Unitir

Drejtore ISE

 

 Foto drejtore ISE 

Profesore Asociuar Eva HYSKAJ

email : This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Adresa :  Rruga e “Elbasanit”, Fakulteti i Histori Filologji, Tiranë Shqipëri.

Tel / Fax : +355 4 2 378 538

 Shkarko CV-në e plotë

Dhjetor 2009 e në vijim: Drejtore e Institutit të Studimeve Evropiane të Universitetit të Tiranës (ku jam edhe titullare e lëndëve “Nacionalizmi në historinë evropiane” dhe “Tranzicioni politik në Evropën Qendrore dhe Lindore”).
Maj 2009 – nëntor 2009
, Drejtore e Qendrës së Studimeve Evropiane të Universitetit të Tiranës
Nga viti 2007, e në vijim, titullare e lëndës “Tranzicioni politik në Evropën Qendrore dhe Lindore”, në Shkollën Pasuniversitare të Studimeve Evropiane, të Universitetit të Tiranës.

 

Më 04 dhjetor 2009, marrja e titullit akademik “PROFESOR I ASOCIUAR”.

Më 07 shtator 2004, marrja e gradës shkencore “DOKTOR”, pas mbrojtjes së disertacionit me temë: “Nacionalizmi në Ballkanin postkomunist”.

1995-1997, MASTER në Studime Evropiane, në Universitetin Katolik të Luvenit, Belgjikë.

Historiku ISE

Foto Drejtore ISE     

Instituti i Studimeve Evropiane është krijuar me VKM nr 1182 me dt. 3 Dhjetor 2009.

Ai ngrihet mbi një përvojë të pasur mësimdhënie akademike dhe mbi një eksperiencë 10 vjeçare të nisur nga Qendra e Studimeve Evropiane të hapur me VKM nr.588, datë 02.11.2000. Ajo ishte fryt i një projekti të fituar në vitin 1999, pas një aplikimi të bërë tek Programi TEMPUS dhe është ideuar me asistencën e drejtpërdrejtë të Universitetit Katolik të Leuvenit, të Universitetit të Bonit, të Universitetit të Hapur të Budapestit, të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë dhe të disa ambasadave të huaja tek ne.

Në këtë qendër janë diplomuar 176 studentë, midis të cilëve zyrtarë të Këshillit të Ministrave, të institucioneve qendrore, të organizatave ndërkombëtare me seli në Tiranë, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, pedagogë të universiteteve shqiptare e të tjerë.

Personeli akademik i Institutit përbëhet nga profesorë vendas e të huaj dhe ndërkaq në  listën e lektorëve vizitorë përfshihen: Z. Sali Berisha, ish-President i Republikës dhe Kryeministri aktual; Z. Jan Figel, Komisioner i BE-së për Arsimin, zyrtarë të lartë të BE-së dhe mjaft pedagogë të huaj.

Trupa e pedagogëve përbëhet nga profesorë të fakulteteve të shkencave politike, juridikut, ekonomikut dhe histori-filologjisë. Gjithashtu, është paraparë që këtij stafi të mund t’i bashkëngjiten profesionistë nga institucione të ndryshme dhe fusha e politikës, si dhe zyrtarë nga institucionet evropiane e gazetarë të huaj me reputacion, përvoja e të cilëve do të ndihmonte në thellimin e njohurive dhe do të shërbente si burim i specializuar në punën e studentëve.

Në këtë kuptim, grada “Master në Studime Evropiane” është një etapë e rëndësishme në zinxhirin arsimor të gjithsecilit. Ajo përfshin studime në aspektin ekonomik, në jurisprudencë e në histori, të cilat lidhen me ndërtimin e Evropës së bashkuar, si dhe me studimin e aspekteve politike të BE-së, si ato të brendshme, ashtu edhe ato të jashtme

Qëllimi parësor është që të rinjve t’u ofrohet një arsimim sa më i plotë, të cilët më pas të jenë të aftë t’i shpalosin njohuritë që kanë marrë, në të gjitha fushat ku ata do të japin kontributin e tyre, duke ndihmuar kësisoj të tjerët të integrohen sa më natyrshëm në këtë bashkësi të madhe e të ndërlikuar.

