E enjte, 06 Tetor 2016

UNIVERSITETI I TIRANËS NËNSHKRUAN MARRRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME CHARLES UNIVERSITY NË PRAGË

Dy universitetet më të mëdha në Shqipëri dhe Republikën Çeke kanë arritur një marrëveshje bashkëpunimi midis tyre me qëllim zhvillimin dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve akademike mes dy universiteteve.

Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Mynyr Koni priti në një takim ditën e mërkurë datë 5 Tetor 2016 në Tiranë homologun e tij nga Universiteti Charles në Pragë, Prof. Tomas Zima.
Gjatë diskutimeve, të cilat i paraprinë nënshkrimit të marrëveshjes, të dy rektorët
diskutuan rreth një sërë çështjesh mbi të cilat të dy universitetet mund të rrisin bashkëpunimin midis tyre. Kjo marrëveshje përfshin bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të përbashkët për të dyja palët, shkëmbimin e stafeve akademike dhe studentëve, etj.

Pjesëmarrësit shprehën vlerësimin e tyre për jetësimin e kësaj marrëveshjeje të rëndësishme mes dy universiteteve. Një ndër prioritetet e Universitetit të Tiranës është fuqizimi i mëtejshëm i portofolit të tij të bashkëpunimeve. Përmes bashkëpunimit ndërkombëtar, si pjesë kyçe e strategjisë së ndërkombëtarizimit, Universiteti i Tiranës synon të vendosë ura të forta bashkëveprimi me universitetet lider në rajon, Europë dhe më gjerë.

Ndër të tjera, Prof. Zima e informoi Rektorin e Universitetit të Tiranës se është rritur interesi i studentëve çekë për të studiuar gjuhën dhe kulturën shqiptare dhe për këtë, Universiteti Charles kishte hapur programin e gjuhës dhe kulturës shqipe. Kjo iniciativë mjaft domethënëse dhe e rëndësishme do të shërbejë për të afruar më shumë popujt dhe kulturat e të dy vendeve. Nga ana e tij, Prof. Koni shprehu mbështetjen e tij personale dhe institucionale për studentët çekë të gjuhës shqipe në Universitetin Charles. Ky është një hapi i rëndësishën në rrugën e bashkëpunimit të mirëfilltë dhe afatgjatë për të ardhmen.

E enjte, 06 Tetor 2016

ABONOHUNI

Sigurohuni që nuk do humbisni asnjë event nga UNITIR duke u abonuar në letërnjoftimin tonë.

Na Kontaktoni

Për çdo informacion ose pyetje, na kontaktoni:

Na ndiqni

Ne jemi edhe në Facebook. Na ndiqni dhe mbetemi ne kontakt.

ADRESA

Rektorati,

Sheshi "Nënë Tereza" 

Kutia Postare Nr. 183

Tiranë, Shqipëri

Kreu Galeria Aktivitete 2016 UNIVERSITETI I TIRANËS NËNSHKRUAN MARRRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME CHARLES UNIVERSITY NË PRAGË