P?rgjegj?si i Departamentit

Arjola Grazhdani, diplomuar në Universitetin e Tiran?s, në deg?n e Biologjisë. Pedagoge prane Departamentit te Bioteknologjise.

Curriculum Vitae e Përgjegjësit të departamentit 

Kontakto: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.


Website: http://www.fshn.edu.al/

Departamenti i Bioteknologjisë

FUSHAT E VEPRIMTARISE

• Studime pergjithesuese ne shkalle rajonale ose kombetare per ekologjine e ekosistemeve natyrore bimore dhe shtazore te vendit, per t’u dhene rekomandime instancave shteterore per shkallen e demtimit te flores dhe faunes nga ndotjet dhe masat per permiresimin e gjendjes dhe konservimin e natyres ne Shqiperi.
• Studime ne fushen e gjenetikes, te fiziologjise se bimeve, biologjise molekulare dhe te biokimise se kultivareve, mutanteve dhe streseve me qellim te pasurimit te fondit gjenetik.
• Perdorimi i metodave te reja bioteknologjike per permiresimin gjenetik, per evidentimin e pasurise brenda dhe nderllojore, per shumimin e bimeve dhe ruajtjen e germoplazmes se bimeve te kultivuara dhe spontane.
• Studime per mikrofloren me interes te pergjithshem biologjik, industrial dhe bujqesor (jo patogjene) me ane te pasurimit dhe mbajtjes ne gjendje eficiente te koleksionit shkencor te mikroorganizmave .
• Zhvillimi i veprimtarive konsultuese dhe kualifikuese kombetare per probleme te vecanta te flores spontane, te metodave te studimeve ekologjike, bioteknologjike, te gjenetikes, te fiziologjise se bimeve dhe te biokimise se streseve.


ORGANIZIMI


GRUPLENDET E BIOTEKNOLOGJISE INDUSTRIALE

Drejtimet e Kerkimit: FIZIOLOGJI BIMORE, KULTURA QELIZORE & INDORE, MUTAGJENEZE KIMIKE DHE FIZIKE, MIKROBIOLOGJI

1. Perdorimi i metodave bioteknologjike ne permiresimin gjenetik, ruajtjen dhe pasurimin e germoplazmes, ne mikroshumimin e shpejte dhe prodhimin e bimeve te painfektuara te kulturave bujqesore dhe bimeve spontane. Krijimi i Laboratorit Kombetar te Kulturave Indore dhe Qelizore.
2. Studimi ekofiziologjik i efektit te metaleve te renda ne bimet e kultivuara dhe ne vegjetacionin spontan. Studimi i efektit te stresit oksidativ dhe te shokut te nxehtesise ne kultivare te ndryshem gruri.
3. Izolimi, identifikimi dhe percaktimi i karakteristikave te mikroorganizmave me rendesi per industrine ushqimore. Pasurimi i koleksionit te mikroorganizmave me shtame te reja me efektivitet te larte me ane te mutagjenezes fizike.
4. Zhvillimi i veprimtarive konsultuese, kualifikuese shkencore per probleme te perdorimit te metodave bioteknologjike ne rang kombetar, per studime ekofiziologjike dhe ne fushen e mikrobiologjise.
Prane departamentit ekziston Laboratori i Kulturave Indore dhe Qelizore qe po pasurohet per perdorimin e teknikave bioteknologjike, si dhe laboratori i matjeve te treguesve fiziologjike. Departamenti posedon dhe koleksionin kombetar te mikroorganizmave jo patogjene me rendesi per industrine ushqimore.
5.Permiresimi gjenetik me ane te mutagjenezes kimike, fizike dhe seleksionimit tradicional ne kultura te ndryshme bujqesore.
7. Perfitimi i bimeve haploide dhe dihaploide nepermjet kultivimit “in vitro” te anterave te drithrave.

