Fakulteti i Shkencave Sociale – UNIVERSITETI I TIRANËS

Fakulteti i Shkencave Sociale

Fakulteti i Shkencave Sociale, pjesë e Universitetit të Tiranës, daton në vitin 1992. Ai ishte rezultat i zhvillimeve që pasuan ndryshimet demokratike të shoqërisë shqiptare në fillimin e viteve ’90-të, kur doli si një imperativ i kohës përgatitja e profesionistëve në fushën e politikave dhe shërbimeve sociale, sociologjisë dhe psikologjisë, specialitete këto të munguara deri atëherë. Hapi i parë në këtë drejtim ishtë hapja në vitin 1992 e Fakultetit të Shkencave Sociale, falë një bashkëpunimi me Universitetin Grand Valley State i Miçiganit,  SHBA, me degën “Punë Sociale”.

Fakulteti një vit më vonë u shtua me degën e Filozofi-Sociologjisë e më pas me degët e tjera të shkencave sociale. Me kalimin e viteve, Fakulteti i Shkencave Sociale u rrit, si në cilësinë e stafit, ashtu edhe në larminë e specialistëve që ai diplomon. Kështu, në vitin 1996 u hap dega e Psikologjisë dhe në vitin 2000 u hap dega e Shkencave Politike. Në vitin 2009 u krijuan departamentet e veçanta të Sociologjisë, Filozofisë dhe Shkencave Politike. Fakulteti ka 5 departamente, si dhe 3,290 studentë në të gjitha ciklet e studimit gjatë vitit akademik 2017-2018.

Fakulteti i Shkencave Sociale gjatë veprimtarisë së tij ka mision parësor përmbushjen e tre detyrimeve themelore që janë:

  • Realizimi i procesit të mësimdhënies në auditor sipas standardeve bashkëkohore të zonës evropiane të arsimit të lartë.
  • Nxitjen dhe realizimin e kërkimit shkencor në ndihmë të zhvillimeve të politikave sociale dhe humane të shoqërisë shqiptare.
  • Nxitjen e mendimit kritik dhe krijues me qëllim zhvillimin e frymës së qytetarisë demokratike

Përmbushja e këtij misioni realizohet nëpërmjet arritjes së qëllimit kryesor të veprimtarisë së Fakultetit të Shkencave Sociale, që është përgatitja e specilistëve të rinj të fushave sociale me standard profesional, të aftë për t’u integruar në tregun evropian të shërbimeve sociale dhe humane.

Arritja e këtij qëllimi realizohet në Fakultetin e Shkencave Sociale nëpërmjet përmbushjes së objektivave të tij parësore, që janë:

  • Standarde të larta në procesin e mësimdhënies
  • Adoptimin e kërkimit shkencor si pjesë e punës së stafit akademik
  • Realizimin e studimeve me rëndësi kombëtare në disiplinat sociale dhe humane
  • Pjesëmarrjen në studime rajonale mbi hartimin e politikave sociale integruese me rajonin
  • Kualifikimin e vazhdueshëm të stafit akademik nëpërmjet hapjes së programeve të reja të studimit në të gjitha ciklet e shkollimit universitar
  • Ofrimin e mundësive për një arsim të specialistëve në fushat sociale për gjatë gjithë jetës
  • Nxitjen e studimeve krahasuese dhe aplikative me ndikim mbi nxitjen e zhvillimeve ekonomike të vendit
  • Dhënien e kontributeve për rritjen e standardeve demokratike të shoqërisë shqiptare
  • Trajnimin me standarde bashkëkohore të studentëve në fushën e shkencave sociale dhe humane
  • Rritjen e pjesëmarrjes së studentëve të fushave sociale në programe kërkimi kombëtare dhe rajonale
  • Ndërmarrjen e punimeve shkencore teorike dhe aplikative me një numër të madh studentësh
  • Rritjen e peshës së kualifikimit shkencor pasuniversitar
  • Krijimin e një hapësire publike universitare që karakterizohet nga debati i lirë, serioz dhe me përkushtim ndaj të mirës publike.

Për realizimin e këtyre objektivave, Fakulteti i Shkencave Sociale ka një strategji afatgjatë të zhvillimit. Strategjia aftagjatë e Fakultetit të Shkencave Sociale, 2014-2020, fokusohet tek thellimi i mendimit kritik dhe konsolidimi dhe ekuivalentimi i programeve të studimit sipas kërkesave dhe standardeve evropiane. Kjo arrihet nëpërmjet:

  • Hapjes së një numri programesh të reja studimi në të gjitha ciklet e shkollimit në arsimin e lartë shqiptar;
  • Kualifikimit të vazhdueshëm të specialistëve në fushën sociale;
  • Konsolidimit të profesioneve të reja në fushën e shkencave sociale;
  • Zhvillimit të lëndëve që kultivojnë përdorimin kritik të intelektit.

Fakulteti, bazuar në sistemin e Bolonjës, ofron programe studimi në të tre ciklet: Bachelor, Master dhe Doktoraturë. Ai ka një staf të kualifikuar në disa prej universiteteve më të mira në SHBA dhe Evropë.

 

Fakulteti i Shkencave Sociale ka 5 departamente të cilat janë:

Organizimi:

  • Departamenti i Punës dhe Politikës Sociale
  • Departamenti i Sociologjisë
  • Departamenti i Filozofisë
  • Departamenti i Psikologji-Pedagogjisë
  • Departamenti i Shkencave Politike

 

Fakulteti ka partneritet me një sërë institucionesh për kryerjen e praktikave mësimore të studentëve apo për punësimin e tyre. Gjithashtu qendra e karrierës e vendosur në tri vitet e fundit synon të orientojë dhe lehtësojë kalinim e studentëve drejt tregut të punës. Fakulteti ofron edhe bibliotekën dhe mjediset e saj për studentët e programeve të tij.

Fakulteti i Shkencave Sociale ofron larmi të fushave studimore në nivel bachelor, në master i shkencave dhe profesionalë, si dhe nivel studimesh doktorale për thellime njohurish në punë kërkimore shkencore në fushat bazë studimore.

 
Fakulteti i Shkencave Sociale
  • Prof. Dr. Edmond RAPTI,  Dekan.
  • Prof. Asoc. Dr. Rudina RAMA, Zv dekan për ciklin e parë të studimeve bachelor.
  • Dr. Ervin LAME, Zv.dekan për ciklin  e dytë të studimeve master si dhe ciklin e tretë të studimeve doktoratur.
  • Prof. Asoc. Dr. Eliona KULURI (BIMBASHI), Përgjegjës në Departamentin e Punës dhe Politikave Sociale.
  • Prof. Asoc. Dr. Arjana MUCAJ, Përgjegjës në Departamentin Pedagogji-Psikologjisë.
  • Dr. Aida GOGA, Përgjegjës në Departamentin e Filozofisë.
  • Dr. Blerina HAMZALLARI, Përgjegjës në Departamentin e Sociologjisë.
  • Dr. Orinda Malltezi, Përgjegjës në Departamentin e Shkencave Politike .
Organika me kohë të plotë e personelit akademik në FSHS (Kliko këtu)
Struktura Organizative e Fakultetit të Shkencave Sociale (Kliko këtu)
Kontakt (Kliko këtu)
Adresa: Bulevardi “Gjergj Fishta” Tiranë
Email: fshs.ut.info@gmail.com
Tel: +355 4 223036
WEB: https://fshs-ut.edu.al/