Departamenti i Psikologji – Pedagogjisë ka një histori mbi 50 vjeçare., histori që është e lidhur qysh në themelimin e tij me Universitetin e Tiranës. Departamenti u themelua nga një grup profesorësh të shkëlqyer të arsimuar kryesisht në Rusi dhe në vendet e europës lindore në fushën e psikologjisë dhe edukimit. Departament ishte pjesë e Fakultetit Histori – Filologji dhe shërbente për të kryer formimin profesional të mësuesve të rrinj që dilnin nga fakultetet e Universitetit të Tiranës, duke mbuluar të gjitha kurset e psikologjisë dhe pedagogjisë që jepeshin në kurrikulën e formimit të mësuesve.
Ky staf akademik promovoi në vitin 1981 edhe kursin pasuniversitar një vjeçar ,me shkëputje nga puna , për të pregatitur specialist të fushës së psikologjisë dhe të fushës së arsimit. Ky program për nga niveli i tij dhe struktura organizative, ishte pararendës i programeve Master që u hapën pas vitit 2000.
Me ndryshimet transformuese të shoqërisë shqiptare në vitet 90-të, hapet në vitn 1992 Fakulteti i Shkencave Sociale, ku Departamenti Psikologji – Pedagogji është një nga tre departamentet themelues të këtij fakulteti.
Detyra kryesore e departamentit në fillimin e viteve 90-të ishte :
• Transformimi i planeve mësimor dhe programeve të përgatitjes së mësuesve sipas kërkesave të kohës
• Promovimi i kurseve të reja të psikologjisë dhe edukimit të cilat hedhin bazat e para të formimin të profesioneve të reja në shkencat sociale
• Promovimi i shkencave psikologjike si bazë për përhapjen e profesionit të psikologut dhe punonjësit social
• Bashkëpunimi i vazhdueshëm me universitetet perendimore nëpërmjet programeve të bashkëpunimit me qëllim hartimin e kutikulave evropiane në fushën e shkencave sociale
• Kualifikimin e vazhdueshëm nëpërmjet vazhdimësisë së programeve të doktoraturës të specialistëve shqiptar të fushave sociale
Realizimi me sukses i këtij misioni, çoi në hapjen e degëes së psikologjisë në vitin 1996. Me kalimin e viteve, stafi akademik i Departamentit të psikologjisë dhe pedagopgjisë, duke reformuar programet mësimor dhe kurrikulat si dhe duke rritur eksperiencën profesionale hapi në vitin 2001 , programin Master në drejtimin këshillim Psikologjik dhe drejtimin Mësimdhënie. Stafi akademik i Departamentit psikologji – pedagogji duke ju përgjigjur aderimit të Shqipërisë në kartën e Bolonjës, inicoi në vitin 2005 , transformimin e kutikulave mësimore duke i ndarë në dy cikle studimi. .
Sot stafi akademik i departamentit Psikologji dhe pedagogji ka 21 pedagog. Numri i studentëve të psikologjisë Ndërsa në ciklin e parë të studimeve numërohen mbi 350 studentë dhe Shkalla e tyre e kualifikimit është :
• 3 me titullin profesor
• 5 me titullin profesor i associuar
• 2 me titullin doktor
• 11 me titullin Master i nivelit të dytë dhe të regjistruar në doktoraturë
Sot departamenti mbulon një seri programesh si
• Programin e ciklit të parë ( bachelor) në fushën e psikologjisë
• Programin e nivelit të dytë në psikologjinë shkollore e organizacionale
• Programin e nivelit të dytë në psikologjinë klinike e të zhvillimit
• Programin master i nivelit të parë në këshillim psikologjik
• Programin master i nivelit të parë në orientimin profesional
• Programin master i nivelit të parë për mësues të shkencave sociale
• Programin master i nivelit të parë në menaxhim dhe administrim arsimi
• Programin master i nivelit të dytë në kërkimin psikologjik
• Programin master i nivelit të dytë në edukim
• Programin e doktoraturës në fushën e psikologjisë
• Programin e doktoraturës në fushën e Edukimit.
Kontakto
Departamenti:
This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it
Tel/Fax: +355-4-222-30-369