Titulli i projektit:
Gazeta e Universitetit
Koha dhe Data:
Mars 2009 - Mars 2010
Subjektet përgjegjës:
Universiteti i Tiranës, Rektorati
Përshkrimi i Projektit:
Mijëvjeçari i ri ka hyrë prej vitesh bashkë me të edhe shekulli i cili nga shumica është quajtur si shekulli informacionit. Këtyre përshtatjeve dhe nevojave të reja si në çdo fushë të jetës sonë po mundohet ti përshtatet edhe Universiteti i Tiranës. Në këtë frymë po punohet së bashku me Qeverinë dhe shumë aktorë të tjerë në informatizimin e universitetit gjithashtu edhe me plotësimin e nevojave të fakulteteve me kabinete informatike etj. Rektorati nga ana e tij është angazhuar në përmasimin e kushteve akademike por edhe ne mbajtjen e hapit ose ne shndërrimin e Institucionit pararojë në fushën e informimit të studentëve dhe stafit akademik të Universitetit të Tiranës. Për herë të parë në Historinë e tij 52 vjeçare Universiteti i Tiranës ka krijuar një Faqe Webi jo vetëm dinjitoze por do të thosha prestigjioze, ku krijohet tashmë hapësira që të gjithë pedagogët të kenë për herë të parë adresat e tyre zyrtare të E-mailit me domenin unitir.edu.al, e të gjithë studentët do të mund të bëhen anëtar të kësaj faqeje duke përdorur hapësirat e saj jo vetëm për tu informuar mbi tematika të ndryshme por edhe duke krijuar një urë të fortë komunikimi mes tyre dhe stafit akademik. Në vazhdimësi të projekteve të Rektoratit për përmirësimin e metodave informative është edhe projekti i radhës. Gazeta e Universitetit të Tiranës do të jenë një e përdyjavshme informative me tematika të gjera. Ajo do ti drejtohet jo vetëm stafit akademik por edhe te gjithë studentëve duke u dhënë mundësi që aty të mund të gjejnë edhe më tepër informacion dhe gjithashtu më tepër hapësira si për tu informuar ashtu edhe për tu shprehur. Kjo gazetë do të përbëhet nga 16 faqe me një format A3 (Tabloid) dhe fillimisht do të ketë një tirazh prej 5000 kopjesh nga të cilat 1500 do të shpërndahen falas për stafin akademik dhe institucione të tjera dhe 3500 do të jenë në shitje për studentët me çmimin simbolik prej 20 Lekë. Fitimet nga te cilat do te përdoren për rritjen e kapaciteteve studentore.



Titulli i projektit:
Titulli i projektit: 