Nder arritjet permendim:
- Shumimi i drureve frutore dhe pyjore (kiwi dhe arra) me ane te mikroshumimit.
- Shendetesimi i materialit mbjelles per bimet e patates dhe te karafilit me ane te kultures se meristemes.
- Perdorimi i metodave bioteknologjike per ruajtjen e germoplazmes se bimeve spontane dhe te kultivuara, ngritja e bankes gjenetike ‘ in vitro’ per bimet spontane.
- Gjetja e kritereve te karakterizimit te rezistences se kultivareve te grurit ndaj streseve abiotike.
- Izolimi nga materiale te vendit, identifikimi dhe karakterizimi i rreth 600 shtameve bakteresh, majash dhe myqesh. Aktualisht koleksioni permban 50 shtame majash dhe 100 shtame bakteresh laktike te liofilizuara me perdorim ne industrine ushqimore.
- Krijimi i kultivareve te rinj te grurit te perftuar nga mutagjeneza kimike dhe transformimi gjenetik.
- Perftimi me ane te rrezatimit jonizues te linjave te grurit te forte me trup te shkurter dhe me prodhim sa kontrolli, me interes per kryqezime te metejshme.
- Gjetja e parametrave biokimike dhe biofizike si kritere korreluese me prodhimin, cilesine dhe rezistencen e kultivareve te dritherave per programet e permiresimit gjenetik.
- Studimi biokimik i resurseve gjenetike bimore te vendit


GRUPLENDET E BIOEKNOLOGJISE MOLEKULARE DHE STUDIMIT TE BIODIVERSITETIT

Drejtimet e kerkimit: CITOLOGJI, CITOGJENETIKE, BIOLOGJI MOLEKULARE, BIOFIZIKE, BIOKIMI

1.Studimi citogjenetik i specieve endemike dhe te rendesishme te flores spontane te Shqiperise.
2. Studimi citologjik i organogjenezes se bimeve ne kushte normale dhe ne kulture “in vitro”.
3. Studimi i ndikimit te streseve ambjentale ne rruget metabolike, si sinteza e proteinave dhe aminoacideve dhe ne dinamiken e proceseve fillestare te fotosintezes dhe mekanizmin molekular te tyre tek bimet e larta te kultivuara dhe spontane.
4. Studimi i struktures se biomolekulave dhe i bashkeveprimit te tyre.
5.Vleresimi i biodiversitetit ne nivel molekular permes zbulimit te polimorfizmave gjenetike ne nivel brenda dhe nderllojor per speciet bimore me rendesi ekonomike dhe ato endemike e te rrezukuara.
6. Evidentimi i hershem i fitopatologjive tek speciet bimore me ane te metodave molekulare.
7. Perdorimi i metodave molekulare per vleresimin e origjinalitetit te produkteve bimore.
8. Studime gjenetike dhe analize e diversitetit biologjik te popullatave ne floren dhe faunen spontane dhe te kultivuar te Shqiperise.

Ka keto arritje me te rendesishme:
- Studimi citogjenetik i disa specieve te bimeve spontane ne zona te ndryshme te Shqiperise.
- Studimi i parametrave citologjike te bimeve te kultivuara ne kushte normale dhe “in vitro”.
- Ne fushen e citogjenetikes bimore per identifikimin e specieve endemike dhe ballkanike.
- Sherbime per analiza kimike te komponimeve specifike bimore me vlere ekonomike.
- Evidentimin e pasurise gjenetike brendallojore per disa specie medicinale, dhe me vlere ekonomike.
- Vleresimi i pasurise varietore te disa specieve bimore autoktone me interes ekonomik.


HISTORIKU I DEPARTAMENTIT TE BIOTEKNOLOGJISE
FAKULTETI I SHKENCAVE TE NATYRES
UNIVERSITETI I TIRANES


Departamenti i Bioteknologjise, FSHN, UT u themelua ne Prill 2008 me Vendim te Keshillit te Ministrave.
Ndonese i pari Departament i Bioteknologjise ne vendin tone, nuk mund te konsiderohet pa historik pasi ne themel te tij u vendosen baza materiale laboratorike dhe mbeshtetese, burimet njerezore dhe arritjet shkencore te ish Institutit te Kerkimeve Biologjike (IKB) te Akademise se Shkencave.
Ne periudhen Prill 2008-e ne vazhdim Departamenti eshte angazhuar me perkushtim ne realizimin e suksesshem te te parit program Diplome ne Nivelin e Dyte (DND) ne Bioteknologji Molekulare dhe Industriale, ne vendin tone, gjate viteve akademike 2008-2010 dhe ka hartuar nje Program Doktoraturash ne fushen e Bioteknologjise per te siguruar vazhdimesine e aktivitetit kerkimor –shkencor edhe ne nivelin e trete (PhD). Stafi i tij eshte angazhuar ne realizimin e nje sere projektesh te Ministrise se Arsimit dhe Shkences, bilaterale dhe multilaterale qe synojne fuqizimin e bazes materiale didaktike-shkencore, dhe perfshirjen e kerkimit ne mesimdhenie.

