Shkarko formularin e regjistrimit
Tema- “Rritja e nivelit të komunikimit ndërkulturor : nevojë e shoqërisë shqiptare"
10 Dhjetor 2010 (Tiranë)
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
Termi “Integrim” përbën sot objektin e shumë diskutimeve dhe debateve në Shqipëri. Ai është në qendër të aktualitetit politikoshoqëror, të mobilitetit profesional dhe universitar.
Ndërkohë që aspirojmë të aderojmë në BE, është domosdoshmëri e kohës që të rrisim cilësinë e prezantimit tonë në mbarë botën, krahas drejtimeve të tjera ku pa dyshim, rolin kryesor do ta luajë komunikimi.
Skena e re politike, shoqërore, ekonomike si edhe zhvillimi i teknologjisë dhe organizimit të institucioneve në Shqipëri, ngrenë një sërë pyetjesh dhe nxitin reflektimin veçanërisht për rolin e komunikimit ndërkulturor parë në spektrin e zhvillimit të turizmit, të marrëdhënieve ndërinstitucionale brenda dhe jashtë vendit si dhe të veçorive ndërkulturore të këtij komunikimi.
Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja shkenca e komunikimit është bërthama e kurrikulave pasi aty formohen mediatorët e ardhshëm të komunikimit ndërkulturor dhe turistik.
Kjo konferencë mëton të ndërthurë mendime dhe studime të aktorëve të ndryshëm të fushës së komunikimit gjuhësor, dhe sidomos të komunikimit në fushën e profesionit.
Nëpërmjet studimeve apo analizave të aktorëve të ndryshëm të shkencës së komunikimit dhe të institucioneve të ndryshme (dikastere, media, biznese, etj.) synohet të ndërgjegjësohet opinioni i përgjithshëm për rritjen e nivelit të komunikimit gjuhësor si mundësi e rritjes së imazhit të Shqipërisë brenda dhe jashtë vendit.
Konferenca do të zhvillohet me pjesëmarrjen e aktorëve të ndryshëm në fushën politike, sociale dhe ekonomike. Ky është dhe qëllimi i saj, të krijojë një hapësirë komunikimi për të parë se ç’probleme të komunikimit ndërgjuhësor paraqiten sot në fusha të ndryshme profesionale apo institucione në kontekstin shqiptar.
Duke parë problematikën ekzistuese në fushën e komunikimit dhe duke bërë qasje me përvojën e huaj mendojmë se do t’i vijmë në ndihmë kërkimit shkencor dhe përmirësimit të situatës në vend.
Punimet e konferencës do të reflektohen në përmirësimin e vazhdueshëm të kurrikulave mësimdhënëse në nivel universitar dhe pasuniversitar në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja.
Do të reflektohet më thellë në hartimin e literaturës bazë dhe ndihmëse për studentët me qëllim që ata të jenë të parapërgatitur për ndërmarrjen e studimeve të tjera të mëtejshme në këtë fushe.
Konferenca do të organizohet me një seance plenare dhe më pas në dy panele. Numri i referuesve do të jetë rreth 25.
Referimet duhet të bazohen në studime origjinale të bëra ose në vazhdim, të mbështetura në një kuadër teorik dhe metodologjik (mbledhje dhe analizë e të dhënave) të qartë dhe të ekspozojnë rezultatet e arritura ose të pritshme.
Referimet shkencore dhe debati do të orientohen rreth këtyre çështjeve:
- Komunikimi në fushën e turizmit
- Strategji dhe teknika të komunikimit në promovimin e turizmit shqiptar.
- Komunikimi mediatik në përçimin e kulturave vendase dhe të huaja.
- Komunikimi ndërinstitucional në fushën politiko-shoqërore mes organizmave vendase dhe të huaja.
Komiteti shkencor i konferencës:
Prof.Dr. Drita Hadaj
Prof.Dr.Vjollca Bakiu
Prof.Dr. Klodeta Dibra
Prof.Dr. Avni Xhelili
Prof.Dr. Gjovalin Shkurtaj
Komiteti organizativ i konferencës:
Dr. Esmeralda Kromidha
Ma. Albana Çoni
Ma. Irena Ndreu
Ma. Rudina Vrioni
Ma. Drita Rira
Ma. Anida Kisi
Adresa e kontaktit:
This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it
Kalendari i veprimeve:
- 15 tetor 2010: afati përfundimtar i dorëzimit të fletës së regjistrimit së bashku me abstraktin me rreth 300 fjalë.
- 30 tetor 2010 : lajmërimi i pjesëmarrësve mbi pranimin e temës.
- 10 nëntor: afati përfundimtar i dorëzimit të kumtesës së plotë.
- 20 nëntor : lajmërim mbi vlerësimin përfundimtar të kumtesës nga komiteti shkencor i konferencës.
Shkëmbimi i informacionit do të bëhet nëpërmjet adresës elektronike të konferencës së sipër përmendur.
Gjuha e punës do të jetë shqipja për shqiptarët dhe anglisht, italisht, frëngjisht për të huajt.
Abstraktet do të dorëzohen në shqip dhe anglisht për të gjithë pjesëmarrësit. Pjesëmarrësit e huaj jo anglishtfolës kumtesën duhet ta paraqesin të shkruar në komitetin shkencor edhe në anglisht.
Referimet e pjesëmarrësve do të botohen në Aktet e konferencës




