Departamenti i Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike i shënon fillimet e tij në vitin 1947 me hapjen për herë të parë të Katedrës së Gjuhës Ruse në Institutin dyvjeçar. Më pas, me ngritjen e Institutit të Lartë Pedagogjik në vitin 1951, mësimi i gjuhës ruse filloi të shtrihej edhe më shumë. Në vitin 1955 Katedra e Gjuhës Ruse numëronte 20 pedagogë si dhe një numër të madh studentësh.
Me krijimin e Universitetit të Tiranës në vitin 1957, Katedra e Gjuhës Ruse u përfshi në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë. Me shtimin e numrit të studentëve në Universitetin e Tiranës, katedra u nda në dy:
a) Katedra e Gjuhës Ruse ( e specialitetit) për degën e gjuhës dhe letërsisë ruse, e cila deri në vitin 1972 përgatiste mësues të gjuhës ruse dhe shqipe për shkollën e mesme. Pas këtij viti studentët diplomoheshin vetëm si mësues të gjuhës ruse;
b) Katedra e Gjuhës Ruse (e përgjithshme) për fakultetet e tjera të universitetit.
Në mes të viteve ’80 dy katedrat u bashkuan përsëri në një.
Në vitin 1995 Katedra e Gjuhës Ruse u reformua duke u shndërruar në Departament të Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike, i cili, përveç rusishtes, mbulon edhe studimimin e gjuhëve të tjera sllave dhe ballkanike. Aktualisht departmenti përbëhet nga tri degë:
a) Dega e Gjuhës Ruse;
b) Dega Gjuhës Greke;
c) Dega e Gjuhës Turke.
Si gjuhë të dytë të detyrueshme studentët e tri degëve të mësipërme mësojnë anglishten në 10 semestrat e ciklit të parë dhe të dytë. Në kurrikulat mësimore parashikohet edhe mësimi i një gjuhe të tretë. Studentët e gjuhës ruse zgjedhin në gjuhë tjetër sllave, ndërsa studentët e gjuhëve greke dhe turke një nga gjuhët që studiohen në fakultet.
Vitin e tretë të ciklit të parë studentët mund të zgjedhin njërën nga tri kurrikulat e mëposhtme:
a) gjuhë, letërsi, qytetërim (i gjuhës përkatëse),
b) përkthim-interpretim;
Në mbarim të ciklit të parë jepet diploma e nivelit të pare në fushën… (në njërën nga dy fushat e zgjedhura nga studenti).
Në ciklin e dytë studentët e Departamentit të Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike mund të zgjedhin njërin nga dy programet mësimore:
a) Përkthim teknik-letrar dhe Interpretim;
b) Gjuhë dhe komunikim ndërkulturor e turistik.
Në fund të ciklit të dytë jepet diploma e nivelit të dytë në fushën…(në njërën nga dy fushat e zgjedhura nga studenti).
Departamenti i Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike ka 16 pedagogë efektivë dhe rreth 10 pedagogë të jashtëm. Në degët e gjuhëve sllave dhe ballkanike japin mësim edhe lektorë të huaj nga Greqia, Turqia, Bullgaria etj. Të gjithë pedagogët kanë tituj dhe grada shkencore.
Kontakto
Departamenti:
This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it
Tel/Fax: +355-4-23-71-668