E mërkurë, 26 Tetor 2016

Hapa konkrete në rritje të bashkëpunimit midis Universitetit të Tiranës dhe universiteteve të Republikës Popullore të Kinës

Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Mynyr Koni priti në një takim pune Ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, Sh.S.Znj. Jiang Yu. Gjatë këtij takimi, Rektori Koni dhe Ambasadorja Yu vlerësuan arritjet e deritanishme në bashëpunimin në fushën e arsimit të lartë si edhe diskutuan një sërë hapash dhe mundësish për të rritur shkëmbimin e përvojave universitare të të dy vendeve. Prof. Dr. Mynyr Koni vuri në dukje se vetëm këtë vit, rreth 630 studentë janë regjistruar në kurset e gjuhës dhe kulturës kineze në Institutin Konfuci në Universitetin e Tiranës.
Në këtë kuadër, ata vlerësuan rolin që luan Instituti Konfuci në rritjen e bashkëpunimit dypalësh. Ambasadorja Yu nga ana e saj shprehu gatishmërinë e saj për të mbështetur çdo iniciativë bashkëpunimi midis Universitetit të Tiranës dhe universiteteve më të mira në Republikën Popullore të Kinës.

E mërkurë, 26 Tetor 2016

ABONOHUNI

Sigurohuni që nuk do humbisni asnjë event nga UNITIR duke u abonuar në letërnjoftimin tonë.

Na Kontaktoni

Për çdo informacion ose pyetje, na kontaktoni:

Na ndiqni

Ne jemi edhe në Facebook. Na ndiqni dhe mbetemi ne kontakt.

ADRESA

Rektorati,

Sheshi "Nënë Tereza" 

Kutia Postare Nr. 183

Tiranë, Shqipëri

Kreu Galeria Aktivitete 2016 Hapa konkrete në rritje të bashkëpunimit midis Universitetit të Tiranës dhe universiteteve të Republikës Popullore të Kinës