Pershkrimi i departamentit te matematikes, statistikes dhe informatikes se zbatuar
Departamenti “Matematikë, Statistikë dhe Informatikë e Zbatuar” përgjigjet për mësimdhënien në degën e “Informatikës Ekonomike” degë e cila në vitin akademik 2006-2007 ka diplomuar brezin e parë të studentëve të saj.
Gjithashtu, departamenti ka si detyrë të mbulojë mësimdhënien e lëndëve matematikë, statistikë dhe të lëndëve informatike në degët dhe specialitetet e Fakultetit të Ekonomisë, si dhe të kryejë punë kërkimore dhe shkencore në fushat e matematikës, statistikës dhe informatikës së zbatuar, kryesisht në ekonomi dhe biznes. Departamenti përbëhet nga 23 anëtarë efektivë, nga të cilët 2 profesorë të asociuar, 6 profesorë, 5 doktorë shkencash, dy pedagogë, 6 master dhe 2 asistentë të rinj.

Departamenti ka aktivizuar dhe aktivizon edhe mjaft pedagogë të jashtëm me përvojë e me grada shkencore si dhe asistentë të rinj të diplomuar brenda dhe jashtë vendit.
Në departamentin e Matematikës, Statistikës dhe Informatikës së zbatuar aktivizohen si pedagogë të jashtëm: Prof. Dr. Gudar Beqiraj, Prof. Dr. Neki Frashëri, Prof. Asoc. Dr. Marenglen Bukli etj.
Kontakto
Departamenti: info_departamenti_i_matematike_statistike_dhe informatikes se
This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it
Tel/Fax: +355-4-223-45-789