Elsa Kone (Arapi)
Institucioni: Rektorati i Universitetit të Tiranës
Pozicioni i punës: Zv/ Rektore
Shkarko CV-ne e plote
Lindur më 06/01/1950.
Mbaroi Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1973.
Fillimisht u emërua si punonjëse kërkimore-shkencore në Institutin e Studimeve Pediatrike në Tiranë.
Në vitin 1974 u emërua asistent/pedagoge e lëndës së Histologji-Embriologjisë në Fakultetin e Mjekësisë së UT-së.
Në vitin 1976 u emërua pedagoge e Lëndës së Histologji Embriologjisë në këtë fakultet.
Në vitin 1984 mbrojti Doktoraturën me një punim, të fushës së gjenetikës humane.
Në vitin 1993 mori titulln Profesore e Asiocuar në Mjekësi.
Në vitin 1999 mori titullim Profesore në Mjekësi.
Që nga viti 1997 e në vazhdim është Përgjegjëse e Seksionit të Histologji-Embriologjisë të Departamentit të Morfologjisë së Fakultetit të Mjekësisë së UT-së.
Gjatë periudhës 2002-2007 ka qenë Shefe e Departamentit të Morfologjisë së Fakultetit të Mjekësisë.
Që nga shkurti i vitit 2008 e në vazhdim është Zv/Rektore e Universitetit të Tiranës.
Është autore dhe bashkëautore e shumë punimeve shkencore, publikimeve në revistat shkencore mjekësore dhe e shumë teksteve mësimore për studentët dhe specializantët.
Kontakto:
This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it
Tel: +355 4 2222547
Nonda Varfi Institucioni: Rektorati i Universitetit të Tiranës
Pozicioni i punës: Zv/ Rektore
Shkarko CV-ne e plote

U lind në Qeparo, Himarë, më 15.04, 1957. Ka kryer studimet në Shkollën e Mesme të Gjuhëve të Huaja në periudhën 1971-1975. Më pas, 1976-1980, ka kryer studimet në Fakultetin Histori-filologji për gjuhë frënge. Në vitin 1981, ka filluar punë si asistent pedagog në Katedrën e Gjuhës Frënge, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë. Që prej këtij viti vazhdon të jetë efektiv i Departamentit të Gjuhës Frënge, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja. Doktoratën e ka mbrojtur në lëmin e gjuhësisë, më 1988. Në vitin 2000 ka fituar titullin Profesor. Ka kryer stazhe kualifikimi dhe specializime në Francë. Është titullar i lëndëve : Leksikologji e gjuhës frënge dhe Gjuhësi teksti. Ka marrë pjesë në shumë aktivitete, seminare dhe konferenca kombëtare e ndërkombëtare. Është autor i 9 teksteve universitare, ku veçojmë Introduction à la lexicologie du français, botuar nga Universiteti i Lozanës, 1999, Gjuhësi teksti, SHBLU, 1999, dhe Le discours en action (grup autorësh rumunë, moldavë, shqiptarë) botuar në Kishinev, 2006, Moldavi. Është gjithashtu autor i disa fjalorëve frëngjisht-shqip. Ka dhënë një ndihmesë të veçantë në lëmin e përkthimeve, duke përkthyer autorë me zë nga letërsia frënge dhe botërore si Kamy, Kazanzaqi, Sagan, Aymé, Coelho, Mérimé, Sepulveda, Bergman, Papini, Maggiolo, etj. Ka qenë Zv. Dekan i Fakultetit të gjuhëve të Huaja, Përgjegjës i Departamentit të Gjuhës Frënge, Dekan i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, anëtar i Senatit të Ut, tri herë radhazi. Aktualisht është Zv. Rektor i UT dhe anëtar i Senatit të Ut. Për kontributin e tij në lëmin e frankofonisë, është nderuar me Palmën Akademike.
Kontakto:
This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it
Tel: +355 4 2250167