Elida NUSHI
Institucioni: Rektorati i Universitetit të Tiranës
Drejtoria e Informacionit dhe Teknologjisë
Pozicioni i punës: Drejtore
e-mail: This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it
STRUKTURA
Drejtori i Drejtorise
1. Sektori i Shërbimeve Teknologjike dhe Zhvillimit
2. Sektori i Infrastukturës dhe Asistencës teknike
Drejtoria e Informacionit dhe Teknologjisë ka për objekt pune realizimin e informatizimit të Universitetit të Tiranës.
Krijimin e nje rrjeti informatik unik, në nivel fakulteti dhe qendror.
Përpunimin dhe Analizën e të gjithë treguesve Statistikore te Universitetit të Tiranës.
Detyrat
- Të studiojë dhe te aplikoje informatizimin e aktivitetit te Universitetit të Tiranës në zbatim të Ligjit për Arsimin e Lartë.
- Të realizojë informatizimin si rrjet informatik unik në rektorat dhe në çdo fakultet për shkëmbimin e ndersjelltë të informacionit.
- Të sigurojë informatizimin e të dhënave studimore për përmirësimin e cilësisë në fakultete.
- Të sigurojë nëpërmjet rrjetit informatik lidhjen e drejtorive dhe sektorëve ndërmjet tyre duke bëre të mundur kështu
- shkembimin direkt të informacionit të përpunuar.
- Të hartoje programin e treguesve dhe evidencave që fakultetet i dergojnë në rektorat.
- Të hartojë programin e zhvillimit të kompjuterizimit të rektoratit dhe fakulteteve, mbi bazën e të cilit hartohet programi i investimeve.
- Të kujdeset per mirëmbajtjen e sistemit të kompjuterave.
- Të zbatojë programin aktual të statistikës sipas kërkesave të MASH dhe sipas modeleve të miratuara nga Instat.
- Bën grumbullimin dhe përpunimin e treguesve dhe evidenton ato.
- Analizon treguesit e përpunuar, nxjerr përfundime dhe i vë ato në dispozicion të drejtorive si dhe sektorve të ndryshëm
- Të ndihmojë dhe kontrollojë fakultetet për organizmin dhe zbatimin e programeve dhe shërbimit informativ dhe statistikor.
- Nxjerr të dhënat statistikore të programuara dhe i dërgon ato në afatet e caktuara në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencave,
Institutin e Statistikes, etj. Bashkëpunon me Drejtoritë e tjera në Rektorat, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencave,Aprial Institutin e Statistikës dhe institucione të tjera për treguesit, mbi numrin e studentëve fitues,numrin e studentëve sipas viteve, stafin akademik, kuotat e regjistrimit dhe gjithçka që i nevojitet Rektoratit.
Të harmonizojë shërbimin statistikor, treguesit e ndryshëm sipas nevojave të Drejtorive dhe sektorëve të tjerë në Rektorat.
Të përgatisë informacione për Rektorin.
Të kontrollojë zbatimin e programit informatik dhe statistikor.
Të trajnojë punonjësit e informatikës dhe statistikës të stukturave vartëse të Rektoratit.
Teuta Abazi
Specialiste Statistike
e-mail:
This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it
Kontakto
Tel/Fax: +355-4-22-58-448







Rektorati i Universitetit të Tiranës