Shkolla verore në FSHN, UT – UNIVERSITETI I TIRANËS

Shkolla verore në FSHN, UT

Në kuadër të Rrjetit “Shkenca dhe Teknologjia e Materialeve” dhe të Projektit të DAAD të miratuar për vitin 2015 “Rindërtimi Akademik i Evropës Juglindore” në periudhën 13-24 korrik 2015, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës u zhvillua shkolla verore me temë “Materialet e avancuara, aplikimet dhe karakterizimet e tyre”.

Ky është edicioni i 11-të i shkollës verore e organizuar në kuadër të projekteve të DAAD “Rindërtimi Akademik i Evropës Juglindore”, të filluara në vitin 2005.

Në këtë shkollë verore morën pjesë 25 studentë nga universitetet partnere të Rrjetit ndërballkanik të universiteteve shqipfolëse, respektivisht katër studentë nga Universiteti i Prishtinës, Kosovë, katër studentë nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, Maqedoni,  katër studentë nga Universiteti i Elbasanit, katër studentë nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës dhe pesë studentë nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Fakulteti i Inxhinierisë Matematike e Inxhinierisë Fizike të Universitetit Politeknik të Tiranës.

Lektorë të pranishëm në këtë shkollë verore ishin: Prof. Dr. Teuta Dilo nga FSHN, UT, Prof. As. Dr. Jozefita Marku nga FSHN, UT, Dr. Eldi Lico nga FSHN, UT, Dr. Adhurim Hoxha nga FIMF, UPT, Dr. Altin Gjevori nga FIMF, UPT, Msc. Rezarta Qemalla, Prof. As. Dr. Dervish Elezi nga FIM, UPT, Prof. As. Dr. Emil Lamani nga FIM, UPT, Prof. Dr. Hans Seifert nga Karlsruhe Institute of Technology, Gjermani, Prof. Dr. Ing. Peter Hübner nga Hochschule Mittweida, Gjermani, Prof. Dr. Ing. Thomas Bier nga TU Bergakademie Freiberg, Gjermani.

Gjatë shkollës verore u zhvilluan leksione të një niveli të lartë teorik, me tematika bashkëkohore mbi programin mësimor të zhvilluar me studentët gjatë vitit akademik, me gërshetim të aspekteve teorike me aplikimet praktike në fushën e shkencës dhe të teknologjisë së materaleve. Një vëmendje e veçantë ju kushtua praktika në laboratoret e testimit të materialeve të ndërtimit KIBE 1 duke parë dhe realizuar teste laboratorike.

Në përfundim të ciklit të leksioneve, u zhvillua provimi me shkrim që vlerësoi njohuritë e fituara nga studentët gjatë shkollës verore.

Nga rezultatet e arritura, në vendin e parë dhe fituese e çmimit special të shkollës verore, u shpall studentja e Masterit Shkencor në Kimi Industriale dhe Mjedisore, Vasiola Zhaka. Gjithashtu Universiteti i Tiranës u rendit në vendin e pare duke u ndarë vetëm me një pike nga Universiteti Politeknik i Tiranës. Gjatë 11 edicioneve, studentët e UT kanë zënë vitin e parë.