Me poshte po pershkruajme shkurtimisht historikun e IKB.
I krijuar si Qender e Kerkimeve Biologjike ne prill te vitit 1978 IKB pati drejtime shkencore:“Studimin e flores spontane te vendit dhe eksperimentime ne gjenetike, fiziologji, biokimi dhe mikrobiologji”.
Ne vitin e themelimit u ngrit nje berthame e vogel specialistesh nga Katedra e Botanikes dhe e Kimise Organike ne Fakultetin e Shkencave Natyrore te Universitetit te Tiranes dhe institucione te ndryshme shkencore te vendit nen kujdesin e cmueshem te Akademik Kole Paparisto dhe te Zv. Kryetarit te Akademise se Shkencave Kole Popa. Merite e vecante i takon Akademik Teki Tartarit, si drejtor i pare, qe i kushtoi 15 vjet te eksperiences se tij ngritjes se Institutit dhe organizimit te punes shkencore.
Qe ne themelim, Institutit iu atashua Herbari Kombetar, i trasheguar nga pervoja e vyer e tre botanisteve shqiptare te Fakultetit te Shkencave Natyrore, Prof. Kole Paparisto, Prof. Xhafer Qosja dhe Prof. Mustafa Demiri. Gjithashtu u transferuan dhe 3 laboratore te kimise dhe fiziologjise se bimeve.
Veprimtaria shkencore e Qendres se re filloi me ngritjen e 5 sektoreve shkencore: te Flores, Fiziologjise se Bimeve, Gjenetikes, Biokimise dhe Mikrobiologjise.
Aktiviteti shkecor ne fillim u perqendrua ne pasurimin e metejshem te Herbarit Kombetar me ekzemplare te rinj nga terreni dhe ne fillimin e punes per hartimin e vellimit te pare te Flores se Shqiperise dhe me tej per vellimet e tjera.
Ne Sektorin e Fiziologjise se Bimeve, puna shkencore u perqendrua ne radiostimulimin e disa bimeve bujqesore te kultivuara ne bashkepunim me Institutin e Fizikes Berthamore dhe rolin e disa mikroelementeve dhe fitohormoneve ne bimet.
Sektori i Gjenetikes ndermori drejtimin e kryqezimeve industriale per prodhim mishi nga gjedhi dhe dhente dhe pas disa vitesh ne bashkepunim dhe me Sektorin e Fiziologjise dhe te Biokimise filloi realizimin e temes shkencore te biologjise molekulare per efektin e acideve nukleike ekzogjene ne disa bime bujqesore.
Sektori i Biokimise realizonte kryesisht analiza te proteinave te produkteve te krijuara nga Sektori i Gjenetikes dhe Fiziologjise dhe me vone filluan tema te mirefillta te biokimise dhe biologjise molekulare si polimorfizmi proteinik ne kafshet dhe bimet.
Sektori i Mikrobiologjise filloi nga puna per grumbullimin e shtameve te mikroorganizmave me interes industrial.
Personeli fillestar i qendres se Kerkimeve Biologjike perbehej prej rreth 10 specialisteve shkencore, 6 laboranteve dhe 4 puntoreve te parceles eksperimentale, si dhe nga nje minimum kuadrosh te administrates. Specialistet ne sektoret e ndryshem kane ndjere gjithmone nga afer ndihmen e figurave te shquara si te akademikeve Kole Paparisto, Mentor Permeti dhe Teki Tartari.

