You are here: Home Fakultetet Fakulteti i Ekonomisë Departamenti Ekonomiks

Miresevini ne UT

Departamenti Ekonomiks

Përgjegjëse e departamentit

Albana Harshova, diplomuar në Universitetin e Tiran?s, Diplomë “Ekonomist i specializuar për ekonomi politike” - Fakulteti i  Ekonomisë. Lektore në  Departamentin e Ekonomiksit , Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i  Tiranës..

Curriculum Vitae e Përgjegjësit të departamentit 

Kontakto: This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it


Website: http://www.fakultetiekonomise.edu.al

 

Historiku

Pershkrimi i Departamentit të Ekonomiksit

Departamenti i Ekonomiksit mbulon mësimdhënien në lëndët e Ekonomiksit në Fakultetin e Ekonomisë dhe në Fakultetet e tjera të Universitetit të Tiranës dhe është përgjegjës për mbarëvajtjen e proçesit mësimor dhe kërkimor shkencor në degën e Ekonomiksit. Ofron diploma në Ekonomiks.
Ka një staf pedagogjik të kualifikuar dhe lidhje pedagogjike e shkencore me mjaft universitete e insitucione shkencore brenda dhe jashtë vendit. Departamenti mbulon mbi 21 disiplina që ofrohen në nivele të ndryshme në të gjitha degët e fakultetit si dhe në degë të tjera në fakultete të ndryshme të Universitetit të Tiranës. 

 

Departamenti është angazhuar në një punë intensive për përsosjen e planeve dhe programeve mësimore si dhe në përgatitjen e botimin e teksteve, leksioneve të parashkruara e përkthimeve, për ta afruar sa më shumë nivelin e disiplinave që mbulon me ato bashkëkohore perëndimore. Gjithashtu, departamenti i Ekonomiksit është përgjegjës për programin pasuniversitar “Master në Studime Ekonomike Evropine (MSEE), master i cili është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë dhe frytdhënës me Universitetin e Bambergut, Gjermani dhe me Universitetin e Budapestit, Hungari. Ky program master ka filluar në vitin 2004.

Departamenti gjithashtu jep kontributin e tij shkencor e profesional në fusha e sektorë të ndryshëm të ekonomisë e biznesit të vendit. Anëtarët e departamentit kanë dhënë dhe japin kontributin e tyre në hartimin dhe zbatimin e politikave si ato fiskale, monetare, tregtare etj në pozicionin e këshilltarëve të qeverisë dhe anëtarëve të bordeve dhe këshillave të ndryshme.

Një kontribut i vlerësuar është në fushën e kërkimeve shkencore në formën e artikujve, monografive, konferencave shkencore, etj.  Departamenti ka kontakte bashkëpunimi me mjaft departamente të universiteteve të huaja perëndimore në Gjermani, SHBA, Angli, Itali, Francë, etj.

Departamenti i Ekonomiksit, aktualisht ka 22 pedagogë efektivë nga të cilët 5 profesorë, 4 profesorë të asociuar, 3 doktorë shkencash, 8 pedagogë me diplomë Master dhe 2 asistentë të rinj të angazhuar intensivisht në kualifikimin pasuniversitar dhe që përballojnë me sukses një ngarkesë të konsiderueshme pedagogjike, duke rekrutuar në këtë degë studentët më të mirë të vendit.

Në departamentin e ekonomiksit aktivizohen si pedagogë të jashtëm: Prof. Asoc. Dr. Arben Malaj,  Prof. Asoc. Dr. Servete Gruda, Prof. Asoc. Dr. Vjollca Hysi, Dr. Ann Margaret Westin, Dr. Mirela Talka, Dr. Erion Luçi, Dr. Ledia Muço etj.


Kontakto
Departamenti: This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it


Tel/Fax: +355-4-223-45-789

 

Portali Universitar

Lajme


E-mail

Kliko per te hyre tek posta juaj personale. Nese keni probleme me hyrjen ne posten elektronike kliko ketu...

Legjislacioni

Romeral Arkiva e Ligjeve, Akteve Nënligjore, VKM dhe Udhëzimeve

Doktoratura ne UT

E-LEARNING


Artikujt me te pare

Artikuj te fundit

Kontakto me ne

Rektorati i Universitetit të Tiranës .....

  • Adresa: Sheshi "Nënë Tereza" Tirana, Albania
  • Kutia Postare Nr 183
  • Tel: 355 4 222840
  • Fax: + 355 4 2223981
  • Email: info@unitir.edu.al
  • Website: www.unitir.edu.al
  • Skype user: infounitir
  • Working Time from Monday to Friday 8:30 AM - 16:30
elektronik sigara elektronik sigarakiz oyunlaribahce citisearch porn tube evden eve nakliyat evden eve nakliyat evden eve nakliyat evden eve nakliyat film izle film izle film izle film izle film izle porntube youjizzpornhub cati cikis merdivenleri makaslı çatı merdivenleri cati pencereleri taş duvar kaplamaları patlatma taş duvar kaplamalarıPorno