Përgjegjës i departamentit

Prof. Dr. Shyqyri LLACI


Website: http://www.fakultetiekonomise.edu.al

Historiku

Pershkrimi i departamentit te manaxhimit

Departamenti i Manaxhimit, i krijuar në vitin 1993, është i organizuar me tre seksione: seksioni Manaxhimi i përgjithshëm & Administrimi publik, seksioni Manaxhimi i burimeve njerëzore dhe seksioni Manaxhimi i operacioneve.
Ky departament mbulon 19 lëndë, që zhvillohen në degë apo specialitete të ndryshme të nivelit universitar dhe pasuniversitar. Në degën e Administrim biznesit ofron diplomë në specialitetin “Manaxher biznesi” dhe “Administrator i sektorit publik”. Gjithashtu, departamenti i manaxhimit është përgjegjës për programin pasuniversitar “Master në Administrim Biznesi (MBA) dhe Master në Administrim Publik (MPA)”.



Departamenti i manaxhimit aktualisht ka 18 pedagogë efektivë, nga të cilët 6 profesorë, 4 profesorë të asociuar, 7 pedagogë me Master dhe 1 asistent. Krahas angazhimit për një mësimdhënie cilësore, personeli i departamentit është i angazhuar në një punë relativisht të gjerë studimore-shkencore e botuese, në funksion të procesit mësimor, duke dhënë njëkohësisht kontribut profesional, në reforminin e ekonomisë së vendit, veçanërisht në fushën e biznesit dhe të administrimit publik. Departamenti, në mënyrë të vazhdueshme angazhon edhe pedagogë të jashtëm duke synuar gjithmonë tërheqjen e specialistëve me përvojë dhe me grada e tituj shkencorë.

Departamenti ka lidhje e bashkëpunim, në kuadrin e projekteve mësimore-shkencore, me një sërë departamentesh homologe jashtë vendit. Në të njëjtën kohë, ai kooperon edhe me një numër institucionesh vendase për çështje të ekonomisë dhe biznesit shqiptar.

Në departamentin e manaxhimit aktivizohen si pedagogë të jashtëm: Prof. Asoc. Dr. Filip Ngjelo, Dr. Hysen Çela, Dr. ArlindaYmeraj, Dr. Aleksandër Biberaj, Dr. Ira Zoga, Dr. Flora Mborja etj.


Kontakto
Departamenti: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.


Tel/Fax: +355-4-223-45-789

ADRESA

Rektorati,

Sheshi ‘‘Nënë Tereza’, Nr. 1, Kutia Postare Nr. 183

Tiranë, Shqipëri

Kontakto:

E-mail: info@unitir.edu.al

Website: www.unitir.edu.al 

Kreu