Përgjegjës i departamentit

Prof. Ass. Vjollca HYSI


Website: http://www.fakultetiekonomise.edu.al

Departamenti i Marketingut

Pershkrimi i departamentit te marketingut 


Departamenti i Marketingut është një nga gjashtë departamentet e Fakultetit të Ekonomisë, i krijuar në vitin 1993. Ai është krijuar pas ndryshimeve demokratike mbi bazën e Katedrës së Tregtisë dhe Merceologjisë.
Në këtë periudhë e më pas, një numër i madh pedagogësh u specializuan në universitete të ndryshme si në SHBA, Britaninë e Madhe, Francë, Gjermani, Itali, Greqi, etj. Departamenti i Marketingut ka marrë pjesë drejtpërdrejt në tre programe TEMPUS me Universitetin ”Pierre Mendes France” (Grenobël-Francë), Universitetin e Budapestit (Hungari), Univesitetin e Anxherit (Francë) dhe Shkollën e Lartë të Turizmit (Selanik-Greqi) si dhe me Shkollën e Lartë të Turizmit (Modena-Itali). Ai ka marrë pjesë gjithashtu në programe të tjera që janë drejtuar nga Departamentet e tjera të Fakultetit. Gjithashtu personeli i Departamentit ka mbajtur lidhje të vazhdueshme me Universitete të ndryshme duke organizuar e marrë pjesë në shumë veprimtari shkencore lokale dhe ndërkombëtare. Mbi bazën e eksperiencës së fituar për këtë departament janë hartuar programet mësimore, në përputhje me kërkesat që shtrohen për përgatitjen e specialistëve, sipas kërkesave të tregut.



Departamenti aktualisht mbulon, krahas lëndëve që zhvillohen në trungun e përbashkët, edhe lëndët për profilet e marketingut dhe profilit të turizmit. Këto profile ndahen pas përfundimit të vitit të tretë, mbi bazën e zgjedhjes nga studentët e administrimit të biznesit. Gjithashtu, departamenti i marketingut është përgjegjës për programin pasuniversitar “Master në Marketing (MM), program i cili është në vitin e dytë të jetës së tij.

Aktualisht Departamenti i Marketingut ka 2 profesorë, 3 profesorë të asociuar, 2 Doktorë shkencash, 2 pedagogë dhe 4 asistentë. Departamenti i Marketingut është ndër departamentet e para që ka vendosur lidhje me departamente homologe të universiteteve më në zë në vendet e Evropës Perëndimore dhe SHBA, me të cilët bashkëpunon në mënyrë të frytshme. Po kështu ai bashkëpunon me një numër të konsiderueshëm biznesesh të suksesshëm brenda vendit dhe Universitetet e rretheve.

Personeli më i kualifikuar i Departamentit është angazhuar në përgatitjen e teksteve mësimore për studentët që vazhdojnë Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë dhe rrethe. Ai merr pjesë gjerësisht në studime të ndryshme shkencore.

Në departamentin e marketingut aktivizohen si pedagogë të jashtëm: Selami Xhepa (Dr), Altin Muça (Dr), Bajram Korsita (Dr), Bajram Muça (Dr), Mimoza Vokshi (Dr), si dhe disa të tjerë që kanë përfunduar studimet për master dhe punojnë në insitucione dhe organizata të ndryshme duke sjellë përvojën nga jeta aktive.
 

Kontakto
Departamenti: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.


Tel/Fax: +355-4-223-45-789

ADRESA

Rektorati,

Sheshi ‘‘Nënë Tereza’, Nr. 1, Kutia Postare Nr. 183

Tiranë, Shqipëri

Kontakto:

E-mail: info@unitir.edu.al

Website: www.unitir.edu.al 

Kreu