Lajmërime

 

Java Europës në Universitetin e Tiranës 2019

Java Europës në Universitetin e Tiranës

Në kuadër të Javës së Europës, sot më datë 7 maj 2019 në Sallën e Senatit Akademik, Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme si dhe me Delegacionin e Bashkimit Europian në Shqipëri organizoi aktivitetin me temë “Shqipëria dhe Bashkimi Evropian mbështesin të rinjtë nëpërmjet universitetit”.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Mynyr Koni, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Gent Cakaj, Shkëlqësia e tij Ambasadori i Bashkimit Europian, z. Luigi Soreca, dekanë, pedagogë, studentë dhe të ftuar.

Në fjalën e tij Rektori Koni citoi se përfshirja e Universitetit të Tiranës në projektet e Bashkimit Europian është e një rëndësie të veçantë duke u mundësuar stafeve akademike shkëmbimet me kolegët e tyre në BE.

Prof. Dr. Mynyr Koni e vuri theksin mbi rëndësinë që këto projekte kanë për studentët duke u mundësuar atyre periudha shkëmbimi në universitetet partnere në BE, ku sipas tij, kjo do të ndihmojë në formimin e tyre duke i aftësuar më tej për në tregun e punës. Po kështu, Rektori Koni vuri theksin te projektet Jean Monnet ku me modulet e tyre, stafi akademik i Universitetit të Tiranës është i përfshirë në tejçimin e vlerave europiane tek studentët, por edhe tek shoqëria shqiptare.

Z. Gent Cakaj, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Shkëlqësia e tij z. Luigi Soreca në fjalën e tyre të rastit vlerësuan përfshirjen e botës akademike në projekte të ndryshme të ndërkombëtare duke promovuar ekselencën në mësimdhënie dhe kërkime në fushën e studimeve të Bashkimit Evropian dhe në mbarë botën. 

Në këtë aktiviteti z. Elton Skendaj, Drejtor i Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët mbajti një prezantim mbi historinë e aplikimeve të Projektit Erasmus+ KA1 në Universitetin e Tiranës si një histori suksesi duke dhënë shifra dhe fakte mbi këtë projekt.

Gjithashtu u mbajtën edhe dy prezatime për modulet e Projektit Jean Monnet që zhvillohen në Universitetin e Tianës. Prezantimet u mbajtën nga zj. Dhurata Milori, staf akademik i angazhuar në projektin Jean Monnet në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe zj. Meljana Bregu, Koordinatore e projektit Jean Monnet në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë.

Universiteti i Tiranës është pjesë e projektit GRADUA (2017-2020)

Universiteti i Tiranës është pjesë e projektit GRADUA (2017-2020)

Vendim KIZ, nr. 1 datë 26.04.2019

Vendim KIZ, nr.1 datë 26.04.2019

Për zbatimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 782 , datë 26.12.2018

PËR ZBATIMIN E VENDIMIT TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE NR. 782 , DATË 26.12.2018

Vendim KIZ, Nr.2 datë 06.02.2019

Vendim KIZ, Nr.2 datë 06.02.2019

Nënkategoritë

ABONOHUNI

Sigurohuni që nuk do humbisni asnjë event nga UNITIR duke u abonuar në letërnjoftimin tonë.

Na Kontaktoni

Për çdo informacion ose pyetje, na kontaktoni:

Na ndiqni

Ne jemi edhe në Facebook. Na ndiqni dhe mbetemi ne kontakt.

ADRESA

Rektorati,

Sheshi "Nënë Tereza" 

Kutia Postare Nr. 183

Tiranë, Shqipëri

Kreu