E martë, 17 Janar 2017

Konferenca per shtyp e Rektorit te UT-se mbi kriteret e pranimit per vitin akademik 2017-2018

Sot, më datë 17.01.2017, në mjediset e Rektoratit të Universitetit te Tiranës,  Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Mynyr Koni mbajti një Konferencë për Shtyp lidhur me Kriteret e Pranimit në Programet e Ciklit të Parë të Studimeve si dhe kriteret e pranimit në Programin e Integruar të Studimeve të Ciklit të Dytë në Fakultetin e Drejtësisë për Vitin Akademik 2017-2018.

Rektori theksoi se kriteret e vendosura janë në përputhje të plotë me kurrikulat që maturantët kanë zhvilluar ose janë duke zhvilluar në sistemet parauniversitare publike dhe jo publike në Republikën e Shqipërisë dhe jashtë saj. Në bazë të analizës së kurrikulës së shkollës së mesme, Prof. Koni tha se Universiteti i Tiranës është përpjekur të vendosë kriteret perfekte në mënyrë të tillë që puna e maturantëve ndër vite të mos humbasë, por të vlerësohet dhe ata të zgjedhin programin e studimit që u intereson.

Edhe këtë vit, kriteret kanë një orientim specifik duke u bazuar në:

-      Mesataren e studimeve të tre viteve;

-      Mesataren e gruplëndëve specifike sipas programit të studimit të fakulteteve të ndryshme të UT-së;

-      Provimet në disa programe studimi të maturës shtetërore;

Bërthama dhe përbërja kryesore në këto kritere jane lëndët e kurrikulës bërthame që zhvillohen në arsimin e mesëm të Republikës së Shqipërisë.

E martë, 17 Janar 2017

ABONOHUNI

Sigurohuni që nuk do humbisni asnjë event nga UNITIR duke u abonuar në letërnjoftimin tonë.

Na Kontaktoni

Për çdo informacion ose pyetje, na kontaktoni:

Na ndiqni

Ne jemi edhe në Facebook. Na ndiqni dhe mbetemi ne kontakt.

ADRESA

Rektorati,

Sheshi "Nënë Tereza" 

Kutia Postare Nr. 183

Tiranë, Shqipëri

Kreu Galeria Aktivitete 2017 Konferenca per shtyp e Rektorit te UT-se mbi kriteret e pranimit per vitin akademik 2017-2018