You are here: Home Rektorati Qendra e Edukimit Fizik

Universiteti i Tiranes

Qëndra e Edukimit Fizik

E-mail Print PDF

SHEFI I QENDRES SE EDUKIMIT FIZIK

Beqir Kuka ka lindur në Tiranë më 21.02.1955. Ka ndjekur studimet pranë I.L.K.F. "Vojo Kushi" në degën sportive, specialiteti futboll, në vitet 1975-1978. Diplomohet mësues i edukimit fizik dhe specialist futbolli. Në vitin 1983 emërohet pedagog pranë Qëndrës së  Edukimit Fizik dhe Sporteve Universitare. Specializohet në I.S.E.F. Romë më 1996, në kuadrin e programit "Tempus". Drejton shoqatën "Albanian University Sports Union" prej vitit 1998. Ka drejtuar këtë qëndër edhe në vitet 1998-2000. Në vitin 2003 mbron mikrotezën per nivelin "Master". Është autor i disa artikujve, referimeve shkencore si individ dhe në grup autorësh në fushën e cilësive fizike dhe funksionale të studentëve, gjithashtu dhe në fushën e lojërave (futboll).
Në vitin 2008 fiton gradën " Doktor".

 

  HISTORIKU

 

Qëndra e Edukimit Fizik është krijuar ne vitin 1957 me çeljen e Universitetit Shtetëror të Tiranës. Qëllimi dhe funksioni është ngritja e nivelit te cilësisë fizike, forcimi shëndetësor dhe argëtimi i Rinisë Studentore nëpërmjet stërvitjes dhe veprimtarive sportive. Departamenti është organizuesi dhe drejtuesi i të gjitha veprimtarive sportive si brenda fakultetit ashtu edhe për ato kombëtare dhe ndërkombëtare.Gjithashtu merret edhe me studimin e parametrave fiziko - funksionale te studentëve. Studion fushën sociale që i takon marrëdhënieve që krijohen në fushën e edukimit fizik dhe veprimtarive sportive të studentëve. Ka marrë pjesë që nga viti 1999 në Universiadat sportive botërore. Qendra ka në përbërjen e saj 15 pedagogë prej të cilëve; 1 Dr, 8 Ma. Në kirrikulat e tij vendin e rëndësishëm e zënë disiplinat kryesore, lojërat sportive (basketball, volleyball, handball, football) atletika, gjimnastika etj.

 


Artikujt me te pare

Artikuj te fundit

Kontakto me ne

KontaktoRektorati i Universitetit të Tiranës 

  • Adresa: Sheshi "Nënë Tereza" Tirana, Albania
  • Kutia Postare Nr 183
  • Tel:  + 355 4 222840
  • Fax: + 355 4 2223981
  • Email: info@unitir.edu.al
  • Website: www.unitir.edu.al
  • Skype user: infounitir
  • Working Time from Monday to Friday 8:30 AM - 16:30