Paralelisht me formimin organizativ te sektoreve shkencore me kuadro te reja, u hartuan dhe u realizuan plane per kualifikimin pasuniversitar te specialisteve ne fusha te ndryshme kerkimi. Nje hop cilesor shenoi aktiviteti shkencor i Qendres se Kerkimeve Biologjike pas ndertimit te godines se re me rreth 25 laboratore dhe mjedise te kerkimit shkencor te paisura dhe me aparatura te reja shkencore me 1988, si dhe pas vendimit te Qeverise te vitit 1991 per kthimin e Qendres ne Institut te Kerkimeve Biologjike.
Ne kete periudhe Instituti ngriti me tej nivelin e kerkimit shkencor, zgjeroi lidhjet me Fakultetin e Shkencave Natyrore, me disa institute te shkencave natyrore te Akademise se Shkencave, me Institutin e Larte Bujqesor dhe me institute kerkimore te bujqesise.
 Instituti ka organizuar cdo vit sesione shkencore, ku shqyrtoheshin rezultatet e kerkimit, qe pasqyroheshin ne vjetaret shkencore “Punime te Qendres se Kerkimeve Biologjike” dhe “Punime te Institutit te Kerkimeve Biologjike” (11 numra nga viti 1983 deri me 1998).
Me kalimin ne vitet e tranzicionit, megjithe veshtiresite e krijuara, stafi shkencor i Institutit ka punuar per ngritjen e nivelit te kerkimit shkencor, per perfshirjen e drejtimeve te reja te biologjise ne studimet dhe kerkimet. Vitet e fundit eshte intensifikuar puna ne projekte me karakter aplikativ dhe te lidhura ngushte me zgjidhjen e problemeve te ruajtjes dhe mbrojtjes se mjedisit, te biodiversitetit, si dhe te ekonomise, si ne fushen e bujqesise, te studimit te bimeve aromatike mjekesore, te florikultures etj.
Gjate 25 viteve te ekzistences se Institutit, megjithe oshilacionet e detyruara nga vitet e tranzicionit, eshte pergatitur nje staf i kualifikuar, qe deri ne 2008 perfshin 7 Profesore, 3 Asistent Profesore, nje Doktor Shkencash, tre MSc.
Me kalimin e viteve jane ngritur nje sere laboratoresh te specializuar, baze per realizimin e projekteve shkencore ne fushen e bioteknologjise bimore (kulturat "in vitro"), te biologjise molekulare (karakterizim gjenik), te citogjenetikes dhe citologjise, te mutagjenezes, te ekologjise per studimin e fitoplanktonit, te biokimise dhe biofizikes (analiza kromatografike, elektroforetike, spektrofotometrike etj.).
Projektet shkencore financohen nga buxheti i Akademise se Shkencave, nga Programe Kombetare per Kerkim dhe Zhvillim dhe Protokolle bilaterale me vendet e rajonit, te mbeshtetura nga Ministria e Aresimit dhe Shkences, nga Programe te Monitorimit dhe te Kerkimit te Ministrise se Mjedisit, si dhe nga Organizata Nderkombetare, qe veprojne ne Shqiperi si Banka Boterore, UNEP, REC etj., nga Komuniteti Evropian nepermjet Programit INTERREG II.
Instituti i Kerkimeve Biologjike eshte pike fokale e IUCN-se ne Shqiperi dhe shume specialiste jane anetare te FESPB (Federation of Europian Societies of Plant Biology), te Shoqates Nderkombetare te Fotosintezes, te Shoqates Evropiane te Biofizikes, te Asocionit te Shoqatave Ballkanike te Biologjise.
Rezultat i rendesishem i projekteve paraqitet aktiviteti i pasur botues, qe radhit disa monografi me vlera shkencore kombetare, por dhe nderkombetare, si 4 vellimet e “Flores se Shqiperise”, qe paraqesin nje veper fondamentale te pasurise bimore te vendit tone, monografi per gjenetiken e kafsheve dhe bimeve, per fiziologjine dhe bioteknologjite e reja, per polimorfizmin proteinik etj. Qe nga viti 1999 prane Institutit botohet revista shkencore periodike "Studime Biologjike" (dy here ne vit).

Gjate periudhes 29 vjecare Instituti ka organizuar 3 Konferenca Kombetare shkencore: per Mjedisin (1979), per Gjenetiken e Zbatuar (1984) dhe me rendesi te vecante ka qene organizimi i Konferences Kombetare te Zhvillimit te Shkencave Biologjike me 26-27 Prill 2001, ne te cilen morren pjese me kontribute shkencore mbi 150 shkencetare shqiptare brenda dhe jashte vendit, si dhe shkencetare biologe te huaj.

Per periudhen 29-vjeçare te jetes se tij Instituti i Kerkimeve Biologjike eshte drejtuar nga Akademik Teki Tartari (1978 – 1993), Prof. Dr. Jani Vangjeli (1993 – 1997),
Dr. Mynyr Koni (1997 – 1998), Prof. Dr. Efigjeni Kongjika (1999 – 2007), dhe pas krijimit te Departamentit te Bioteknologjise nga Dr.Ariola Grazhdani (2008-2009).

 

Kontakto
Departamenti: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.


Tel/Fax: +355-4-222-32-120

ABONOHUNI

Sigurohuni që nuk do humbisni asnjë event nga UNITIR duke u abonuar në letërnjoftimin tonë.

Na Kontaktoni

Për çdo informacion ose pyetje, na kontaktoni:

Na ndiqni

Ne jemi edhe në Facebook. Na ndiqni dhe mbetemi ne kontakt.
Kreu