Lajmërime

 

Nënshkrimi i marrëveshjes ndërinstitucionale midis Universitetit të Tiranës dhe Universitetit Kombëtar të Studimeve Politike dhe Adiministrimit Publik, Bukuresht

Për më shumë klikoni këtu

Konferenca per shtyp e Rektorit te UT-se mbi kriteret e pranimit per vitin akademik 2017-2018

Për më shumë klikoni këtu

Mbi Hartimin e Projekt-Statutit të Konferencës së Rektorëve

Sot më datën 13.01.2017, në ambjentet e Rektoratit të Universitetit të Tiranës, u mblodh grupi i punës i përbërë nga 5 anëtarë të Konferencës së Rektorëve të institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri, i kryesuar nga Kryetari i Konferencës së Rektorëve, Prof.Dr. Mynyr Koni, grup i cili u miratua në mbledhjen e të gjithë Rektorëve, të zhvilluar në datë 06.01.2017.

Grupi diskutoi dhe doli me një qëndrim të përbashkët për hartimin e Projekt-Statutit të Konferencës së Rektorëve. Ky projekt do t’u paraqitet të gjithë anëtarëve të tjerë për mendime dhe sugjerime.

Gjithashtu, grupi i punës në mbledhjen e mbajtur sot, diskutoi mbi planin strategjik të zhvillimit të institucioneve të arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë, duke trajtuar problematika dhe çështje konkrete që janë të lidhura me vënien në zbatim të Statutit të ri. Gjatë mbledhjes u diskutua mbi mundësinë e financimit të projekteve dhe aktiviteteve që do të zhvillohen nga Konferenca e Rektorëve pas miratimit të statutit të saj.

Për foto klikoni këtu

Mbi fillimin e procesit zgjedhor dhe datën e zhvillimit të zgjedhjeve jashtë rradhe, për disa autoritete drejtuese, përgjegjës departamenti, në Universitetin e Tiranës dhe zgjedhjet e KIZ

Universiteti i Tiranës, Komisioni Institucional i Zgjedhjeve, bazuar në shkresën me nr prot. 12682/1, të datës 29.12.2016, të Ministrit të Arsimit dhe Sportit, Znj. Lindita Nikolla deklaron fillimin e proçesit zgjedhor për zhvillimin e zgjedhjeve jashtë rradhe, në datë 30 janar 2017, për disa autoritete drejtuese, përgjegjës departamenti, në Universitetin e Tiranës, në përmbushje të kompetencave institucionale të këtij procesi deklaron si më poshtë si më poshtë:

  1. Fillimin e procesit zgjedhor për anëtar të KIZ, përfaqësues i Fakultetit të Drejtësisë dhe përfaqësues i studentëve të UT pranë KIZ. (2 vende vakante)
  2. Fillimin e proçesit zgjedhor jashtë rradhe, për disa autoritete drejtuese në Universitetin e Tiranës, si më poshtë:
  1. Përgjegjës i Departamentit të Gjuhës Gjermane në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja;
  2. Përgjegjës i Departamentit të Kimisë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës;
  3. Përgjegjës i Departamentit të Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar në Fakultetin e Ekonomisë;
  4. Përgjegjës i Departamentit të Filozofisë në Fakultetin e Shkencave Sociale
  1. KIZ dhe KZF kanë marrë kompetencat e tyre për mabrëvajtjen e këtij procesi.

Aplikantët për anëtar të KIZ janë të ftuar të paraqesin dokumentacionin e duhur (Rregullorja e Ministres për Zgjedhjet në Universitete), nga data 15 (ora 10.00-14.00) deri në datën 19 janar (ora 10.00), pranë Sekretarisë së KIZ. Mund të vetëkandidojnë për të qenë pjesë të KIZ(2 vëndet vakante) çdo student me kohë të plotë i Universitetit të Tiranës si dhe çdo pedagog i Fakultetit të Drejtësisë.

Aplikantët për “Përgjegjës departamenti” (vendet e shpallura nga Ministri) paraqesin dokumentacionin përkatës pranë Komisioneve Zgjedhore të Fakulteteve përkatës.

KIZ dhe KZF kanë marrë përgjegjësitë e tyre për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të pjesshëm për UT.

Për rregulloren klikoni këtu

Vendim i Ministrisë së Shëndetësisë në Lidhje me Procesin Mësimor në Universitete

Sipas këtij vendimi, sistemi Arsimor Universitar do të jetë i mbyllur në datat 9, 10, 11, 12, 13 dhe 14 Janar 2017.

Për vendimin ju lutem klikoni këtu: vendim

Nënkategoritë

ABONOHUNI

Sigurohuni që nuk do humbisni asnjë event nga UNITIR duke u abonuar në letërnjoftimin tonë.

Na Kontaktoni

Për çdo informacion ose pyetje, na kontaktoni:

Na ndiqni

Ne jemi edhe në Facebook. Na ndiqni dhe mbetemi ne kontakt.

ADRESA

Rektorati,

Sheshi "Nënë Tereza" 

Kutia Postare Nr. 183

Tiranë, Shqipëri

Kreu