të dytë studimit, në bazë të kritereve studentët mund të ndjekin Master të Nivelit të Dytë në drejtime të thelluara Biologjike (Ky master përmban 60 kredite dhe zgjat 1 vit).
Pas përfundimit të Masterit të Nivelit të Dytë ose të Ciklit të Dytë të në Departamentin e Biologjisë do të organizohen programe studimi të doktoraturës (Cikli i tretë, i cili zgjat tre vite)

Kontakto
Departamenti: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.


Tel/Fax: +355-4-222-32-120

ADRESA

Rektorati,

Sheshi ‘‘Nënë Tereza’, Nr. 1, Kutia Postare Nr. 183

 Tiranë, Shqipëri

Kontakto:

E-mail: info@unitir.edu.al

Website: www.unitir.edu.al 

You are here: Home