Unitir

Drejtoria e Burimeve Njerëzore

 

Dorina Panariti
Institucioni: Rektorati i Universitetit të Tiranës
Drejtoria: Drejtoria e Burimeve Njerëzore
Pozicioni i punës: Drejtoreshë

 

Dorina Mahmut Bobrati (Panariti) ka lindur në Tiranë në 08.01.1968. Në vitin 1990 është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Me mbarimin e fakultetit, në fund të vitit 1990, ka filluar punë si ekonomiste e lartë në Institutin e Projektimit Nr.1, Tiranë dhe më pas, që nga viti 1995, ka punuar në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, në detyra të ndryshme. Që nga viti 2000 e në vazhdim është Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore në këtë institucion.
Në vitin 2002 është diplomuar edhe në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, në sistemin part-time ( ose korrespondencë)
Që nga viti 2000 e në vazhdim  është pedagoge e jashtme në Fakultetin e Ekonomisë, në Departamentin e Manaxhimit, në lëndën e“Manaxhimit të Burimeve Njerëzore”. Në vitin mësimor 2007-2008 jep edhe lëndën  “Administrimi i Punës Sociale” pranë Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës.
Ka marrë pjesë në disa projekte të Universitetit të Tiranës në bashkëpunim me universitete të huaja apo me Departamentin e Administratës Publike dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, në lidhje më përmiresimin e vazhdueshëm të strukturave dhe të sistemit të pagave të punonjesve në arsimin e  lartë.
Njeh  mirë gjuhën angleze dhe atë italiane.

 

Shkarko CV-në e plotë


POZICIONI ORGANIZATIV:
Në strukturën organizative dhe organigramën e  miratuar të Rektoratit të UT, Drejtoria e Burimeve Njerëzore, ka varësi direkte nga Rektori i Universitetit të Tiranës dhe ka në varësi dy sektorë, Sektori i Administratës ( me 8 punonjës)¬ dhe Sektori i Protokoll Arshivës ( me dy punonjës).


QËLLIMI I PUNES:

Drejtoria e Burimeve Njerëzore, nën drejtimin e Rektorit të UT, ndjek procedurat e marrjes në punë, të trajtimit të personelit mësimor, jomësimor, për zbatimin në këto procedura të Ligjit të Arsimit të Lartë, të akteve ligjore dhe nënligjore, të Statutit të UT, të urdhërave dhe udhëzimeve të MASH-it, vendimet e Senatit të UT, Urdhërat e Rektorit, mban të dhënat e veprimtarisë për secilin, ndjek skemën e organizimit institucional e akademik të universitetit.
Universiteti i Tiranes ka gjithësej në plan 1313 punonjës dhe 1077 punonjës me kontratë pune të përkohshme.

   


DETYRAT KRYESORE:

   
Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në lidhje të ngushtë me specialistet e personelit nëpër fakuletete, ka këto detyra kryesore:

-Realizon plotësimin e vendeve të punës dhe realizimin e fondit të pagave  në të gjithë UT,  procedurat e konkurseve për marrjen në punë të personelit akademik dhe joakademik në UT, në përputhje me Ligjin e Arsimit të Lartë dhe me Statutin, sipas kritereve të miratuara nga Rektori dhe detyrave të vendit të punës, për cdo rast, harton dhe përcjell pas firmosjes, dokumentacionin zyrtar përkatës.

-Ndjek ndryshimin e numrit të punonjësve mësimore dhe jomësimore, ndryshimet e pagave përkatëse dhe realizimin e tyre.
   
-Ndjek dhe realizon përmirësimin e strukturave organizative admistrative dhe mësimore, duke bërë propozimet përkatëse.

-Ndjek procedurat ligjore të realizimit të specializimeve, kualifikimeve, studimeve pasuniversitare, të vitit sabatik të punonjësve mësimor shkencor jashtë shtetit dhe mban dokumentacionin përkatës.

-Ndjek daljet në pension të personelit të UT, mbeshtetur në Ligjin e Arsimit të Lartë dhe të Sigurimeve Shoqerore në RSH dhe bën veprimet përkatëse.

-Ndjek zbatimin e Kodit të Punes në RSH si dhe aktet e tjera ligjore, nënligjore të Qeverisë për kohën e punës dhe të pushimit.

-Mban dokumentacion e plotë e të rregullt mbi të dhënat biografike, të kualifikimit të mëtejshëm të personelit të UT dhe në bazë të këtyre të dhënave kryhen studime dhe bën propozime për sigurimin e burimeve njerëzore në institucion.

-Harton planin e lejeve të zakonshme të personelit të Rektoratit të UT dhe ndjek zbatimin e tij. Përgatit udhëzimet për punonjësit e fakulteteve lidhur me periudhat e dhënies së lejeve të tyre.

-Protokollon dhe mban të gjitha Vendimet e Rektorit të Universitetit të Tiranës.

-Ndjek cdo ditë mbarëvajtjen në punë të punonjësve në Rektorat, kontrollon disiplinën në punë, mungesat, raportet mjekësore dhe dorëzon listë prezencën për pagesën mujore, merr masa për zëvendësimin e personelit punëtor dhe të shërbimit të kësaj administrate në rastet e mungesave.

-Nxjerr të dhënat e personelit që u duhen drejtuesve të institucionit apo drejtorive të tjera si dhe i raporton MASH-it të dhënat që kërkohen për personelin në mënyrë periodike ose jashtë rradhe, kur kërkohen nga institucioni epror në fjalë.

-Zbaton cdo urdhër të posacëm të Rektorit për situata të vecanta, urgjente apo ngjarje të rëndësishme në institucion.

-Interesohet për kushtet e punës të punonjësve si dhe për realizimin e trajtimeve suplementare financiare për vende pune të cilave këto trajtime u takojnë, sipas ligjeve dhe rregullave të shtetit.

Detyra të tjera: Përvec detyrave kryesore, ndjek dhe realizon edhe detyra të tjera rastësore, gjithmonë në zbatim të ligjeve të shtetit apo urdhërave të Rektorit.

KËRKESAT ( SPECIFIKIMET) E PUNËS:

-Diplomë universitare në fushën ekonomike ose juridike.
-Eksperiencë në tranjim ose në programet e manaxhimit të tranjimit.
-Eksperiencë dhe njohuri  për parimet e edukimit dhe formimit.
-Aftësi për të krijuar dhe punuar në grup, aftësi për manaxhim strategjik dhe manaxhim operacional.
-Aftësi ndërpersonale dhe komunikuese
-Njohuri baze të kompjuterit.

 

 

Dorina Panariti
Drejtore
e-mail: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

 

Grisilda Kadiu
Specialiste
e-mail: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

 


Kontakto
drejtoria: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

 

Tel/Fax: +355-4-22-58-449

 

 

 

 

Kontakto me ne

Rektorati i Universitetit të Tiranës .....

  • Adresa: Sheshi "Nënë Tereza" Tirana, Albania
  • Kutia Postare Nr 183
  • Tel: 355 4 222840
  • Fax: + 355 4 2223981
  • Email: info@unitir.edu.al
  • Website: www.unitir.edu.al
  • Skype user: infounitir
  • Working Time from Monday to Friday 8:30 AM - 16:30
You are here: Home Rektorati universiteti drejtorite Drejtoria e Burimeve Njerëzore