Përgjegjësi i departamentit

Petrit Hoda, diplomuar në Universitetin Bujqësor të Tiran?s, në deg?n e Agronomisë. “Profesor i asociuar” prej vitit 1999. Aktualisht drejtues i Kopeshtit Botanik te Tiranes.

Curriculum Vitae e Përgjegjësit të departamentit 

Kontakto: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.


Website: http://www.fshn.edu.al/

Historiku

PËRSHKRIM I PUNËS DHE NJË HISTORIK TË SHKURTËR TË TIJ


Kopshti Botanik është themeluar në vitin 1971. Ai zë një sipërfaqe prej rreth 15 ha. Në të rriten rreth 1.400 lloje dhe nënlloje bimore, kryesisht të vendit tonë. Kopshti Botanik konsiderohet si Njësi Shërbimi Universitar, në varësi të drejtpërdrejtë nga Dekanati i Fakultetit të Shkencave Natyrore. (Kujdes!Jemi ne proces per tu shndrruar ne Njesi Kerkimore)
Kopshti Botanik është Institucion Shkencor me tematika të ndyshme, ku kryesoret janë: Studimi i florës dhe bimësisë së Shqipërisë; Studimi i bioekologjisë së bimëve të introduktuara; Studimi i teknologjisë së kultivimit të disa bimëve zbukuruese; Studimi i trashëgimisë së tipareve të trëndafilave të kopshtijeve dhe krijimi i kultivarëve të rinj me hibridim; Përmirësimi i livadheve dhe kullotave natyrore të Shqipërisë; Studimi i agroteknikës së bimëve mjekësore, Monitorimi i florës dhe habitateve të rrallë të kërcënuar të Shqipërisë, etj.
Ai publikon vazhdimisht Treguesin e Farave (Index Seminum) dhe ka marrëdhënie me rreth 160 Kopshte Botanike të botës. Ai është anëtar i Internacionales së Ruajtjes së Kopshteve Botanike (BGCI)
KB është njëkohësisht Institucion Mësimor dhe Edukues. Kopshti Botanik shërben si një laborator “natyror” për nxënësit dhe studentët e shkollave dhe universiteteve të ndryshëm të vendit. Këtu kryejnë aktivitet mësimore për studentët e Degës së Biologjisë (Fakulteti i Shkencave Natyrore – Tiranë) tre punonjës shkencorë, të cilët japin leksione dhe janë titullarë në lëndët Gjeobotanikë, Fitogjeografi dhe Biogjeografi, si dhe në disa lëndë pasuniversitare (të ciklit të dytë) në drejtimet biologjike. Ata aktivizohen rregullisht në drejtimin e praktikave në terren të disa lëndëve botanike si: Gjeobotanikë, Fitogjeografi, Biogjeografi, Sistematikë Bimësh dhe Botanikë e Përgjithshme si dhe udhëheqin diploma universitare dhe pasuniversitare. Gjithashtu, këta punonjës ndihmojnë gjatë praktikave nga fakultete ose dhe universitete të tjera në lëndët: Botanikë, Ekologji, Fitotekni, Farmaci, Dendrologji, Seleksion Bimor me studentët e Farmacisë, Veterinarisë, Agronomisë, Pylltarisë, Gjeografisë, Urbanistikës. Përveç këtyre, ata shoqërojnë praktikat mësimore dhe vizitat e nxënësve të të gjitha cikleve.
Ndërkohe, Kopshti është dhe një qendër çlodhëse dhe informuese edhe për qytetarët e thjeshtë, veçanërisht në lidhje me problemet e florës e bimësisë shqiptare e natyrës në përgjithësi, sidomos të problemeve që kanë të bëjnë me evidentimin e vlerave dhe ruajtjen e saj.

 

Kontakto
Departamenti: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.


Tel/Fax: +355-4-222-32-120

ADRESA

Rektorati,

Sheshi ‘‘Nënë Tereza’, Nr. 1, Kutia Postare Nr. 183

 Tiranë, Shqipëri

Kontakto:

E-mail: info@unitir.edu.al

Website: www.unitir.edu.al 

You are here: Home