Përgjegjëse e Departamentit të Gjuhës gjermane

Brikena Kadzadej, diplomuar në Fakultetin e Histori-Filologjisë, Gjuhë e letërsi gjermane dhe shqiptare Tiranë, 1990. Doktoratura mbi “Format e të drejtuarit, të përshëndetjes dhe të ndarjes në krahsim shqip-gjermanisht” në Justus-Liebig Universität Giessen, Gjermani, 2004.

Curriculum Vitae e Përgjegjësit të departamentit 

Kontakto: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.


Website: http://www.unitir.edu.al

Historiku

Universiteti i Tiranës dhe me të Fakulteti i Histori - Filologji, u themeluan në vitin 1957. Me themelimin e këtij fakulteti  në Universitetin e Tiranës krahas rusishtes, që jepej në të gjitha shkollat e mesme, u ofruan më vonë gjuhët anglisht dhe frengjisht.
Në vitin 1965 u hap shkolla e parë e mesme e gjuhëve të huaja „Asim Vokshi“ në Tiranë, në të cilën mësohej rusisht, anglisht dhe vetëm një vit edhe latinisht.
Nga 1979 deri 1983 në këtë shkollë të mesme u ofrua katër vjet gjermanisht, spanjisht dhe italisht. Të gjithë këta nxënës, gjithsej rreth 40, me mbarimin e shkollës së mesme për gjermanisht, ishin të detyruar që në shkollën e lartë të zgjidhnin njërin prej dy drejtimeve :Gjuhë - letërsi shqipe dhe gjermanisht apo histori dhe gjuhë gjermane, sepse nuk kishte degë më vete të gjuhës gjermane.
Pas kthesës ishin këta studentë dhe studente që punuan si mësues të gjuhës gjermane po ashtu qenë edhe pedagogët e parë të ghuhës gjermane.
Në fillim të viteve `90 Shqipëria u hap drejt Perëndimit, me domosdoshmërinë për të bashkëpunuar dhe për t`u integruar në fqinjësinë evropiane, kështu gjuhët e huaja morën një vlerë të re. Ndër tri gjuhët, të cilat ishin deri tashmë prezent në sistemin shkollor shqiptar, anglishtja ishte më e mësuara, rusishtja humbi vendin e saj. Interesi i shqiptarëve u rrit veçanërisht për ato gjuhë të cilat nuk mund të mësoheshin deri atëherë, si italishtja për shkak të afërisë gjeografike, dhe më vonë gjermanishtja si gjuhë e Evropës.
Në vitin 1992 gjermanishtja u hap si degë më vete në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja (deri atëherë pranë Fakultetit të Histori-Filologjisë). Departamenti përbëhej fillimisht nga dy pedagogë, drejtuesi i departamentit dhe lektori i DAAD-së, i cili hapi rrugën për dërgimin më vonë të lektorëve të tjerë të DAAD-së dhe të një bashkëpunimi më të gjerë midis institucioneve.
Në fillim si program ofroheshin kurse për praktikën e gjuhës, gjë që filloi të ndryshojë nga vitet 1996-1997. Në këtë vit u bë edhe ndarja e studentëve në dy drejtime: „Mësuesi“, drejtimi tradicional, dhe „përkthim e interpretim“.
Për momentin në ketë departament punojnë 15 lektorë të gjuhës gjermane, duke përfshirë këtu edhe lektorin e DAAD-së.
Pothuaj të gjithë pedagogët janë kualifikuar në një nga vendet gjermanofolëse. Një ndihmesë japin institucionet gjermonofolëse në Shqipëri si DAAD (Deutscher Akademischer Austauschdiens), Ambasada e Republikës Federale Gjermane, Göthe-Institut, Kultur-Kontak Austria, Herder-Stiftung, i cili është bërë veçanërisht aktiv në dy vitet e fundit, me mbështetje materiale  dhe me dërgimin profesorëve gjermanë.
Më 1994, dy vjet pas hapjes së departamentit të gjuhës gjermane, me mbështetjen e Ambasadës Gjermane në Tiranë, u ngrit një bibliotekë modeste , e cila u riorganizua dhe u zgjerua në vitin 2004 me ndihmën financiare të Rektorëve të Shkollave të Larta në kuadrin e Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore.
Kjo bibliotekë ka një rëndësi shumë të madhe për departamentin dhe pasurohet çdo vit me mbështetjen e institucioneve të ndryshme gjermanofolëse, madje edhe të Bundestagut gjerman.
Kërkesa për gjuhën gjermane është rritur nga viti në vit. Vetëm sivjet janë pranuar në vitin e parë 115.
Gjithsej studjojnë gjermanisht 273 studente per diplomen e nivelit te pare.
Në vitin akademik 2004/2005 procesi i Bolonjës filloi të zbatohet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja pra edhe në departamentin e gjuhës gjermane. Sipas këtij procesi ky departament u ofron studentëve tri drejtime dhe lëshon diplomat e mëposhtme:
- “Diplomë për Gjuhë, letërsi dhe qytetërim gjermanishtfolës”
- “Diplomë për Përkthim dhe Interpretim“
- “Diplomë për Gjuhë dhe Komunikim“.
Po ashtu në vitin akademik 2008/2009 në kuadër të departamentit ofrohet masteri 1 për drejtimin “Mësuesi“ si edhe në kuadër fakulteti diloma e nivelit të dytë “Komunikim ndërkulturor dhe turistik“ dhe “Përkthim tenik-letrar dhe Interpretim“

 

Kontakto
Departamenti: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

 

Tel/Fax: +355-4-23-71-668

 

ADRESA

Rektorati,

Sheshi ‘‘Nënë Tereza’, Nr. 1, Kutia Postare Nr. 183

 Tiranë, Shqipëri

Kontakto:

E-mail: info@unitir.edu.al

Website: www.unitir.edu.al 

You are here: Home