You are here: Home

Miresevini ne UT

  • Lajmërim

    Lajmërim

    Universiteti i Tiranës është një ndër tre Universitetet e Shqipërisë, që është bërë pjesë e projektit "Të zhvillojmë më tej edukimin e të drejtave të njeriut në arsimin e lartë", financuar nga programi TEMPUS i Komisionit Evropian.

    Projekti lidh në një rrjet bashkëpunues partneriteti, universitete të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Më konkretisht, pjesëmarrës në projekt do të jenë një universitet nga Kosova, dy nga Mali i Zi, dy nga Bosnja-Herzegovina dhe tre nga Serbia, si dhe universitete me ekspertizë të dalluar në këtë fushë nga Gjermania, Suedia, Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar. Rolin e drejtuesit të projektit e ka Universiteti i Roehamptonit, Londër.

    Projekti do të zgjasë 3 vjet, deri në tetor 2014 dhe synon të krijojë një kulturë të qëndrueshme të njohjes dhe respektimit të të drejtave të njeriut, jo vetëm brenda mjediseve studentore, por edhe me gjerë, duke kërkuar mbështetjen dhe kontributin edhe të shoqërisë civile dhe OJF.

    Ai synon zhvillimin e mëtejshëm të kurrikulave lidhur me të drejtat e njeriut, që çështjet e të drejtave të njeriut të kapërcejnë kufijtë tradicionalë dhe të bëhen pjesë integrale e disiplinave jo vetëm juridike, por edhe të disiplinave të tjera sociale dhe më gjerë. Qëllimi i përmirësimit të kurrikulave në këtë drejtim, është si arritja e standardeve të Bashkimit Evropian, ashtu edhe promovimi i të drejtave, përvehtësimi dhe zbatimi i tyre nëpërmjet praktikave më të mira.

    Projekti parashikon shkëmbimin e përvojave në veprimtaritë rajonale që janë parashikuar të zhvillohen dy çdo vit. Aktivitetet do të zhvillohen me rradhë në secilin prej vendeve të rajonit.

    Veprimtaria e parë e këtij lloji, sipas vendimit të Komitetit Drejtues të projektit do të zhvillohet në Tiranë, në datat 27 - 31 maj 2012. Organizatorë dhe mikpritës të pjesëmarrësve nga rajoni do të jenë Universiteti i Tiranës, Universiteti “Marin Barleti”, dhe Universiteti Europian i Tiranës.

    Një nga objektivat e këtij projekti është pjesëmarrja sa më e madhe e studentëve në të gjithë procesin e përmirësimit dhe zhvillimit  të programeve dhe të gjithë procesit që lidhet me edukimin e të drejtave të njeriut.

    Një nga veprimtaritë e para në funksion të ndërgjegjësimit dhe pjesëmarrjes sa më aktive të studentëve është konkursi i shpallur nga ky projekt “Për logon më të mirë”. Qëllimi është përfshirja e studentëve në krijimin e logos së projektit, e cila do të shoqërojë të gjitha materialet që do prodhohen gjatë realizimit të tij. Bashkëngjitur keni shpalljen e konkursit, si dhe rregullat e zhvillimit të tij. Për çdo informacion, kontaktoni ju lutem në adresat që janë dhënë për këtë qëllim.



Artikujt me te pare

Artikuj te fundit

Kontakto me ne

Rektorati i Universitetit të Tiranës .....

  • Adresa: Sheshi "Nënë Tereza" Tirana, Albania
  • Kutia Postare Nr 183
  • Tel: 355 4 222840
  • Fax: + 355 4 2223981
  • Email: info@unitir.edu.al
  • Website: www.unitir.edu.al
  • Skype user: infounitir
  • Working Time from Monday to Friday 8:30 AM - 16:30
elektronik sigara elektronik sigarakiz oyunlaribahce citisearch porn tube evden eve nakliyat evden eve nakliyat evden eve nakliyat evden eve nakliyat film izle film izle film izle film izle film izle porntube youjizzpornhub cati cikis merdivenleri makaslı çatı merdivenleri cati pencereleri taş duvar kaplamaları patlatma taş duvar kaplamalarıPorno