Unitir

Përgjegjës i departamentit Sociologjisë

 Prof. Dr. Zyhdi Dervishi

 

Kontakto: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.


Website: www.unitir.edu.al

Historiku

    Para se te shqyrtojme problemet  aktuale te zhvillimit te Deges se Sociologjise te Fakultetit te Shkencave Sociale me lejoni qe fare shkurt te parashtroj nje historik të shkurtër te perhapjes e te zhvillimit te mendimit sociologjik ne Shqiperi.
 Gjate viteve’20 dhe sidomos gjate viteve ’30 te shekullit XX ne shtypin shqiptar dhe veçanerisht ne revistat teorike si « Perpjekja Shqiptare », « Hylli i drites », « Leka » etj. u botuan te perkthyer artikuj dhe pjese te zgjedhura te veprave te sociologeve te shquar si Ogyst Kont, Emil Dyrhejm, Herbert Spencer, Maks Veber, Xhorxh Herbert Mid, Xhorxh Simel etj. Nje ndihmese te rendesishme per perkthimin e veprave te tilla kane dhene prifterinjte e krishterë, veçanërisht françeskanë, dhe gazetarë e studiues te tille si Branko Merxhani, Vangjel Koça etj. Gjate viteve ’30 te shekullit XX ne Shqiperi nuk u realizuan studime sociologjike te mirfillta, por ne shtypin shqiptar u botuan disa shkrime, qe perfaqesonin nje reflektim sociologjik mbi probleme te ndryshme te shoqerise shqiptare të asaj periudhe.
    Ne prill 1940 ne Shqiperi u ngrit per here te pare nje strukture studimore zyrtare qe u quajt  « Instituti Mbreteror i Studimeve Shqiptare » i cili ka funksionuar deri ne nentor 1944. Nga studimi i rreth 340 dosjeve qe gjenden ne Arkivim Qendror te Shtetit mbi veprimtarine  e ketij instituti, rezulton qe punonjesit e tij jane angazhuar kryesisht ne çeshtje te gjuhes shqipe, te historise e te gjeografise se Shqiperise, te flores dhe faunes se Shqiperise etj. Punonjesit e kësaj strukture kërkimore nuk arriten te kryenin asnje studim sociologjik te gjere, serioz. Ne vitin 1947 u ngrit Instituti i Studimeve me 65 punonjees shkencore efektive. Sipas dokumenteve arkivore ne perberje te ketij instituti funksiononte edhe nje berthame qe quhej  « Seksioni i Sociologjise ». Me ashpersimin e luftes se klasave ne fillim te shekullit te XX  ky seksion u mbyll. Nga kjo kohe deri ne vitin 1986 sociologjia nuk kishte si te thuash, pasaporte zyrtare per te qarkulluar ne Republiken Popullore Socialiste te Shqiperise, pasi sociologjia nga strukturat zyrtare te regjimit socialist totalitar kualifikohej si shkence borgjeze.
    Ne gjysmen e dyte te viteve ’80 ne Universitetin e Tiranes filluan te realizoheshin disa studime sipas kritereve sociologjike, te cilat quheshin studime sociale. Pedagoget e atyre viteve i studionin veprat kryesore te sociologeve perendimore bashkekohore me se shpeshti permes perkthimeve te tyre ne gjuhen ruse.
    Shperberja e regjimit socialist totalitar u shoqerua me rrezimin e pengesave zyrtare qe ndalonin qarkullimin e mendimit sociologjik ne hapsiren shqiptare. Ne vitin akademik 1993-1994 ne Universitetin e Tiranes u themelua Departamenti i Filozofi – Sociologjisë. Kurikula, programet e profilit te sociologjise jane hartuar duke u mbeshtetur ne kurikulat, ne programet e disa universiteteve te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, te Anglise, te Gjermanise, te Italise etj. Pedagoget ne forma te ndryshme kane siguruar edhe literaturen kryesore sociologjike qe rekomandojne programe dhe kurikula te tilla. Per te realizuar profilin kombetar jane shfrytezuar disa studime, artikuj studimore dhe punime monografike te shkruara kryesisht nga pedagoget e sociologjise.
    Qe nga viti akademik 2005-2006 edhe ne mjediset e Departamentit Filozofi- Sociologji eshte diskutuar e punuar intesivisht per zbatimin e Marreveshjes se Bolonjes. Qe ne fillim vlen te theksohet se zbatimi i kesaj marreveshjeje eshte mirepritur nga gjithe pedagoget e sociologjise, te cilet pergjithesisht e konsiderojne ate si nje hap praktik per integrimin e departamentit te Filozofi-Sociologjise ne sistemin universitar europian. Ne korrik te vitit 1997 u diplomua brezi i pare i studenteve ne degen sociologji—filozofi ,profili sociologji. Nga viti 1997deri ne korrik te vitit 2008 perfunduan studimet katervjecare ne profilin sociologji 391 studente dhe ne profilin sociologji-mesuesi  121 studente (studentet e profilit sociologji-mesuesi zhvillojne te gjithe kurrikulen e profilit sociologji dhe disa lende pedagogjike e psikologjike te mesimdhenies se lendeve sociologjike.
    Hartimi i kurrikules se re, sipas kërkesave të Marrëveshjes së Bolonjës Deges se Sociologjise eshte bazuar ne pervojen e Universitetit te Romes, te Universitetit te Firences, te Universitetit te Trentos,  te Universitetit te Frankfurtit(Gjermani) etj. Gjithashtu jane pasur parasyshe edhe pervojat e disa universiteteve te vendeve Ballkanike si ato Kroacise, Greqise, Maqedonise etj. Ne kushtet e vendit tone eshte menduar qe studentet, te cilet perfundojme ciklin e pare dhe kane rezultate nen mesatare, mund te vazhdojne nje kurs njevjeçar per mesuesi  ketu do te liçensohen si mesues te lendeve sociologjike,filozofike dhe ekonomike  qe zhvillohen ne shkollat e mesme te pergjitheshme dhe profesionale te Republikës së Shqipërisë. Studentet qe do te kene perparim me te mire ne mesime do te vazhdojne ciklin +2. Veçse per nje kalim te tille ne vendin tone ka jo pak paqartesi, ka jo pak probleme, prej te cilave me kryesore konsiderohen :
1.    Cilat do te jene kriteret kryesore per perzgjedhjen e studenteve qe do te vazhdojne ciklin +2 ?  Brezi i pare I studenteve qe kane ndjekur studimet sipas kritereve te Marreveshjes se Bolonjes eshte diplomuar ne Korrik te vitit 2008. U diplomuan gjithsej 81 studente . Ne Nentor te vitit 2008, brezi i pare i studenteve  filluan studimet ne ciklin e dyte te studimeve ne fushe te sociologjise qe do te zgjase dy vite .Ne kete kurs jane rregjistruar 40 studente.

 

Kontakto
Departamenti: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

 

Tel/Fax: +355-4-222-30-369

 

You are here: Home Fakultetet Fakultetet Fakulteti i Shkencave Sociale Departamenti i Sociologjisë