Masteri në Studime Evropiane që zhvillon aktualisht Instituti, (pasi kanë marrë akreditimin dhe tre Mastera të tjerë të profilizuar mbi Politikën dhe Qeverisjen në Evropë, Diplomacinë dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare të BE-së dhe Legjislacioni dhe Institucionet Evropiane), është një kurs që i mbrun studentët me njohuritë e nevojshme dhe mjetet analitike për të kuptuar dhe vlerësuar procesin e integrimit evropian. Ai i përgatit studentët për ato profesione që lidhen me dimensionet evropiane në nivele të ndryshme të qeverisjes (evropiane, rajonale, shtetërore dhe vendore), në krijimin e lobeve dhe në krijimit e grupeve të ekspertëve (think tanks) që kanë të bëjnë me institucionet evropiane, si dhe me një larmi çështjesh të tjera ekonomike e shoqërore, në të cilat kërkohen njohuri të veçanta mbi problematikat evropiane.

Për shkak të natyrës së çështjes në diskutim, në vija të përgjithshme, mund të themi se tek ky master studentët  aftësohen si ekspertë të integrimit evropian, duke u mbështetur në parametrat që ofron Universiteti i Tiranës. Kjo gjë bën të mundur kuptimin sa më mirë prej tyre të aspekteve të ndryshme të historisë, politikës, kulturës, ekonomisë dhe jurisprudencës evropiane etj.

Programi është menduar për të diplomuarit, që kanë dëshirë të kontribuojnë në procesin e tranzicionit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, si dhe pozicionimit të saj të suksesshëm kur të bëhet pjesë e procesit të integrimit.

Kursi master nuk është menduar t’i ofrohet një grupi të mbyllur individësh, çka lidhet me natyrën e tij ndërdisiplinore. Programi është i hapur jo vetëm për individët nga fushat e shkencës, por edhe nga institucionet e ndryshme, siç janë të gjitha nivelet e administratës shtetërore, bizneset, organizatat joqeveritare, nga fusha e arsimit, media etj.

Në aspektin e institucioneve shtetërore, por dhe nga përvoja e Qendrës gjatë 9 viteve të aktivitetit të saj, ky Master është shumë joshës për diplomatët aktualë dhe ata të ardhshëm, për zyrtarët dhe ekspertët e të gjitha niveleve të qeverisjes, të ministrive të ndryshme, të sistemit gjyqësor etj. Drejtuesit aktualë dhe ata të ardhshëm të bizneseve mund të përfitojnë nga ky program, përderisa ata janë të interesuar në sferën e bashkëpunimit të bizneseve të ndryshme me Bashkimin Evropian.

Përveç sferës shtetërore dhe biznesit, organizatat joqeveritare po bëhen përditë e më shumë faktori i tretë i rëndësishëm në zhvillimin e çdo shoqërie. Roli i tyre në Bashkimin Evropian do të jetë shumë interesant, duke e bërë kësisoj tejet të domosdoshme që të punësuarit në to që ato të kenë njohuritë e duhura në këtë drejtim.

Gjithashtu, është e nevojshme që institucionet arsimore, ato shkencore, mediat etj., të kenë në përbërjen e tyre një personel ekspertësh në çështjet evropiane, me qëllim që këto njohuri t’i përhapin tek publiku i gjerë.

Pra, programi Master në Studime Evropiane është menduar për një rreth të gjerë individësh, nga shumë fusha të jetës në Shqipëri, e ka për qëllim; të përgatisë studiuesit e specialistët e lartë për fushën studimeve evropiane, të mbështesë kultivimin e vlerave evropiane në Shqipëri, dhe të asistojë shoqërinë e qeverinë shqiptare në procesin e integrimit evropian, për një anëtarësim me të drejta të plota të saj në BE.

  Organigrama ISE

Kontakto me ne

Rektorati i Universitetit të Tiranës .....

  • Adresa: Sheshi "Nënë Tereza" Tirana, Albania
  • Kutia Postare Nr 183
  • Tel: 355 4 222840
  • Fax: + 355 4 2223981
  • Email: info@unitir.edu.al
  • Website: www.unitir.edu.al
  • Skype user: infounitir
  • Working Time from Monday to Friday 8:30 AM - 16:30
You are here: Home Fakultetet Institutet Instituti i Studimeve Evropiane